09 Janar 2025

Agjencia Kosovare e Standardizimit shënon 10 vjetorin e themelimit

Prishtinë, 30 prill - Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS), në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kremtoi të enjten 10 vjetorin e themelimit të saj.

Ilir Salihu, këshilltar i Lartë i Ministres së MTI-së, falënderoi të pranishmit në emër të Ministres Hykmete Bajrami.

Ai theksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka një përgjegjësi të madhe për sa i përket infrastrukturës së cilësisë, duke iu referuar faktit se kjo Ministri në strukturën e saj ka disa Agjenci të cilat janë në shërbim të bizneseve dhe të ekonomisë së vendit dhe se qëllimi i MTI-së është që këto agjenci të strukturohen dhe profesionalizohen çdo ditë e më shumë.

“Sot ne po shënojmë një përvjetor të rëndësishëm të themelimit të Agjencisë Kosovare për Standardizim, si institucioni i vetëm përgjegjës për zhvillimin e standardeve për ekonominë e vendit”, tha këshilltari Ilir Salihu, duke shtuar se kjo Agjenci, është një ndër shtyllat themelore të infrastrukturës së cilësisë dhe se standardet janë bazament i akreditimit, metrologjisë, certifikimit dhe mbikëqyrjes së tregut.

Salihu me tej shtoi se në përpjekje për të përmbushur kërkesat e Bashkimit Evropian dhe për plotësim të detyrimeve që dalin nga Marrëveshja për Standardizim dhe Asociim, që pritet të ratifikohet gjatë këtij viti, MTI po i jep prioritet të veçantë ngritjes së infrastrukturës së cilësisë mbi baza të shëndosha, e që rezultatet e të gjitha shtyllave të kësaj infrastrukture të jenë të pranuara në rajon dhe në Bashkimin Evropian.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes trupave të saj dhe grupeve profesionale po e bën transpozimin e Direktivave evropiane, një pjesë e madhe e të cilave është obligim i kësaj Ministrie. Ky proces shërbehet me standardet kosovare SK, të cilat janë adoptuar si standarde nacionale”, tha Salihu, duke shtuar se ky 10-vjetor e gjen Kosovën me 7,500 standarde të miratuara si standarde kosovare SK.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)