Afganistani kërkon rrugë alternative për tregti me botën
Kabul, 4 janar - Presidenti Ashraf Ghani i ka premtuar popullit afgan se do tia arrijë qëllimit gjatë mandatit presidencial për të gjetur rrugë alternative për tregti me Evropën.
Autoritetet zyrtare të Afganistanit ankohen për një kohë të gjatë për vonesat e vazhdueshme të dërgesave që vijnë përmes Iranit dhe Pakistanit, dhe që është pasojë e marrëdhënieve politike edhe manovrave të këtyre dy vendeve të cilat përpiqen të ruajnë monopolin e interesave të tyre tregtare.
Presidenti Ashraf Ghani, i cili ka punuar në Bankën Botërore dhe i cili është një nga autorët e librit ndërkombëtarisht të njohur lidhur me rindërtimin e shteteve të rrënuara, i ka premtuar popullit se do të arrijë qëllimin gjatë mandatit presidencial.
\"Me ndihmë të Zotit, brenda tre vitesh, lidhja e Azurit do të na lidhë me Kontinentin evropian përmes Azisë Qendrore dhe Turqisë\", ka thënë presidenti gjatë një fjalimi publik. Kjo rrugë ka marrë emrin sipas gurit të çmuar të gjetur në Afganistan.
Duke ju drejtuar Iranit dhe Pakistanit, vendeve të cilat tradicionalisht kanë gëzuar kontrollin e plotë ndaj tregtisë së Afganistanit, Ghani tha se fqinjët nuk duhet të ndjehen të rrezikuar për shkak të planit të tij, por se edhe ato duhet të kërkojnë shansin e tyre në gjithë këtë.