Afër 1 milionë e 200 mijë banesa të shitura në Turqi gjatë 2015
Ankara, 25 dhjetor - Pritet që në numri i banesave të shitura në vitin 2015 në Turqi të arrijë në 1 milionë e 200 mijë.
Viti i kaluar ka qenë viti rekord në Turqi për shitjen e banesave dhe shtëpive.
Në mbarë vendin, në vitin 2014 në Turqi janë bërë pronarë shtëpie 1 milionë e 165 mijë e 381 vetë. Kurse numri i banesave që janë shitur vetëm në 11 muajt e këtij viti llogaritet të jetë 1 milionë e 146 mijë e 721.
Pas deklaratave që do të vijnë nga përfaqësuesit e këtij sektori për muajin dhjetor pritet që në fund të 2015-s shifrat të thyejnë rekordin historik të shitjeve me më shumë se 1 milionë e 200 mijë banesa.