Afaristët turq synojnë të thyejnë monopolin e Greqisë
Stamboll, 10 korrik - Turqia i përvishet punës për të thyer monopolin e vendit fqinjë. Investitorët turq u vunë në lëvizje për mastikën, një lëndë kjo që i sjell Greqisë 4 miliardë dollarë të ardhura në vit.
Afaristët turq që mbollën plantacione mastike në Çeshme të Izmirit, synojnë të bëhen konkurrentë të Greqisë, vendi i vetëm prodhues i kësaj lënde në botë.
Mastika përdoret në shumë fusha, që nga shëndetësia e deri tek ushqimi dhe kozmetika.
Çmimi për kilogram i kësaj lënde në tregjet botërore ndryshon nga 175-200 euro.
Ndërsa vendi i vetëm i prodhimit është Ishulli Kios në Greqi.
Mastika, e cila njihet si \"pema që pikon flori\", i sjell Greqisë gati 4 miliardë dollarë të ardhura në vit.
Sipërmarrësit turq synojnë të bëhen konkurrentë të Greqisë, vend ky që ka në dorë monopolin e mastikës.
Vendi që është zgjedhur për prodhimin e kësaj lënde është nënprefektura Çeshme e Izmirit, e cila ndodhet pikërisht përballë Ishullit Kios.
Investitorët turq filluan të mbjellin plantacione mastike në Çeshme.
Në kuadër të projektit që gëzon edhe mbështetjen e Agjencisë për Zhvillimit e Izmirit, deri më tani me mastikë janë mbjellë 13 hektarë tokë.