27 Dhjetor 2024

Afaristë zvicrran premtojnë të invesojn në Kosovë

Gjenevë, 30 qershor - Në kuadër të vizitës zyrtare në Gjenevë të Zvicrës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot në një drekë pune komunitetin e biznesit të Gjenevës.

Kryeministri Thaçi vlerësoi lartë marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Zvicrës dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e shtetit zviceran për Kosovën në të gjitha periudhat.

Në vazhdim, Kryeministri Thaçi prezantoi të arriturat e Republikës së Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Një nga objektivat kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rritja e mirëqenies socio-ekonomike të qytetarëve.

Në këtë drejtim, Qeveria që udhëheq unë ka hartuar Vizionin për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik të Kosovës, vizion ky i avancuar dhe i bazuar në vlerat më të mira evropiane të ekonomisë së lirë të tregut – tha z.Thaçi.

Me qëllim të implementimit të këtij vizioni, Qeveria e Republikës së Kosovës një nga shtyllat kryesore ka thithjen e investimeve ndërkombëtare në Kosovë – tha kryeministri Thaçi dhe shtoi se në këtë kuadër Qeveria ka bërë reforma të rëndësishme për të krijuar një ambient të favorshëm për investime ndërkombëtare në Kosovë.

Në kuadër të lehtësirave për të zhvilluar afarizëm në Kosovë, kryeministri Thaçi theksoi reformat e bëra në legjislacion dhe në taksa.

Në takimin me përfaqësuesit e bizneseve në Gjenevë, Kryeministri Thaçi ripërsëriti ftesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për investitorët zviceranë për të ardhur për të investuar në Kosovë.

Po ashtu, kryeministri Thaçi inkurajoi përfaqësuesi e bizneseve nga Gjeneva për mundësitë e krijimit të partneritetit të qëndrueshëm me bizneset kosovare.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Gjenevë, u shprehën të kënaqur me takimin me Kryeministrin Thaçi dhe theksuan rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Zvicrës.

Përfaqësuesit e bizneseve të Gjenevës theksuan se gjatë takimit me Kryeministrin Thaçi morën informacione të rëndësishme për mundësitë e favorshme për investime ndërkombëtare në Republikën e Kosovës.

Në këtë drejtim, ata premtuan se do t’i shohin të gjitha mundësitë për të investuar në Republikën e Kosovës.

Ata theksuan se mirëpresin mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash me komunitetin e biznesit në Kosovë.

Në takimin e sotëm me komunitetin e biznesit në Gjenevë, Kryeministri Thaçi ishte i shoqëruar nga ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, nga zëvendësministri i Ministrisë së Jashtme, Petrit Selimi dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)