Afaristë nga Izmiri viztojnë Kosovën
Prishtinë, 14 korrik - Nga sot deri të hënën Shoqata e Afaristëve të Kosovës pret delegacionin e Shoqatave të afaristeve-industrıalistëve të İzmirit i Turqisë - Zona İndustriale Menemen.
Delegacioni i biznesmenëve nga Izmiri është i përbërë nga pronarë fabrikash e prodhues eminentë të makinave për ambalazh, të mobileve, të ndërtesave afariste dhe për banim; Prodhues dhe përpunues të plastikës, prodhues tekstili, përpunues të drurit, prodhues të tankeve / rezervoareve të derivative, dhe përpunues të metaleve.
Janë ftuar edhe afaristët dhe bizneset antarë të SHAK KID, si dhe afaristët dhe bizneset e lirë ose që janë antarë të asociacioneve tjera që të shfrytëzojnë rastin të takohen me kolegët nga Izmiri e të shfrytëzojnë rastin për zgjërimin e biznesit; Për këmbime ideshë, informatash e përvojash; Për investime të përbashkëta, për eksport-import ose distribuim ja përfaqësim, për kembim liçencash, për pushtimin e përbashkët të tregjeve të reja.
Vizita e delegacionit 14 anëtarësh nga Izmiri (qyteti me numrin më të madh të popullates me origjinë nga Kosova në Turqi) realizohet në saje të ftesës së SHAK KID, që është dëshmuar në fushën e takimeve, njohtimeve, ndërmjetësimeve
mes afaristëve dhe bizneseve nga Kosova e Turqia.
Mysafirët nga Izmiri, tejet të interesuar për të investuar, për të zhvilluar biznes
për të qenë të pranishëm në tregun e Kosovës, pretendojnë që objektivat e tyre t i realizojnë në partneritet ose në bashkpunim me afaristët dhe bizneset në Kosovë.