AAK kërkon të mbyllet tregu i Kosovës për produktet e Serbisë
Prishtinë, 12 shkurt - Anëtari i Kryesisë së AAKsë, Avni Arifi ka kërkuar nga udhëheqësit e Shtetit të mbyllin tregun e Kosovës për produktet e Serbisë sa herë kjo e fundit pengon Kosovën për tu anëtarësuar në mekanizma ndërkombëtarë.
Nëse Kosova pengohet në anëtarësimin e saj në organizata ekonomike të mbyllet menjëherë tregu i Kosovës për çdo produkt apo shërbim nga Serbia, ka shkruar Arifi, në një reagim në FB.
Ai ka thënë se Kosova duhet të ndryshojë rrënjësisht politikën ndaj Serbisë.
I ka humbur kuptimi gjenerositetit dhe politikës afruese me çdo kusht, ka thënë Arifit.
Sipas tij retorika dhe veprimet e qeverisë së Serbisë kanë imponuar që Kosova:
1. Të mos kërkojë tërheqjen e emrave të Komandantëve por të kërkojë nga INTERPOL-i ekstradimin e: Të gjithë Komandantëve të stacioneve policore Serbe në komunat e Kosovës gjatë procesit të spastrimit etnik në Kosovë; Shefit të Ushtrisë Serbe Dikoviç Konform dëshmive të Komitetit për të drejta të njeriut në Beograd; Zyrtarëve të sigurimit shtetëror Serb te njohur për torturat e bëra në Kosovë.
2. Nëse Kosova pengohet në anëtarësimin e saj në organizata ekonomike të mbyllet menjëherë tregu i Kosovës për çdo produkt apo shërbim nga Serbia.
3. Nëse Kosova pengohet në anëtarësim në UNESCO të ndërpritet çdo bashkëpunim me shtetin dhe shoqatat nga Beogradi në avancimin e trashëgimisë kulturore.
4. Nëse Kosova pengohet në lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj e njëjta aplikohet për qytetarë të Serbisë (përjashtim Lugina)
5. Nëse tabelat e veturave të Kosovës nuk pranohen në Serbi, as të tyre nuk pranohen në Kosovë
6. Nëse ata me mburrje thonë se kurrë nuk do ta njohin shtetin e Kosovës as Kosova kurrë nuk do të njeh asnjë interes ekzistues të Serbisë në Kosovë.