AAK: Akciza për karburantet vendim skandaloz i Qeverisë
Prishtinë, 30 shtator - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë për vendosjen e normës së akcizes për gazet e naftës dhe hidrokarbure tjera gazoike në vlerë prej 0,15 EUR/liter, nënkupton ngritje të normës se akcizës për 50 përqind.
Kjo rritje e cila nuk është paraparë me buxhetin e Kosovës për vitin 2015 sipas AAK-së tregon se Qeveria e Kosovës ka dështuar plotësisht edhe në planin ekonomik edhe buxhetor dhe tani merr vendime të paparashikuara e të cilat e dëmtojnë rëndë qytetarin dhe bizneset në Kosovë.
\"Qeveria e Kosoves e cila i ka rritur shpenzimet e veta per ti kënaqur ambiciet politike të aparatçikëve partiakë, në masë te paparë deri me tani, po vazhdon ta ngarkojë jetën ekonomike dhe sociale në Kosovë.\"
\"Kjo rritje bëhët në kurriz të qytetarëve dhe biznesit me qëllim të mbulimit të humbjeve buxhetore që po bëhen për shkak të keqqeverisjes dhe abuzimit me paranë publike.\"
\"Ky vendim është skandaloz, dhe duhet të revokohet sa më parë\", thekson AAK.