86 për qind e eksporteve shqiptare shkojnë në vendet e BE-së
Tiranë, 30 mars - Sipas raportit të Institutit të Statistikave, INSTAT mbi tregtinë e jashtme për muajin shkurt, importet e mallrave në muajin shkurt 2016 arritën vlerën 42 miliard lekë, duke u rritur me 6,8 % në krahasim me shkurt 2015 dhe 19,1 % në krahasim me janar 2016.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 24 miliard lekë, duke u rritur me 16,9 % krahasuar me shkurt 2015 dhe 29,6 % në krahasim me Janar 2016.
Ulja vjetore e eksporteve prej 4,5 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike\" me -12,9 pikë përqindje, Materiale ndërtimi dhe metale\" me -2,7 pikë përqindje, Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi\" me -2,0 pikë përqindje.
Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: Tekstile dhe këpucë\" me +9,3 pikë përqindje, Ushqime, pije, duhan\" kanë kontribuar me +2,8 pikë përqindje, Lëkurë dhe artikuj prej tyre\" me +0,4 pikë përqindje.
Rritja vjetore e importeve prej 6,8 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: Tekstile dhe këpucë\" me +3,3 pikë përqindje, Produkte kimike dhe plastike\" me +2,9 pikë përqindje, Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi\" me +2,4 pikë përqindje.
Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar negativisht grupet: Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike\" me -3,6 pikë përqindje dhe Prodhime druri dhe letre\" me -0,2 pikë përqindje.
Në muajin shkurt 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me shkurt 2015 janë: Italia me 6,0 %, Greqia me 3,4 % dhe Gjermania 32,6%. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me 34,9 %, Maqedonia me 16,7 %, dhe Kina me 65,9 %.
Në muajin shkurt 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me shkurt 2015 janë: Italia me 11,7 %, Kina me 7,3 % dhe Greqia me 11,2 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Serbia me 20,6 %, SHBA me 7,9 % dhe Franca me 3,0 %.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 71% të gjithë tregtisë. Në shkurt 2016, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 86 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 64,6 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (41,0 %), Kina (7,1 %) Greqia (6,7 %), dhe Gjermania (6,5 %).