09 Janar 2025

57 shtete nënshkruajnë aksionet në Bankën Aziatike për Investime

Pekin, 29 qershor - Në Kinë po organizohet ceremonia e nënshkrimit me Bankën Aziatike për Investime në Infrastrukturë, i cili është instituti më i ri ndërkombëtarë financiar, që pritet që të rivalizojë Bankën Botërore dhe Bankën Aziatike për Zhvillim.

Përfaqësues nga 57 vende do të nënshkruajnë dokumentit, i cili përcakton aksionet e secilit shtet në kapitalin fillestar në këtë bankë.

Australia është bërë shteti i parë që ka nënshkruar këtë dokument sot në Pekin. Përveç këtij shteti, Britania, Gjermania dhe Korea Jugore janë në mesin e shteteve themeluese.

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë dy vendet që nuk do të nënshkruajnë marrëveshje me këtë bankë..

Uashingtoni ka vënë në pikëpyetje standardet e qeverisjes së Bankës Aziatike për Investime në Infrastrukturë. Ky institucion financiar është themeluar në muajin tetor në 21 shtete dhe do të financojë sektorin e energjisë, transportit dhe projektet infrastrukturore në Azi.

Ajo pritet të japë hua prej miliarda dollarësh por që punën e saj do ta fillojë më vonë gjatë këtij viti..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)