16 vendeve të eurozonës u rrezikohet euroja
Bruksel, 26 shkurt - Dhjetë muajt e rimëkëmbjes ekonomike të 16 vendeve të eurozonës kanë marrë një goditje të ndjeshme.
Studimi i opinionit në vendet e eurozonës tregon rënie të dukshme të besimit të konsumatorëve, por dhe të biznesit.
Në të tjera zhvillime kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se euroja është në \"situatë të vështirë\".
Monedha e përbashkët evropiane, që u hodh në qarkullim për herë të parë në vitin 1999, po përballet më vështirësi si pasojë e defiçitit të madh buxhetor të Greqisë, por dhe problemeve me ekonomitë e Spanjës e Portugalisë.