10 Janar 2025

Žbogar konfirmoi mbështetjen e BE-së për MTI-në

Prishtinë, 16 shkurt - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim Përfaqësuesin e Lartë të Zyres së BE-së dhe Përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Samuel Žbogar.

Ministrja Bajrami e falënderoi Žbogarin për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në Kosovë. Ajo, falënderoi BE-në për përkrahje në përmirësimin e shumë sektorëve nën përgjegjësinë e MTI-së.

Ministrja Bajrami e informoi Žbogarin me prioritetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë përfshirë përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat, përmirësimin e klimës së biznesit dhe heqjen e pengesave për bizneset, përmirësimin e lëvizjes sё lirë të mallrave dhe rregullimin e tregut të brendshëm.

Žbogar e uroi ministren Bajrami për postin e ri. Ai konfirmoi mbështetjen e BE-së për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë përmes projekteve specifike të IPA-së të cilat fokusohen në përmirësimin e klimës së biznesit dhe tërheqjen e më shumë investimeve të huaja.

Ai shtoi, se BE-ja është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare, për të shtuar kapacitetin e tyre administrativ në mënyrë që të zhvillojë politika sa më të mira tregtare. 

Ministrja Bajrami dhe Žbogar, gjithashtu diskutuan për zotimet e ministrisë në përgatitjen e implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, negociatave për shërbime në CEFTA, riaktivizimin e Këshillit Nacional për Zhvillim Ekonomik.

Ata u pajtuan për të shkuar tutje me projektet e rëndësishme të mbështetura nga BE-ja, të cilat kanë interes ekonomik për Kosovën. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)