Јаfа biskotat nuk janë te dëmshme
Prishtinë, 30 mars - Me analizat shtesë të bëra në laboratorët referente në Itali është konstatuar se biskotat, Jafa nuk kanë materie të dëmshme në vete dhe si të tilla nuk janë të dëmshme. Analizat shtesë i ka porositur importuesi i këtij lloji të keksit për tregun e Sllovenisë Merkator
Sipas Merkator instituti i Sllovenisë më parë kishte bërë analizën e ambalazhit dhe vlera e benzofenonit në biskota gjatë procedurës së analizës është caktuar sipas metodës së vlerësimit ( paragjykimit ) të faktorit të rrezikut ?!
Në laboratorët e Italisë nuk i është bërë super-analiza JAFA-s por analiza e parë e keksit. Është konstatuar se te mostra e parë ( që ishte kontestuar në treg ) sasia e benzofenonit është nën kufirin e lejuar.
Ndalimi i JAFA keks-it është bërë sipas rekomandimit të Institutit për Sigurinë e Shëndetit në Slloveni. Ndërkaq, laboratorët në Itali konstatuan se edhe seria e re e prodhimit, njësoj si ajo e para datës 26 shkurt, është në rregull.
Kryetari i organizatës Konsumatori, Selatin Kaçaniku thotë se, mbetet përgjegjësi e prodhuesit mënyra e ambalazhimit dhe e shtypit mbi të. Sipas tij, përveç ngjyrave duhet kushtuar rëndësi edhe llojit të letrës që përdoret për ambalazhim, në veçanti nëse letra është recikluar.
Mesazhi nga e gjithë kjo rrëmuje është se konsumatori duhet të jetë i informuar mirë dhe të jetë ekspert për vehte, ose të paktën të jetë njohës i mirë i rrethanave në tregun e produkteve, mallrave e shërbimeve. Po ashtu, ne si konsumatorë duhet të insistojmë në mbikëqyrjen strikte të tregut, duke e aftësuar mekanizmin mbikëqyrës por edhe duke e pajisur këtë mekanizëm dhe shoqërinë civile që mbikëqyrë kauzën e konsumatorit, me laboratorë bashkëkohor të kontrollit, në veçanti të kontrollit të artikujve ushqimor, deklaroi Kaçaniku.
Sa i përket produkteve nga importi ai tha shtoi se, duhet insistuar poashtu, që kontrolli të bëhet në kufi si dhe që Kosova të ketë autoritetin që i takon dhe t i mundësohet mbikëqyrja e gjithë brezit kufitar.