10 makinat më të shitura në Evropë
Frankfurt, 25 tetor - Volkswagen vazhdon të mbetet makina më popullore në Evropë. Edhe pse Evropa prej disa vitesh është në krizë financiare, shitjet e makinave për kompaninë gjermane janë rritur.
Në katër mujorin e parë të vitit 2011 Volgsvagen ka shitur 119 409 makina Golf ose 11.3% më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Në vend të dytë për shitjet në Evropë qëndron Ford Fiesta me 77 948 makina të shitura. Opel Corsa është e treta me 72 262.
Polo qëndron e katërta duke bërë që Volksvagen të jetë marka më e shitur.
Versioni i ri i Ford Fokus vazhdon të rritet, pasi është shitur 26.3% më shumë se sa modeli i vjetër vitin e kaluar.
Renault Clio vazhdon të ketë një performancë të mirë duke u pozicionuar në vendin e gjashtë.
Opel Astra ka njohur një rritje të shitjeve me 2.4% trashur me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në vendin e tetë është Volksvagen Passat. Model i cili ka njohur rritjen më të madhe të shitjeve me 48.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Makina e dytë Renault, në dhjetë makinat më të shitura në Evropë është Megane pavarësisht se krahasuar me një vit më parë shitjet kanë pësuar rënie.
Modeli i Nisanit, Qashqai mbyll 10 makinat më të shitura në kontinentin Evropian duke lënë jashtë kësaj renditje Peugeot 207.