24 Dhjetor 2024

“Zoumz” – një revolucion artistik

Shkruar nga Arianit Beqiri

Disa të rinjë të cilët me punën e tyre të palodhshme dhe me dëshirën e madhe që përpos për vetën e tyre po edhe për t’i mesuar, këshilluar, trajnuar edhe të tjerët formuan komunitetin më të madh të dizajnit grafik shqiptarë (online) të titulluar Zoumz. Zoumz??!! Çka do me thanë?

Zoumz në fillim ska pas kurfar kuptimi, thjesht emër karakteristik, jo regjional që ti ndaj shqiptarët pasi që ata të gjithë janë të bashkuar, por tani Zoumz e ka një fare lloj kuptimi. Njëfarë “shkolle” e vogël e dizajnit.

Tuj e pas parasyshë faktin që një forum (online) brenda 3 viteve i mbledh 6,000 anëtarë, është një krenari për stafin e këtij forumi, por gjithashtu edhe një brengë që si nuk u mledhën gjysma e këtij 6,000-shi e të “rebelohen” kundër reklamave të cilat vetëm reklamë nuk mund t’i thuash pasi që ta shpifin kreativitetin, dashurinë e ndjenjën për dizajn.

“Fusha jonë [marketingu] është përplot idiotë, të cilët mundohen të lënë mbresa duke përdorur zhargon ekstravagant.” – David Ogilvy.

Davidi me disa fjalë e ka përmbledh, që neve na imponon me mendu, por edhe me punu që këta idiotë me i shkelmu e mos me i lëne në fushën e marketingut.

Një thënje e popullit thotë: “Molla e kalbur në një paletë, i kalb edhe të tjerat”, ta largojmë këtë “mollë të kalbur”, ta fillojmë “revoltimin” tonë, ta ngjyrosim qytetin tonë, t’i jepim ngjyrat e modernizimit e ta largojmë ngadalë ngadalë nga mendja trishtimin e luftës së fundit.

Dizajni njëherë po duket që s’ka me vdek, kështu të paktën mendojmë ne. Arsyeja se pse mendojmë kështu është duke e pa angazhimin e madh të të rinjëve, mllefin e tyre që me ndryshu diqka në pamjen e rrugëve që ata ecin të imponon me mendu edhe fort me qenë optimist që dizajni tek ne ka me lulëzu.

Tasht secili njeri fillon e i merr hapat e parë për veti, e më pas me i mësu edhe të tjerët që i ka afër, familjarët, shokët, ose thjesht të interesuarit që vijnë tek ai njeri për të kërkuar këshilla, kritika e sygjerime. Mënyra e vetme që e kemi pa ne që mundemi me vepru të gjitha këto ka qenë nëpërmjet Zoumz-it.

Një forum i madh, me përplotë anëtarë që tërë kohën janë në lëvizje, aktivitet dhe me komente konstruktive, të ‘qesin’ prej rrugës së “idiotit” të përmendur nga Davidi.

Komentet konstruktive dijnë shpeshherë me qenë të mërzitshme e dëshpëruese, por në Zoumz s’po ndodh kjo pasi që komentet konstruktive po i marrin ashtu bukfalisht siq janë, po i përpunojnë në mendjen e tyne, përmirësimet menjëherë po vrehen dukshëm në versionin tjetët të atij dizajni dhe kjo ka qenë shumë fitimprurëse dhe karierore për shumë anëtarë tonë, pasi që kanë kryer studimet në UP, Kanada, Londër, po ashtu edhe në kompanitë më të njohura të reklamimit në vend.

Ne jemi të rinj. Te ne nuk është dizajni profesional. Te ne është njëfarë baze stabile që të ndihmon me vendos muret dhe me vazhdu me ndërtu karierën tënde lartë e më lartë. Ne kemi shumë nevojë për juve. Për ty dizajner, për ty mësues, për ty fotograf, arkitekt, modelues, piktor, për ty njeri që veq pe lexon këtë shkrim, për të gjithë. Ne jemi të rinj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)