26 Dhjetor 2024

Zhvillimi i demokracisë elektorale

Shkruar nga Mr.Blerim Burjani

Partitë tradicionale dhe udhëheqja e tyre

Ka shumë ide që vendi është tepruar të udhëhiqet nga partitë politike tradicionale  të deri tashme që  gati 14 vjet me radhë, dhe dalja  në skenë e një lëvizje  te vjetër  politike e cila nuk ofron ndonjë kualitet në qeverisje  por as ne idetë tjera  politike , ata  ballafaqohen në mungesë të madhe të kuadrove politike.

Ka edhe shumë ide që  kjo demokraci elektorale duhet  të filloj  të ndërroj qëndrime të tyre politike dhe të votoj subjekt krejtësisht të ri politik në zgjedhjet e ardhshme, që do të ndryshonte këtë mënyrë të qeverisjes së keqe, e cila është instaluar që 14  vite, pa ndryshim fare në mënyrë kualitative të qeverisjes.

Kjo skenë shpeshherë në opinion publike thuhet te jetë  instaluar për interesa personale dhe grupore dhe se këto parti politike nuk manifestojnë vullnetin e qytetarëve. Kritika të shumta në drejtim të  qeverisjes kanë  vazhduar të debatohen në opinionin publik me shpresë të vetme që shteti të lëvizë përpara në drejtime tjera të zhvillimit të vet.

 Dikur kjo skenë ne vitet 2000 ishte ndarë në patriotë dhe tradhtar e dikur u bënë  bashkëpunëtor dhe bashkë qeverisës  deri ne vitin 2010, pastaj ishte dal një lëvizje e vjetër me pikëpamje  shekullore e cila me protesta kishte vendos të bëjë ndryshime  dhe epilogu e dini  u paraqiten në garën politike dhe në zgjedhjet e fundit fituan komunën e Prishtinës.

Pak kishte “pa hajrë” qytetari edhe me këtë bashkëpunim të partive tradicionale, madje ky bashkëpunim vlerësohet se ishte mjaftë i mirë për privilegje, dhe kishin filluar të ndanin me marrëveshje edhe poste dhe borde,gjithçka por tash duket se do te ketë lëvizje dhe një fije shprese të del mbi sipërfaqe për të gjet rrugë interesi qytetar të artikulohet ndryshe, ku qytetari do te luaj rolin e vërtet të sovranit e jo të varësit nga partitë e  tilla politike,  të cilët deri me tash kanë udhëhequr shtetin.

Në shtetin  tonë nuk ka shoqëri të fuqishme civile e cila do të ndryshonte  trendët e këqija te qeverisjes dhe sot të shtynte përpara shtetin dhe zhvillimin e tij. Sot partitë politike shpeshherë akuzohen për thyrje të ligjit e kushtetutës. Si rezultat ka bërë që shpeshherë të mos jetë stabil dalja e qytetarëve në zgjedhje ose të mungojë vullneti i daljes së qytetarëve.

Ka shumë kritika ne këtë relacion  nga bashkësia ndërkombëtare si dhe vërejtje në keq-qeverisje dhe dukuri negative korrupsion, thyrje ligji, dhe manipulim me vullnetin e qytetarëve.

Këto probleme e rendojnë mjaft shumë shtetin e Kosovës dhe keq-qeverisja tradicionale e këtyre subjekteve politike ka vazhduar të për keqësoje  zhvillimin ekonomik te vendit ,arsimin dhe çështjet tjera. Procesi është jo në mënyrë adekuate duke shkuar i zhvillimit të trendit të qeverisjes kjo po rendin më masë të madhe vendin.

Opinioni publik  p vjen duke ndërruar qëndrim ndaj partive tradicionale në këtë vit zgjedhor mund të pritet befasi në votime të qytetarëve të cilët janë lodhur nga keq-qeverisje të shtetit nga partitë tradicionale.

Zhvillimi i dobët ekonomik ka vazhduar në mungesë të politikave zhvillimore në fushim ekonomike  që ka bërë sot të mbesim pa asnjë fond për zhvillim ekonomik në nivel shteti dhe me një “strategji me dhjet faqe” të bërë nga qeveria aktuale.

Partitë aktuale gati 14 vjeçare nga unë cilësohen tradicionale në qeverisje, të gjithë e quajnë veten të djathtë në një vend të varfër me shkollim jo cilësor dhe më një shtet pa fonde zhvillimore, me sektor privat simbolik të zhvilluar dhe pa investime të huaja, të cilët e kanë peng PTK, kjo ka bërë që tërë energjia jonë të orientohet krye këputë ne BE për shkak se BE ka fondet strukturale për të përkrahur ekonomin tonë të lodhur dhe pa investime, shteti i ynë ballafaqohet që 14 vjet gati pa fond për sigurime shëndetësore dhe mbrojtje sociale efektive dhe të arsyeshme. Asnjë debat i vetëm për prioritete nuk është bërë në mënyrë të mirëfilltë.

Fytyrat e vjetra politike qe 14 vjet

Fytyrat e vjetra politike kanë pas një lëvizje ciklike prej deputetit  në ministër dhe anasjelltas pa ndal, po thuajse këto figura pseudo politike kanë  zhvilluar procese të rëndësishme për shtetin, edhe ashtu intensiteti i ndikimit të tyre ishte kapital edhe rreth pavarësimit të shtetit, ndikim të fuqishëm kishin miqt tanë ndërkombëtar të cilët ishin në  anën tonë, dhe kishim arrit pavarësimin e shtetit.

Kjo klasë politike-grupore ka pas të gjitha privilegjet e dhëna nga elektorati. Pozicioni i qytetarit po vjen duke u ndryshuar  nëse  veç analizojmë votimin e elektoratit në zgjedhjet e fundit kemi edhe ndëshkim nga elektorati.

Elektorati po vjen duke ndryshuar verdiktin

Është mjaftë pozitive duke shkuar trendi i zhvillimit të opinionit publik mund te themi se elektorati po vjen duke ndryshuar verdiktin, më në fund duket se po kuptohet se kush vendos për fatin e shtetit –pra qytetarët, ata po vijnë duke menduar realisht, gjithçka është e kuptueshme se më nuk do të votohen njerëzit e njëjtë dhe fytyrat e njëjta 14 vjeçare pra opinioni  do të ndëshkojë për këto figura të njëjta politike nëse veq partitë vendosin ti imponojnë qytetarëve.

Lëvizja e daljes së qytetarëve në votime ka ndryshuar   ndonjëherë ishte mjaft e varfër gjatë këtyre viteve ku më shumë se gjysma e elektoratit nuk ka dal në votime kuptohet duke mos parë ndryshime fare në rrafshin ekonomik apo social, kështu që  rreth 62 % elektoratit nuk ka votuar, kjo mbetet edhe sot , kishte humbur interesimi për të dal në zgjedhje si rezultat i jo seriozitetit të kësaj klase politike –grupore dhe familjare.

Koha për ndryshime

Koha duket të jetë e përshtatshme që në këtë vit te kemi ndryshime kualitative në qeverisje, qytetarët janë ata të cilët duhet të ndryshojnë mënyrën e jetese së tyre sepse këtë nuk e bënë këto subjekte tradicionale politike  të mpakura nga privilegjet të cilët kishin kërkuar madje edhe pensione të papara ndonjëherë, paramendoni deri ku ka shkua logjika, për  të pasur edhe pension nga politika, kjo është shumë interesante në një shtet kaq të varfër dhe njëherit të pazhvilluar ekonomikisht.

Ndaj ne duart e qytetarëve është të mendojnë se kush do ti udhëheq më tutje në rrugën e  zhvillimit ekonomik dhe integrimeve evropiane.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)