08 Janar 2025

Zhvillimi ekonomik, modeli i (pa) munguar

Shkruar nga Fiknete Bejta

Më 1986-n, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së sanksionoi për herë të parë të drejtën e zhvillimit, e cila është një e drejtë e detyrueshme që çdo person human dhe të gjithë popujt kanë të drejtë të marrin pjesë dhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, social, kulturor dhe politik, në të cilën çdo e drejtë e të qenët human e të gjitha liritë themelore mund të realizohen plotësisht.

Ndërsa në raportin e Brundtland të OKB-së më 1987-n, u dha për herë të parë koncepti i zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm: “Një zhvillim që plotëson nevojat e së tashmes pa kompromentuar aftësitë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre.

Ndërsa vetë koncepti “zhvillim” ka lindur për herë të parë më 1949-n, me përcaktimin e të kundërtës së tij, pra “moszhvillimi” kur presidenti i SHBA-së, Truman, me rastin e fjalimit të tij inaugurues në Shtëpinë e Bardhë, e ndau botën në dy pjesë, ku papritur, dy miliardë njerëz u konsideruan të pazhvilluar, kjo duke u bazuar në shkallën e tyre të produktivitetit në treg.

Në publikimin e fundit të FMN-së  në Kosovë në (2013-2014)  vërehen ritme negative të rritjes reale të GDP-së, ku dominon sektori i ndërtimit dhe investimet në infrastrukturë sidomos ato rrugore që janë shpenzime buxhetore.

Përveç zbehjes së ritmit të rritjes ekonomike, kësaj situate i shtohet edhe rënja e investimeve direkte të huaja. 

Në këto kushte, qeveria e z. Mustafa  ka një mision të vështirë, ndoshta shumë më të vështirë sesa ishte menduar, e cila është marrja e masave për dalë nga kriza. J.M. Keynes më 1935-n, thoshte se një ndër mënyrat më të mira për të dalë nga kriza është stimulimi i kërkesës agregate me anë të borxhit publik.

Kjo do të mjaftonte për të rivitalizuar ekonominë dhe për të prodhuar rritje ekonomike në mënyrë të tillë që të paguajë koston e borxhit sepese buxheti i 2016 sipas inforamtave  është projektuar të jetë me deficit.

Rrugët dhe infrastruktura janë primare për zhvillimin e biznesit, por nuk kanë një kthyeshmëri investimi të menjëhershme, pra ato nuk prodhojnë të ardhura për të financuar më vonë borxhin e marrë( nga kreditë e buta apo borxhi publik).

Në këtë  fillim vit qeveria filloi disa reforma fiskale dhe reformat në aspektin e të bërit biznes.  Një politikë shumë e mirë kjo për të ulur informalitetin dhe për të rritur investimet private, sidomos ato të huaja.

Pjesa më e madhe e ekonomistëve të zhvillimit i konsiderojnë investimet si primare për zhvillimin e një vendi, sidomos ato të huajat. Por nuk duhet harruar që kur flasim për investime të huaja, ato duhet të jenë investime të tipit “greenfield”, ose më saktë duhet të gjenerojnë punësim dhe rritje prodhimi.

Ato nuk duhet të jenë si blerja e pjesë e distribuimit të KEKut  nga KEDS-i , koncensionimeve  apo edhe  të shumë ndërmarrjeve tjera  apo investimeve tjera “ huaja”  që nuk gjeneruan  as rritje prodhimi e aq më tepër punësim.

Nëse duhet të flasim për një model zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm, atëherë duhen reforma ekonomike rrënjësore  si: rritje të konkurrueshmërisë në treg, mbështetje të drejtpërdrejtë të biznesit vendas, rritje e dinamikës së tregut të punës etj.

Dhe për të konkluduar nuk duhet harruar që zhvillimi ekonomik nuk vjen duke analizuar veç të dhënat makroekonomike të vendit dhe as ato mikroekonomike, por vjen duke u nisur nga “mezoekonomia”, pra nga një analizë rrënjësore e një niveli ndërmjetës që përfaqëson vendin, ku krijohen lidhjet dhe ndërveprimet ndërmjet një agjenti ekonomik apo individi me një sektor prodhues brenda një sistemi ekonomik.

Gjithashtu zhvillimi ekonomik nuk vjen vetëm me anë të integrimit europian, por vjen, së pari, nga zhvillimi i brendshëm duke përfshirë këtu edhe stabilitetin politik  .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)