Zgjidhja e ngërçit vetëm me votim te përbashkët apo ne pako
Shkruar nga Mr.Blerim Burjani
Zgjidhja e ngërçit politik mund te zgjidhet vetëm nëse palët merren vesh që në pako të votohen, në kundërtën ngërçi si I tillë do të vazhdojë. Po që se subjektet politike merren vesh me presidenten për procedim në kuvend të dy propozimeve në pako të përbashkët, pra atë të krye parlamentarit dhe kryeministrit së bashku me kabinetin e tij, atëherë kemi zgjidhje të këtij ngërçi, në të kundërtën ska kurrfarë marrëveshje.
Ky mund te jetë epilogu I zgjidhjes ,nëse jo atëherë ska asgjë kështu mund të ndodhë në ditët në vijim. Askush askujt nuk i zihet besë, po që së nuk ka pajtueshmëri në mes palëve, atëherë opsioni i zgjedhjeve do të futet sërish në lojë.
PDK nuk pranon lojën e tillë të bllokut, ata kanë lëshuar pe për krye parlamentar sepse mendojnë se u takon ndoshta kryeministrit herën e dytë nëse dështon PDK, por askund në kushtetutë nuk shkruan se ky post i takon partisë së dytë.
Vetëm nëse palët pajtohen të propozojnë një kandidatë të vetëm, dhe ky kandidat mund të vjen si propozim i partisë fituese ose me marrëveshje me rrjedhë një propozim i përbashkët për kryeministër ne mes PDK dhe LDK.
Duket të jenë gjasat e vogla të ndodhë njëherë kjo pajtueshmëri ne mes PDK dhe LDK, nëse veç nuk ka pajtueshmëri atëherë vendi futet sërish në krizë institucionale.
Pak duket te ketë shpresë për zgjidhjen e ngërçit, nëse veç ska ende gatishmëri për të proceduar bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk ka dhënë kuptohet me interpretim asnjë rrugë të qartë që mandatarin nëse nuk arrin PDK të shtyj procesin e votimit të kandidatit të tij, atëherë herën e dytë të i epet mundësia bllokut, kjo mbetet ëndërr utopike e bllokut, se procesi edhe më tutje do të ngadalësohet sdo mend, këtu ende ka shumë punë për t ë bërë dhe kuptohet një marrëveshje e re duhet te ndodhë në mes dy subjekteve të mëdha PDK dhe LDK për të arrit konstituimin e kuvendit dhe zgjedhje e mandatarit të ri.
Kushtetuta e Kosovës dhe kushtetutat e shteteve evropiane nuk lejojnë parim diskrecional të presidentit
Unë nuk mendojë se do te jetë lehtë kjo punë, presidentja bazuar në kushtetutën e vendit nuk ka të drejtën në parim diskrecional, Kosova dhe kushtetuta e saj nuk lejon këtë drejtë për presidenten, por asnjë kushtetutë në shtetet evropiane e as ajo e Kosovës nuk lënë diskrecion ose dëshirë të presidentes për të nominuar ndonjë kandidatë tjetër pa konsensus ndër-partiak.
Më duket se ende ka iluzione se mund të përdoret e drejta diskrecionale sepse kushtetuta e vendit nuk e njehë këtë parim,gjykata përmend diskrecionin në vendimin e saj në aspektin te dhënies presidentes mundësinë e respektimit të kushtetutës por jo edhe të drejtën e bindjes së lirë, në normativin kushtetues as të Kosovës e as Evropës.
Ky parim nuk i epet presidentes e as kryeministrit, presidentes i epet vetëm vetëm e drejta në dekretim por asnjëherë e drejta në diskrecion, sepse dhënie e një lirie të tillë do të thoshte se Kosova ka organizim monarkik e ne jemi shtet parlamentar, andaj garancia të tilla dhe shpresa nuk mund të i epen opozitës apo bllokut.
Unë mendojë se shumica e njerëzve që paraqiten në nivele analiste e nuk dihet çfarë janë, shoqëri civile apo gazetar ose njerëz të portaleve po bëjnë gjera që nuk anë të bëjnë asgjë me kushtetutën.
Kjo po dihet se në Kosovë po sundon anarkia, të gjithë janë lëshuar për të bërë emër dhe për të provuar politikën, por edhe një çështje është e dëmshme për vendin, kur të gjithë këta njerëz që merren me analiza kanë dështuar plotësisht në trajtim të temës së kushtetutës dhe interpretimeve, andaj po reflektojnë negativisht në të opinion publik dhe po sjellin konfuzitet.
E vërteta kushtetuese është dhe mbetet e qartë, kjo kushtetutë nuk njehë parimin subsidiar zgjedhor por vetëm fituesin dhe mbaron i tërë procesi këtu.