Zgjidhja e drejt e krizes: Vjosa Kryeministre, Albini Zv. i parë, Kujtimi Kryeparlamentar
Rrëzimi i qeverisë në këtë kohe te pandemisë sigurisht se paraqet seriozitet te madh. Duhet te janë te kyqyra forca te mëdha dhe duhet te janë ne pyetje interesa te mëdha. Në këtë kontekst, interesi i Kosovës ehte me i madhi.
Per te vendos interesin e Kosoves mbi cdo interes tjeter, duhet te krijohet ekuiliber i ri. Ekuilibri i ndertuar ne marreveshjen per bashkeqeverisje u prish.
Ne gjykimin tim, faji per kete eshte nga vet Albini dhe Isa. Te dy kane kontribuar per kete prishje, te dy kane shkel marreveshjen, te dy kane perdorur nderskemca, te dy nuk kane bere as edhe nje perpjekje per te gjetur nje zgjidhje per problemet e krijuara nga bashkeqeverisja.
Ate qe nxorra nga diskutimet e djeshme eshte se Albini ka ardhe ne dijeni se ekziston nje marreveshje e gatshme per neneshkrim dhe se kjo marreveshje gjenden ne Shtepine e Bardhe. Do te ishte e ndershme nga Albini qe t'i ofroj qytetareve te Kosoves ato qe di rreth kesaj marreveshje. Mund te jete gjykim i hershem nga ana ime po kjo marreveshje perfshine leshime tjera shtese nga Kosova.
Ne opinion ka dalur nje dallim ne mes te Administrates se Trump-it dhe State Departamentit rreth marredhenieve Kosove-Serbi. Dihet se eshte edhe kohe fushate ne SHBA. Kosova me sa po shoh ka mbeteur sendwuich ne mes te kesaj.
Po supozoj se Adminstrata e Trump-it eshte duke shty perpara nje marreveshje ndoshta jo me e mira per Kosoven por e pranueshme per Administraten e Trumpit. Po supozoj poashtu se State Departamenti nuk mendon njesoj si Administrata e Trump-it po ky e ka administrimin. Cka duhet te bej Kosova? Duhet te luftoj per nje marreveshje sa me mire te mundshme po ne fund nuk duhet t'i thuhet jo Administrates se Trum-it. Nuk kem miq tjere, keta miqe na kane sjell deri ketu, keta miqe na mbajne ketu ku jemi, keta miqe do te na shtyejn perpara. Nje thenie e popullit eshte: edhe me lyp edhe me zgjedh nuk ka. Prijesit politike te tanishem duhet te njohin kulturen e popullit te vete.
Supozoj se Albini eshte vene ne dijeni te nje marreveshje per te cilen ai nuk eshte i gatshem te pranoj dhe LDK eshte e gatshme te pranoj. Nen kete supozim, Albini ne kete rast do te duhej te ulej me LDK-ne dhe te paraqiste: une nuk mund te pranoj kete marreveshje, nuk mund te punoj per te, cka po bejm me bashkeqeverisjen? E ndershme eshte qe ashtu si ka filluar bashkeqeverisja me marreveshje, edhe perfundimi i bashkeqeverisje duhet te behet me marreveshje. Me sa pash, Albini perdori shkarkimin e Veliut si dere dalese.
Eshte gjeresishte e pranuar se kabineti qeveritar i kesaj bashkeqeverisje ka punuar me mire se cilido kabinet qeveritar i pasluftes se fundit.
Nisur nga kjo, dhe nisur nga fakti se interesi i Kosoves duhet te qendroj mbi cdo interes tjeter, duhet te behet edhe nje perpjekje per te shpetuar kete bashkeqeverisje.
Per te shpetuar kete bashkeqeverisje, duhet te krijohen ekuilibra te rinje ne bashkeqeverisje. Ekuilibrate e rinje duhet te marrin parasysh vullnetin e qytetareve te paraqitur ne voten e 6 tetorit te vitit te kaluar, por duhet patur parasysh edhe rrethanat e tanishme te krijuara.
Ne gjykimin tim, ekuilibri i drejt ne gjendjen e tanishme eshte kesisoj: Vjosa merre drejtimin e qeverise, Albini behet Zevendes Kryeminister i pare, Kujtim Shala merre drejtimin e Kuvendit, Avdullah Hotit i gjendet nje vend i merituar ne Kabinetin Qeveritar.
Ky balancim do te ishte ne vija te trasha, do te ishte kornize. Mbi kete kornize do te duhej te bisedohej per balancim te plote edhe ne vija me te holla. Kuptohet krejt kjo me mirebesim dhe jo si eshte ndertuar marreveshja e pare me nderskemca.
Nuk eshte interesi i Kosoves qe ne kete lufte me pandemin te mbetet me qeveri pa legjitimitet qytetar. Qeveria e re vetem nese del si rezultat i votimit te qytetareve ka legjitimitet qytetar. Cfaredo qeverie tjeter nuk do te kete legjitimitet qytetar.