27 Dhjetor 2024

Zgjedhjet si vlerë kushtetuese

Shkruar nga Durim Berisha

Ndonëse Kushtetua e Republikës së Kosovës është hartuar nën mbiqkyrje ndërkombëtare, për të mos thënë nën ndikim ndërkombetar (kur dihet se një numër i madh i neneve të saj kanë rrjedhur direkt nga Pakoja e Ahtisarit), ndikim i cili ka pasur për qëllim të themeloi një shtet demokratik i cili aspiron të jetë pjesë e familjes evropiane, në esencë ka dështuar në njerën ndër çështjet më të ndjeshme, të mos themi në thelbin e shtetit demokratik.

Sistemet demokratike karakterizohen me respektimin e qytetarit, madje vet fjala demokraci do të thotë “sundim i popullit”, që e konsideron fjalën dhe vullnetin e sovranit si të shënjtë. Kështu do të duhej të ishte në të vërtetë, mirëpo rregullimi kushtetues i të cilin e hasim tek ne, në fakt e ka zbehur rolin apo rëndësinë e sovranit.

Ndonëse neni 2 i Kushtetutës së Kosovs përmban se “Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, me referendum, si dhe në forma të tjera, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute”, në fakt pikërisht mungesa e përfshirjes së parimeve të zgjedhjeve dhe rregullimit të referendumit në Kushtetutë tregon neglizhencën ndaj sovranit.

Kushtetuta duhet të pasqyroj përkushtimin e shtetit në garantimin e stabilitetit shoqëror dhe shtetëror, pasi përfshirja e parimeve të caktuara në të do të pamundësontë devijimin për shkak të politikave ditore, pasi ndryshimet kushtetuese nuk bëhen lehtë dhe nuk bëhen shpesh. Prandaj ky formulim është më tepër kozmetik.

Në raport me zgjedhet ligjvënësit i kanë përfshirë parimet e zgjedhjeve në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme ku zgjedhjet parashihen të mbahen në bazë të votës së lirë, të përgjithshme, të barabartë, të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë në përputhje me këtë ligj dhe rregullat e KQZ-së. Kushtetutat e vendeve evropiane këto parime i kanë të përfshira në një nen të veçantë, dhe nuk i kanë zbritur në këtë nivel, pasi mekanizmi i shprehjes së vullnetit të popullit është vlerë e shoqërive.

Arsyeja e përfshirjes së këtyre parimeve në aktin më të lartë juridik të vendit, akt i cili është i një natyre të veçant pasi dispozitat e tij nuk kanë përmbajtje klasike “dispozicion dhe sanksion” qëndron në atë që u përmend më lartë se në këtë mënyrë shteti e ka vendosur si prioritet vullnetin e qytetarit.

Rregullimi i tyre me anë të ligjit, i humb rëndësinë votës së lirë (pa ndikime, pa kushtëzimë, pa presione të caktuara), të përgjithshme (secili qytetar i vendit që plotëson kushtet e parapara me kushtëtutë gëzon të drejtën aktive dhe pasive të votës), të barabartë (votat e secilit qytetar e kanë vlerën e njejtë, pra nuk ka diskriminim ndaj racës, kombit, gjinisë apo pjesëtarëve të besimit të caktuar, qoftë edhe diskriminimi pozitiv), të drejtëpërdrejtë (që qytetari përmes procesit zgjedhor të shpreh direkt vullnetin e tij) dhe të fshehtë (madje ka shtete që e cilësojnë si antikueshteutese publikimin e votës, sikurse ndodhë në vendin tonë të fotografohet për të dëshmuar besnikërinë partiake).

Me formën aktuale, sidomos edhe përmes mungesës së ligjit për referendum në Kosovë, është krijuar përshtypja se elita politike në Kosovë e sheh qytetarin vetëm si objekt që shfrytëzohet për marrjen e pushtetit. Mungesa e ligjit në fjalë e ka pamundësuar pjesëmarrjen direkte të qytetarëve në procese të rëndësishme dhe ka mundësuar që shteti të drejtohet në bazë të interesave të ngushta të partive politike të cilat në vendin tonë janë dëshmuar si mekanizma që shfrytëzohen na liderët e tyre për të arritur qëllimet personale pas marrjes së pushtetit.

Ndonesë praktika në vendin tonë ka dëshmuar se respektimi i akteve juridike në fuqi më së paku bëhet nga ata që i sjellin ato, të paktën do të duhej në formalisht të krijonin një përshtypje pozitive në raport me qytetarin, duke lënë shpresë se në të ardhmen dikush do ta kuptonte këtë.

Sjellja e tillë gjithashtu ka shërbyer negativisht duke krijuar një mosbindje të përgjithshme të qytetarit, duke bërë që qytetari të mos ndjejë vetën si faktor me ndikim në shoqëri dhe në fakt të mos e kuptoi asnjëherë rolin dhe rëndësinë e tij, duke mos e kuptuar asnjëherë se shteti ekziston për shërbim të tij dhe se qytetari nuk është shërbëtor i pushtetit, por është  e kundërta.

p.s. Autori është në përfundim të studimeve të Magjistraturës në Universitetin Konstanz në Gjermani në drejtimin e të Drejtës Kushtetuese Gjermane

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)