Zgjedhjet nuk janë zgjidhje për UP-në
Shkruar nga Kreshnik Ahmeti
Paqësorët premtuan protestë. Ata thanë se do të jenë radikalë, dukepremtuar edhe bllokim të Rektoratit dhe në këtë mënyrë destabilizim tësituatës. Por, sa mund të destabilizohet situata nga një organizim qëemrin e ka Paqe
?
Emri i kësaj organizate shpërfaq (mos)veprimin e saj; qëllimin e ekzistencës së saj. Sa mund të çahet përpara nga një organizim që nuk ka artikulim të duhur të qëndrimeve? Apo mungesa e qëndrimeve reflekton në problem artikulimi?!
Zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës fillimisht u caktuan për datën 16 maj të këtij viti, me vendim të Këshillit Drejtues të UP-së, me çrast u themelua edhe Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet studentore.
Por, nuk kaloi shumë kohë dhe në derën e Senatit erdhi një kërkesë nga Parlamenti Studentor që zgjedhjet të shtyhen. Pas një kohe të gjatë Parlamenti Studentor u zgjua dhe bëri një kërkesë, por e cila nuk kishte të bënte asgjë me interesin e studentëve.
Në zgjedhjet e fundit studentore morën pjesë vetëm 15% e Trupit Studentor, gjë që tregon se sa janë marrë organizatat studentore me vetëdijësimin e tyre dhe me mobilizimin e tyre. Kërkesa për shtyerje u shqyrtua nga Këshilli Drejtues, i cili si organ pengues që është, nuk mori asnjë vendim por ia hodhi topin MASHT-it.
Në nenin 31, pika 2.3. të Ligjit për Arsimin e Lartë dhe në nenin 165, pika 3 të Statutit të UP-së, qartë thuhet se mandatin për përcaktimin e zgjedhjeve e ka Këshilli Drejtues.
Me këtë rast u shkel Ligji i Republikës dhe Statuti i Universitetit të Prishtinës. MASHT-i premtoi se do të vendos brenda një jave për këto zgjedhje. Kaluan dy javë dhe ajo tha se do të vendos brenda dhjetë ditëve. Dhe pikërishtë për ditën e dhjetë, organizatat paqësore kërcënuan me protesta dhe bllokime.
Janë po këto organizata të cilat heshtnin dhe e mbështetnin rritjen e pagesës për semestër. Janë po këto organizata të cilat heshtnin dhe e mbështetnin pagesën për dy muaj brenda një muaji për studentët e konvikteve.
Janë po këto organizata të cilat asnjëherë nuk kërkuan Shtëpi Botuese dhe institute për Universitetin, në mënyrë që ai të jetë i pavarur financiarisht. Janë po këto organizata të cilat e pranuan në çdo moment dhunën sistematike të Këshillit Drejtues dhe u kujdesën për qetësinë e studentëve, duke mundësuar Universitetin e varur politikisht.
Por tani, ato kërncënuan se do të protestojnë. Ato kërkonin nga Senati përcaktimin e datës së zgjedhjeve, edhepse këtë gjë e bënë Këshilli Drejtues e jo Senati. Ato kërcënuan rektorin me bllokim, edhepse ai nuk është kompetent për zgjedhjet studentore. E kërcënojnë rektorin, kur ato janë të kërcënuara me mungesën e zgjedhjeve.
Atyre nuk u ra ndërmend asnjëherë të merren me rektorin kur ai çdo ditë e shkel ligjin me moshën e tij dhe i shkel studentët me luksin e tij, apo të merren me Senatin kur ky organ fut agjentë shërbimesh në stafin akademik.
Ato urgjentisht duan zgjedhje si shpëtim, sepse zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Ato nuk duan zgjidhje, sepse zgjidhja është e studentëve, ndërsa zgjedhjet, e tyre. Ato mjetin e kanë shndërruar në qëllim. Protesta e tyre mund të jetë vetëm një maskaradë. Protestë për zgjedhje, jo protestë si zgjedh.
/Autori është aktivist i Lëvizjes Studentore për Barazi - Studim Kritikë Veprim/