24 Dhjetor 2024

Zgjedhjet në Veri

Shkruar nga Blerim Burjani

Prioriteti i BE në zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi së pari  funksionimi  i rendit dhe ligjit në veri

Zgjedhjet për pushtetin lokal pritet të mbahen edhe në veri kështu thuhet përkundër se  ende s’ka asgjë definitive, s’ka asnjë lëvizje  në këtë drejtim, i tërë procesi atje është baras me zero, përveç marrëveshjes  së arritur ende asgjë tjetër nuk është duke ndodhur, në vend që të fillojë përgatitja për zgjedhjet, grupet teknike po flasin për drejtësinë dhe policin, ky është vlerësim ndërkombëtar se grupet teknike duhet së pari të flasin për rendin dhe ligjin.

E logjikshme do të ishte që së më parë të fillojë çështja e procesit të përgatitjes së zgjedhjeve, në të kundërtën nëse ka vonesa të tilla dhe nuk bëhen përgatitje për organizimin e zgjedhjeve, kjo nuk mund të ndodhë shumë shpejt rreth përgatitjeve të procesit dhe do të mungojë instalimi I pushtetit legjitim dhe demokratik.

KQZ ka nevojë për kohë të nevojshme, për komunat e veriut , KQZ duhet të përgatit platformën e fizibilitetit dhe kushteve se si mundet ky proces të organizohet ,çështja e infrastrukturës zgjedhore(objektet),caktimi i vendvotimeve pastaj çështja e listës zgjedhore që mund të paraqet vështirësi.

Ka ide apo dëgjohen zëra të disa njerëzve të partive të ndryshme kryesisht individ për të shtyrë zgjedhjet lokale, një shtyrje e tillë e zgjedhjeve do të ishte në kundërshtim me mandatin ligjor katërvjeçar të dhënë pushtetit lokal, kjo nuk do të mund të ndodhë, kur flasim për zgjedhjet duhet që Kuvendi të zgjedh kryetarin e ri të Kosovës, të gjithë mundësit janë.

BE duket se ka kushtëzuar Serbinë për implementimin e marrëveshjes

Nuk varet aspak duket nga palët por varet shumë nga BE , sipas të dhënave të fundit Serbia nuk do ta merr datën e fillimit të negocimit për BE por vetëm lajmin mbi hapjen e dialogut asgjë më shumë , BE duket të kushtëzoj Serbinë  kësaj here , dhe si duket nuk do të lëshoj pe ndaj varianteve mashtruese të saj për të zvarrit  procesin e implementimit të marrëveshjes.

Kjo tash po dihet , por edhe një çështje tjetër po dihet se agjendën implementuese dhe dinamikën nuk e bëjnë palët por BE , duket te jetë i kushtëzuar I tërë  procesi nga BE, kjo duket  normal. Koha për të marr vesh duket se ka ardh, s’ka rrugë tjetër duhet të fillojë procesi i implementimit.

Atje  së pari duhet të fillojë të funksionojnë organet e rendit dhe gjyqësia pastaj të organizohen zgjedhjet, kështu është agjenda,.

Atje pra,  në veri duhet të hiqen barrikadat të lirohet rruga në të gjitha drejtimet dhe kahet dhe të mos ketë problem qarkullimi të njerëzve dhe mallrave.

Zyrtarët serb i kanë shpeshtuar vizitat në  pjesë të shtetit të Kosovës, kinse për ti bind serbet atje për të pranuar implementimin  apo për tu u marr vesh edhe ndryshe që sa ma zvarrë ta pranojnë zbatimin e marrëveshjes.

Pritet të shihet …, porse procesi është mjaftë i ngadalshëm dhe nuk duket se do te ketë ritëm më të shpejtë të implementimit.

Zgjedhjet lokale me ligjin ekzistues zgjedhor

Zgjedhjet lokale duket se do të mbahen me ligjin ekzistues që do te jetë sërish sfidë , kjo nuk është dashtë të ndodhë, kërkohet ndryshim dhe plotësim kualitativë I ligjit për zgjedhjet ,përndryshe do te jetë si proces i vështirë për shkak te ligjit më për plotë zbrasira dhe forma tjera devijuese, mos të harrojmë ishte kërkesë edhe BE për reformën ligjore. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)