Zgjedhjet lokale pasqyrë e standardeve të mangëta
Me pluralizmin qe e përfshiu Evropën, ky fenomen pretendon qe të mbizotëroj edhe në Kosovë. Zgjedhje parlamentare, Zgjedhjet Qendrore apo shkurt Zgjedhjet lokale janë zgjedhje që përfshihen me mijëra kandidatë për kryetar komune apo kandidat asambleje të propozuar nga ana e partive politike apo kandidat të pavarur qe fitojnë votën përmes shtetasëve mbi moshën 18 vjet.
Zgjedhjet paraprake ishin të përcjella me një fushatë në të shumtën e rasteve jo demokratike dhe të pa koncepte të përmbushura me një standard të shteteve demokratike.
Zgjedhjet paraprake, si shembull zgjatën me muaj me çka kaluan në monotoni verbale në opinion dhe në media, lokale po edhe kombëtare. Në sytë e botës edhe si rënie sprove, duke u bërë objekt edhe kritik nga të huajt me qortime dhe këshilla të shpeshta!
- Kosova ka tashmë një traditë të mirë për zgjedhjet , por kjo nuk do të thotë se standardet e tyre nuk janë ende të kërcënuara, që mos të kemi një frikë edhe në këto zgjedhje për mos disiplinë dhe kulturë demokratike edhe ne këto zgjedhje që do të mbahen sot në Kosovë.
Nuk mohohet rasti se si model të keq për zgjedhjet në Kosovë, kanë edhe Shqipërinë, që akoma politikajtë e sajë nuk kanë treguar ndonjë synim dhe këndellje ta përqafojnë votën e lire. Ato fenomene janë të përhershme të përcjella me shantazhe, zvarritje dhe kërcënime kurthore në dëmin e njërës, apo të tjetrës parti.
Ekziston dyshimi edhe në Kosovën e këtyre ditëve gjatë fushatës , njeriu përfiton përshtypjen se nuk qëndron situata aq e pastër dhe mbresëlënëse për një shpresë se në këto zgjedhje do të ketë një trend ma të mirë se në të kaluarën.
Them këtë kur kemi parasysh ecurinë e fushatë parazgjedhore përmes mediave qe u pasqyruan dhe mbeti përshtypje e keqe në publikun kosovar nga të gjitha partitë politike!Lind pyetja përse?
Thjesht, manipulimi i zgjedhjeve paraprake na tremb edhe kësaj here se në të njëjtën monitorim djallëzor u zhvilluan takimet e liderëve të partive politike nëpër qytete, fshatra, lagje, familje dhe skuta me premtime dhe prononcime marramendëse, boshe, irracionale dhe demagogjike, qe atë fshat apo këtë qytet do ta ngrehin në qiell po qe ti epet vota!Vallë prapë lind pyetja, kush i pengoj këta politikanë, qe nuk i realizuan ato detyra që u zotuan edhe në zgjedhjet paraprake qe ishin fitimtarë dhe vete kanë qeverisë?
Vetëm premtimet e kryeministrit Hashim Thaçi, kanë kaluar miliarda e miliarda euro investime, ndërsa lideri i opozitës, Isa Musfa dhe biznesmeni i inkuadruar në politikë, Behgjet Pacolli, kanë premtuar uljen e papunësisë si në Zvicër dhe se Kosova do të shndërrohet në parajsë.
Kështu kemi menduar të gjithë menjëherë pas luftës , po ngelëm në vendin ma i varfër , vendin ma i përbuzura nga të zgjedhurit e popullit. Me premtime dhe demagogji irituese mbetëm popull pa ujë pije , pa energji elektrike dhe pa kushtet ma elementare qe shumë vite.
Këto është dashur të përmenden fillimisht ne fushatë dhe pastaj me insistuar në tjerat objektiva. Të tilla premtime kanë edhe shumë parti tjera qe një Kosovë e vogël ja kalon edhe popullit gjerman mbi 80 milion banorë , qesharake.
Është turp tu thuhet parti duke i mashtruar dhe duke e degraduar popullin edhe ne pikëpamje politike me bindje fetare janë aq skandaloze qe këto parti duhet të eliminohen nga skena politike fare si të tilla.
Këto parti me parullën e tyre \"Derëm- derë e dorum -dorë\" përmes edicionit të lajmeve sikur u bënë përrallë pranë popullit me premtime astronomike !?.
Sigurisht që shitblerja imponimi dhe manipulimi i votës ka qenë një fenomen qe është konstatuar edhe në zgjedhjet e mëparshme.
Shitblerja e votës dhe deformimi prej këtij fenomeni të lirisë së zgjedhjeve si element parësor i demokracisë ka qene i dëmshëm për shoqërinë kosovare, në sytë e popullit, por edhe në sytë e të huajve që do t\'i përcjellin këtë zgjedhje.
Ky frekuentim i pa sigurisë dhe prezencës se këtyre parregullsive , njeriu ka mundur të informohet edhe përmes thirrjeve publicitare me mesazhe të ndryshme , qe mos te vidhet, apo mos të preket vota e lire.
Thirrje madje edhe nga politikanë të lartë nga e cila lind përshtypja se këto manipulime dhe ndërskamëza, sikur i dine njeri tjetrit dhe tani dalin me lloj, lloj thirrjesh qe ta ndërgjegjësojnë popullin për mos manipulime.
Ata vet i kanë mësuar si të tillë dhe zor që të ketë ndonjë ndryshim edhe në këto zgjedhje të nëntorit 2013.