29 Prill 2024

Zgjedhjet lokale me kandidat te vjetër

Shkruar nga Mr.Sc.Blerim Burjani

Derisa partitë politike janë duke u bërë gati për zgjedhje lokale, një pjesë e qytetarëve mendon të ik nga vendi për arsye të jo perspektivës ekonomike dhe sigurisë sociale dhe asaj shëndetësore si  komponent esenciale që ndikojnë në jetën e qytetarit të zakonshëm.

Ka shumë arsye për këtë temë dhe shumë shkaqe, pse kjo dukuri manifestohet në këtë mënyrë?

Një po dihet njerëzit janë lodhur nga jo perspektiva ekonomike, papunësia e madhe ,problemet me themelimin e fondeve përkatëse dhe ofrimin e stimulimit për themelimin bizneseve dhe përgjithësisht zhvillimit ekonomik të shtetit dhe nivelit te dukurive negative.

Askush nuk mund te merret me këto dukuri së paku askush nuk mendon “çka nesër”, krejt janë hipur ne autobusë për te marr “rrugën e kurbetit”, duke mos kuptuar se atje situata është në gjendje të rëndë?

S’ka ndonjë mundësi reale për të gjet punë,përderisa Evropa po ballafaqohet me shumë probleme ekonomike.

Kandidatet për kryetar te komunave

 Në anën tjetër disa subjekte politike caktojnë dhe nominojn kandidat për zgjedhje lokale  sa për të plotësuar nevojën ligjore dhe arsyetuar pjesëmarrjen e tyre ne zgjedhje, por jo për shkak se ata janë “kandidatë për këtë punë”.

Qesharake është po që se analizojmë se kush pritet të kandidohet nga partitë politike, kam përshtypjen se asnjeri prej tyre nuk  është  “i zoti me gjet punë” në tregun ekonomik të Kosovës, sikurse edhe një numër i madh i deputetëve  që janë aktualisht të “punësuar në Kuvendin e Kosovës”, kishin halle të mëdha ekonomike një pjesë  e madhe e tyre  e janë ” bërë me rroga”, mëditje , dhe dalje jashtë vendit.

Kjo duket njëjtë edhe disa nga kandidat të partive për kryetar komunash po duken “hajgaregji”, por në këtë cirk të madh ata po fitojnë popullaritet , me kravata dhe me “automjete për të cilat nuk dihen të kujt janë”, por edhe inspirim i humoristëve për  të bërë skenarë për të përfituar nga këta individë të pa aftë është i madh.

Por nëse marrim e analizojmë mirë disa prej tyre kishin edhe me herët kanidiatura dhe kishin dështuar , tash sërish kandidatë për  dështim.

Ka të atillë që një pjesë e kryetarëve të komunave kanë treguar përformancë të keqe, e disa janë marr me veprimtari të paligjshme dhe kanë probleme me rendin e ligjin, për çudi edhe këta bajraktarët e vegjël të disa komunave të varfëra janë munduar të përfitojnë prej pozite duke kopjuar qeveritaret  dhe kuvendarët.

Por më rëndësi se askush prej tyre nuk merret me problemet e jetës së qytetarit në lokalitet , por merren me gjera tjera me ndërtime, me infrastrukturë  me palujtshmëri e më kadastra, pa ndonjë rëndësi tjetër.

Në anën tjetër të gjithë jo pak janë kanë mësyer kërrigës së njëjtë të kryetarit të komunës, kjo u bërë edhe qesharake , dështim katër vjet dhe përsëritje të dështimit të sërishëm kështu duket tabloja e analizës.

Po çka më tutje?

Vazhdimi  i “këngës së vjetër” për të marr edhe një mandate dhe për tu strukur në një “kërrigë të lëkurës”, pa marr parasysh se janë të pa aftë për të bërë ndryshime në jetën e qytetarit të rëndomtë. Kërkesa  absurde “me votoni sërish “ për të ndenjur kotë.

Se niveli është i dobët i zhvillimit të demokracisë ajo po shihet , nuk ka nevojë fare  të nxjerrët ndonjë analizë, komunat e Kosovës kanë përparuar në infrastrukturë por jo edhe aq shumë ne segmente tjera, kjo bërë me dije se pushtetarët lokal nuk kanë bërë asgjë në zhvillimin e biznesit lokal dhe përkrahjes së tyre në vazhdim apo mbështetjes se sektorit privat.

Shumica e kryetarëve të komunave për këtë temë thonë se niveli nacional apo qeveria duhet të bëjë më shumë,  ndërsa ata vet rrinë dhe marrin pjesë në disa tubime me qytetarët.

Çka do tu thonë këtë vit zgjedhor qytetarëve
 
Asgjë , do të vazhdojnë të thonë se ne do të bëjmë edhe më tutje zhvillime në infrastrukturë rrugore,transport, shërbime tjera, disa do të përmendin kamera për siguri në trafik etjera. Por asgjë më tepër.

Disa prej tyre do te merren me fushatë duke shkuar nëpër fshatrat e komunave për ti bindur fshatarët që ti votojnë, dhe nëse i votojnë ata do tua sjellin asfaltin te dera, disa nga këta kandidat kanë problem me i dallua kompetencat lokale prej atyre qendrore.

Më rëndësi që ata do të kërkojnë edhe një mandat  për të nxënë kërrigat asgjë me tepër.

Mos bërë asgjë kërko mandate të ri?

Kështu vazhdon të mbizotërojë logjika e këtyre njerëzve, të cilët një pjesë e tyre nuk merren me asgjë por me parti politike, dhe nëse i pyesnin çfarë bëni këta iu përgjigjen se “punojnë në parti politik”, një numër i madh i këtyre kandidatëve është kështu, kurse një pjesë e vogël i kanë hy biznesit privat dhe figurativisht merren me politikën komunale dhe me fshatrat  e lodhtë të Kosovës.

Komunat e reja bëhen me kërkesë nga banorët

Këtë vit do te kemi komuna të reja , partitë opozitare i quajnë fushatë” e disa tjera i quajnë si “komuna politike”, port e jemi shumë objektivë çështja e decentralizimit është të krijohen komuna të reja dhe zhvillimi ekonomik, social, arsimore etjer të zhvillohen në përmasa lokale ,kurse niveli qendror ofron mundësi të granteve lokaliteteve.

Se a kemi ne “para  nga buxheti I Kosovës“ për të dhenë grante këtë duhet analizuar sepse pak është vështirë të imagjinohen kaq shumë komuna me kaq buxhet për grante, të lajm anash atë se këto komuna mund të mbajnë vetën madje edhe administratën e tyre lokale me të hyra vetanake.

Sidoqoftë ka pas kërkesa të tilla nga disa fshatra të Kosovës që të bëhen komuna por problemi si të mbijetojnë si të tilla??

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)