23 Dhjetor 2024

Zgjedhjet e parakohshme pastrojnë skenën politike

Shkruar nga Zejdush Kastrati


Zgjedhjet janë zhvilluar sipas praktikës që është bërë e zakonshme:populli ka votuar,djalli ka numëruar. (V.T)

Kosovës, si asnjëherë më parë, i nevoitet, një garniturë dhe klasë, krejtë tjetër politike, dhe ate, jo vetëm sa i përket Ekzekutivit përkatësisht, kooalicionit momental Qeveritar, por në veqanti Parlamentit, por, patjetër, edhe Presidencës aktuale.

Shkojmë radhazi, dhe nëse bëjmë, një analizë më të detalizuar të kësaj Qeverie, nuk ka vend për mburrje apo lëvdata, as në sferën e proceseve pozitive zhvillimore, por as në aspektin e rritjes së besimit apo shpresave, tek banorët e Kosovës, se e ardhmja e tyre, do të jetë më e mirë, apo do të sjell rezultate, të cilat, ka kohë, që jemi mësuar, vetëm ti dëgjojmë, nëpër prononcime e debate mediale, dhe ate që nga Kryeministri Thaçi, ashtu, edhe pothuaj, gjithë ministrat e zëvëndësministrat e shumtë në numër, të kësaj Qeverie, por mos të harojmë, edhe të qeverive të mëhershme.

Kjo Qeveri, me Hashim Thaçin në krye, i cili ska dilemë për momentin,edhe gjatë këtij mandati të tij të dytë, me lojën që po e zhvillon, ai është i pakontestueshëm dhe pa alternativë, se dikush nga skena aktuale politike kosovare , do të mund ta zëvëndësojë, sa i përket përbërjës së këtij kabineti qeveritar, karakterizohen dhe identifikohen, me përsonalitete e individë, që më tepër, janë pjesë të klaneve e grupacioneve të caktuara të interesit,të cilët jo vetëm nga disa media që janë përfolur, si akterë të aferave të mëdha, në radhë të parë atyre korruptive, falsifikimeve, por edhe sa i përket bagazhit profesional, moral e kombëtarë, përsonaliteti i shumicës së tyre, që nga fillimi, ka qenë mjaftë i diskutueshëm dhe kontarverz.

Mbi gjysma e kabinetit nën hetime,me një strukturë minoritare brenda këtij kabineti që nuk reflekton besueshmëri dhe kapacitete progresive,në këto momente, kur Kosova po përgatitet për bisedime politike dhe shumë të rëndësishme me Sërbinë, e në veqanti, qështja e veriut të Mitrovicës ,kërkohet një seriozitet koncensual,besueshmëri tek liderët, dhe në veqanti, një strukturë e re qeverisëse, më pak e shantazhuar, e cila, me një platformë të qartë, shkon edhe në këto bisedime, dhe pastaj, dinë cka kërkon,pastaj ka guxim të thotë të vertetën, edhe para popullit të Kosovës por edhe palës serbe, e faktorit ndërkombëtarë.

Krijimi i kooalicioneve të reja qeverisëse,që po përfolet ditëve të fundit, në radhë të parë mes PDK-së e AAK-së,nuk paraqet asgjë të re dhe të mirë për Kosovën në këto momente, por nëse ndodh,atëherë, vetëm se do të arrijë që të instalohen disa figuara të reja (nga ata të vjetrit), që botërisht, dihet se kush janë, edhe nga PDK-ja por edhe AAK-ja,të cilët, vetëm se do të plotsonin, dëshirat e disa njërëzve të caktuar nga këto dy subjekte politike ,por në veqanti dë të plotësonin kërkesat e ndërkombëtarëve dhe palës sërbe, të cilëve më së shumti po u ngutet dhe nuk po na kursejnë.

Eshtë vështirë të besohet, se kërkesës së Thaçit, për një kooalicion sa më të gjërë, me pjesëmarrjen edhe të Ldk-së, hiq liderit të këtij subjekti më të madhë opozitar, Isa Mustafa, që po e kundërshton fuqishëm për momentin, një propozim të tillë,nga ky subjekt politik gjinden me “kallaballëk” edhe ish ministra e politikajë tjerë të LDK-së, që do të përkuleshin e pranonin, të jenë ministra në kabinetin e Thaçit, duke u thirrur në radhë te parë në presionin nga ndërkombëtarët, por edhe, kinse, po e bëjnë këtë, në interes të vendit.

Kuptohet,futja në bashkëqeverisje, edhe e LDK-së, për Thaçin si Kryeminsitër dhe lider numër një në Kosovë, do të thotë, fitore dhe poena politik,në radhë të parë tek ndërkombëtarët, dhe në anën tjetër, do të bartëte përgjegjësinë, tek të tjerët ,sa i përket vendimeve gjatë bisedimeve politike me Sërbinë, dhe do të krijonte hapësirë e mundësi, që edhe më tepër, të përqante dhe defaktorizonte opozitën, edhe ashtu, të përqarë e dërmuar, që nga ardhja e tij në pushtet,e që është shkathtësi e tij e veqantë.

Zgjedhjet e parakohshme,më së shumti hë për hë, i nevoiten Paralmentit,si institucioni më i lartë legjislativ vendit, por ska dilemë se përbërja e kësaj garniture deputetësh është ndër më të dobëtit dhe më të papërgatiturit sa i përket edhe kualitetit dhe debatit profesional kuvendor nga sfera e vendimmarrjes,por gjithashtu, fatkeqësisht, shumica e deputetëve, nga të gjitha subjektet, pjesmarrëse në Kuvendin e Kosovës, ”aksidentalisht”, janë deputet falë “vjedhjeve industrilae” të zgjedhjeve të fundit,por fatlimësisht pa imunitet.

Ka opinione, se faktorit ndërkombëtarë, dhe Sërbisë, po i ngutet për bisedime me Kosovën, me të vetmin qëllim, që sa më parë, Sërbia, të behet, pjese e Be-së,por është mirë, që ne, si Kosovë, bile një herë, të jemi ata, që të determinojmë dhe kushtëzojmë, edhe bisedimet edhe kalkulimet e të tjerëve ,meqë më me rëndësi është, që gjërat të shtyhen për një kohë, por që ato të jenë të përgatitura mirë nga ana jonë, por edhe të përfaqsuara sa më denjësisht.

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme,për Thaçin nuk paraqesin ndonjë problem të madh,që edhe në këto zgjedhje ai të fitoj dhe të jetë i pari,gjë që edhe  nuk ka kush që mund ta rrezikoj ate dhe partinë e tij, pastaj, edhe faktori ndërkombëtar ka krijuar raporte të tilla, dhe është bindur, se vetëm me Thaçin në krye, proceset që duhet të kryhen, mund të bëhën realitet, por “difekti”që Thaçit apo disa “të tjerëve”, nuk u konvenon, është, se (ndoshta)lista e të zgjedhurve, nuk mund të përpilohet nëpër oda,dhe të dominohet nga “komandantë lokalë” e njerëz të “nëntokës”, por pozitive më e madhe, është, se, tek, popullta, krijohet, një pasqyrë dhe besim, që kurajon dhe jep shpresë, edhe para këtyre proceseve që priten të zhvillohen.

Eshtë shansi i fundit, që Hashim Thaçi, si njeriu numër një në Kosovë, përkundër kritikave të mëdha që i kanë drejtuar disa edhe publikisht, dhe po i bëhën edhe në këto momente, jo vetëm nga opozia, por edhe nga disa me të cilët po rrinë e po pinë(por tinëzisht), të pastroj skenën politike me organizimin e zgjedhjeve të reja, të mbështes idetë dhe projektet që qojnë proceset përpara,të largoj ata që po pengojnë këto procese, me cka me siguri do të krijonte një klimë të re relaksuese në Kosovë, e cila, vështërsitë dhe të këqijat edhe mund të harrohen,e që është edhe obligim i liderit të mirë të një vendi.

Merre si ta marrësh, PDK-ja e Thaçit, ka kohë që është fut në zgjdhje lokale dhe ate fillimisht me Ferizajin, Kaqanikun ku edhe doli fituese, e se shpejti me siguri do vazhdohet edhe me Vitinë, Prizrenin, Lipjanin …andaj edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të sjellin vetëm të gjëra më të mira, dhe do të legjitimonin figura dhe përsonalitete, që mbi të gjitha, në radhë të parë, kanë interesin shtetëror, e pastaj ate përsonal.

Mos të harrojmë, kaptinë në vehte është edhe rasti i Presidentes, e që është kryekëput në dorë të Thaçit.
  

Zhbllokimi i procesit të Ligjit zgjedhor që po kushtëzohet jo vetëm nga LDK-ja por edhe subjekte tjera, gjithashtu kërkon jo “kokëfortësi”, por në radhë të parë pjekuri, sens e respektim të Marrëveshjes e cila, është kusht edhe për Marrëveshje të ardhshme, por edhe fuqizim apo degradim  të përsonalitetit që ka qenë bartës i kësaj marrëveshjeje.
  
Kosova, ka nevojë, për koka të reja në skenën politike, e në veqanti me njerëz që kanë besim e mandat nga populli, i cili fatëkeqësisht, deri më tash nuk arriti ti zgjedh ata që deshi.
Hashim Thaçi këtë mund ta bëjë…
 
            
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)