26 Dhjetor 2024

Zgjedhjet e jashtëzakonshme pritet te mbahen shumë shpejtë

Marrëveshjet PDK - LDK për zgjedhjet e ardhshme

Shkruar nga Mr Sc.Blerim Burjani
 
Zgjedhjet e jashtëzakonshme pritet te mbahen shumë shpejtë me së largu ne qershor të këtij viti. Në deklarimet politike qe bëjnë liderët politik Hashim Thaqi dhe Isa Mustafa, definitivisht morën primatin në përcaktimin e afatit të për afërt për mbajtjen e zgjedhjeve.

Loja tash më është zhvendos tek të dy liderët politik të partive më të mëdha të vendit, të dy këta lider kanë telashe dhe pa dëgjueshmëri brenda subjekteve të tyre. Së fundi nga PDK u larguan Fatmir Lima e Jakup Krasniqi, të cilët po bëjnë parti politike,  pritet ti bashkëngjiten edhe disa figura tjera politike të “lodhura” të PDK, përderisa edhe Isa si ka punët mire, po kontestohet nga disa degë të LDK.

Përkundër se ai duket të ketë fituar në nominim para kohe për kryeministër të vendit në Këshillin e Përgjithshëm të LDK, duket se po gabon sërish LDK, autoriteti i zbehur i liderit të këtij   subjekti nuk ka këndellë fare Këshillin e Përgjithshëm të këtij subjekti politik- të mendojë objektivisht që në zgjedhje nuk duhet të hynë me përçarje, por kjo pak i konvenon PDK e cila gjendet në pozitë të njëjtë politike me ndarje, ardhja e disa njerëzve  brenda këtij subjekti nuk ka sjellë asgjë të re, madje ka zbehë edhe më tutje fuqinë e vet politike brenda edhe jashtë vendit.


PDK – LDK me probleme te njëjta politike

 Dikush do të thoshte si LDK dhe PDK kanë probleme të njëjta të përçarjes politike, përderisa partitë tjera të vogla janë nda mjaft keq në zgjedhje lokale dhe gjithmonë kanë pas ndarje dhe përçarje politike brenda tyre por nuk kanë pas peshë, dhe kësaj opozite i reduktohet shpresa  që në zgjedhjet nacionale të arrijnë diçka me shumë, e lere më pretendime për pozita kyçe qeverisëse në vend, kjo po mbetet ëndërr në stinë dimri, por me kohë vere të vendit tone do të shkrihej shpresa në tërësi e këtyre partive shumë te vogla politike.

Partitë e mëdha përjashtuan subjektet e vogla politike

Partitë e mëdha te vendit përjashtuan subjektet e vogla politike për të bërë marrëveshje për kohen e mbajtjes së zgjedhjeve, kështu u shua edhe një iniciativë e një subjekti të vogël politik për të rrëzua qeverinë.

Këtu doli përpara një subjekt politik opozitar i cili në nivelin e vendit ishte ndarë shumë mirë nga zgjedhjet e fundit lokale pra LDK.

Skena politike sipas këtyre partive të mëdha të vendit do të duhej profilizuar në dy parti politike eventualisht një subjekt i tretë politik do të mjaftonte nevojave demokratike të shtetit.

Por këto subjekte politike kanë ndarë popullin moti në patriot e tradhtar dhe kanë mbijetuar politikisht duke kritikuar njëri tjetrin dhe në fund kanë dal të dy këto subjekte patriotike, prandaj PDK respekton LDK dhe liderin Ibrahim Rugova, e ata respektojnë luftën çlirimtare.

Se këto subjekte politike bashkëpunojnë nuk ka dilemë, ata janë marrë vesh për shumë gjera, prej atyre elementare e deri të dërgimi I njerëzve nëpër borde dhe ambasador të cilët edhe fëmijët e tyre I kanë dërguar nëpër ambasada, jo që kanë marrë vesh nga politika dhe diplomacia por nga marrëveshje e dëmshme politike të fshehta personale, kështu ka ndodhë edhe përkrahja nga LDK e negociatave teknike me Serbinë që iu dha nga lideri i LDK kryeministrit Thaçi.

Gjithmonë një krah i njerëzve të LDK kanë bashkëpunuar me PDK e që s’kanë pas të bëjnë fare me interesat nacionale por ato personale dhe familjare.

Te ne s’kishte opozitë të fuqishme asnjëherë, dhe se gara për liderizëm opozitar ka vazhduar dhe po rritet edhe pse realisht vetëm LDK është parti më e madhe opozitare e vendit, nga e cila do të duhej t ë burojnë propozimi apo krijimi i marrëveshjeve për mocion në rrëzimin e qeverisë. Vendi ynë shkon në zgjedhje kur dëshiron Hashimi, kjo nuk është asgjë e re, dihet atij më së shumti i konvenojnë këto zgjedhje, e më së paku opozitës aktuale, vetëm LDK ka vullnet deri diku të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, por tjerët më mirë mos me shkua fare se nuk priten të ndahen mirë në këto zgjedhje, e disa do te kenë problem me kalua pragun zgjedhor.
Ndryshime ne legjislaturën e re

Disa nga shumë fytyrat monotone politike nuk do te jenë pjesë e Kuvendit, ata do te mbeten pa punë ashtu si kanë qen gjithmonë, veç ne te ashtuquajturën politike në Kosovë janë bërë emra publik e që në realitet ata gjithmonë janë kanë anonim.

Qytetarët do të ballafaqohen me probleme dhe pse ti votojnë këto parti?

Qytetarët e Kosovës po ballafaqohen më probleme serioze të mos zhvillimit ekonomik, me një papunësi enorme dhe me probleme dhe tensione sociale, andaj më së miri vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme për ti ikur pakënaqësive të mëdha të qytetarëve.

Edhe me keq qytetarët nuk kanë as këndë të votojnë, sepse kush do të vij prej kësaj klase politike dhe këtyre fytyrave 14 vjeçare politike në pushtet është njëjtë, nuk do të sjellë asgjë të re por se do të sjellë vetëm lëvizje të fytyrave politike nga deputeti ne ministër dhe anasjelltas, kjo pritet te ndodhë por jo edhe diçka tjetër interesante.

Disa subjekte opozitare kanë synime të zakonshme po sikur të ishte vitit 2004, këto apetite të mëdha dhe fuqi të vogël elektorale nuk ndodhin të marrin poziten kyqe të drejtim të vendit, kjo është e qartë, më së vështir do te jetë kompozimi I qeverisë së re, sepse këta njerëz as si deputet nuk kanë pas suksese e lere me që pritet te jenë ministra, kjo është dështim dhe do te jetë dështim.

LDK tash më ka bërë të ditur synimet e saj për të marrë kreun ekzekutivit përderisa PDK nuk ka nevojë as te thotë, sepse kjo është e dijshme përderisa ëndrrat tjera presin të shohin subjektet e vogla politike në Kosovë.

Ky është realiteti që po vjen, duhet të përkujtojmë së mirë nuk është që sërish të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, kështu po ndodhë me fqinjët tanë që shkojnë drejt në zgjedhje të jashtëzakonshme, kjo tregon pasiguri të plotë politike në regjion dhe ndoshta më vonë edhe për shkallëzime tjera sociale ne regjion.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)