28 Dhjetor 2024

Zëri i humbur në errësirë

Shkruar nga Mona Agrigoroaiei

Më ra në dorë një shkrim absolutisht i papranueshëm i një zëri pro-serb në publicistikën shqiptare në lidhje me protestat në Shkup, shkrimi i titulluar “Gabimi strategjik i protestuesve shqiptarë në Maqedoni dhe si duhet ndrequr “, me autor Kastriot Myftaraj.

Jo vetëm se ky shkrim iu shërben planeve strategjike antishqiptare për konservim të krijesës shtetërore sllavo-maqedonase, por ai është plotësisht pa asnjë logjikë të shëndoshë normale kombëtare.

Ky shkrim tenton t’u hedh kripë në sy shqiptarëve se gjoja kërkesat e shqiptarëve në protestat mbarëpopullore duhet të jenë të rreth zgjidhjes së emrit të IRJM-së, ashtu që shteti sllavo-maqedonas të gëzojë “lumturi të përjetshme”!

Shkrimi i Kastriot Myftaraj, ka tri teza kryesore që rrëzohen në një analizë më të kthjellët.
Ai thotë: “Kërkesat e formuluara në emër të protestuesve, që mund të funksionojnë, duhet të jenë kompatibile me agjendën e Perëndimit (SHBA dhe Bashkimit Evropian). Interesi parësor i Perëndimit në Maqedoni është stabiliteti […] Perëndimi ka një marrëveshje të heshtur me nacionalizmin maqedon, do të thotë me Gruevskin, që këresat e shqiptarëve t’i përmbushë deri në atë shkallë kur ata nuk kërcënojnë seriozisht ekzistencën e shtetit maqedon”.

Ku e din Kastriot Myftaraj këtë gjë?
Rikujtojmë përkrahjen amerikane për cështjen shqiptare, e shprehur edhe nga ish presidenti George Bush ka thenë shprehimisht para gazetarëve: “Të ndërpritet boshti Beograd – Athinë. Të krijohet trikendëshi Tiranë- Beograd-Athinë”.
Gjë që do të thotë se Amerika, në interesat e saj strategjike, është interesuar për t’i vënë pezull Maqedonisë si shtet de facto.

Prandaj edhe ka insistuar në zgjidhjen e emrit të IRJM-së, që ajo të mos hyjë në NATO dhe ajo të ndahet!!

Edhe nëse nuk do të ishte ashtu, nuk duhet gjykuar se shqiptarët duhet të veprojnë në kuadrin e “shtratit të Prokustit” të “stabilitetit” brenda shtetit terrorist sllavo-maqedonas.

Ata duhet të veprojnë sipas agjendës kombëtare shqiptare, që do të thotë se duhet të veprojnë për shkatërrim të krijesës artificiale dhe koloniale sllavo-maqedonase dhe për RIBASHKIM KOMBËTAR.

Kastriot Myftaraj ka bërë këtë shkrim në komandë politike sllave. Kjo shihet kur ai quan “gabim strategjik” kërkesat e protestuesve dhe kur thotë se “janë në kundërshtim me agjendën e Perëndimit për Maqedoninë dhe për këtë arsyje nuk ka gjasë të jenë të suksesshme.”

Me fjalë të tjera, “analisti” i akuzon protestuesit se vëjnë në rrezik shtetin sllavo-maqedonas?!?! Edhe po të ishte ashtu, gjë që akoma nuk është rasti, sepse kërkesat e protestuesve kanë të bëjnë në mënyrë strikte me rastin Monstra dhe me arrestimin e padrejtë të protestuesve në protestat e mëparshme, ky nuk është “gabim strategjik”.

Përkundrazi, është kërkesë legjitime, kombëtare, që duhet mbështetur pa rezervë. Fakti se Kastriot Myftaraj nuk e bën këtë dhe po shton përfundimin mbi të se ai është një “zë e humbur në errësirë” të prosllavizmit.

Sa i përket protestave, në asnjë mënyrë ata nuk duhet të përfshijnë një kërkesë të tillë pro-sllave si zgjidhja e emrit të IRJM-së, sepse kjo është në favor të sllavo-maqedonasve dhe nacionalizmit të tyre agresiv.

Përkundrazi, kërkesat e shqiptarëve duhet të avancojnë në respektimin e të drejtës së vetëvendosjes dhe dekolonizimit të trevave shqiptare të Iliridës.

Rumani, 13 korrik 2014

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)