22 Dhjetor 2024

Zbatueshmëria e ligjit dhe sistemi ekonomiko-shoqëror

Shkruar nga Xhevat Meha ACCA

Zbatueshmëria e ligjit dhe shteti ligjor janë tema të shpeshta në fjalorin e përditshmërisë të individëve, subjekteve dhe institucioneve tona dhe atë për një kohë të gjatë. Fakti që këto qështje përtypen për një kohë të gjatë dëshmon që zbatueshmëria e ligjit dhe shteti ligjor vazhdon të jetë temë sa aktuale aqë edhe e rëndesishme. Pikërisht rëndësia dhe aktualiteti  janë nxitësit për të bërë përpjekje për kontribut në këtë qështje.

Rëndësia e zbatueshmërisë së ligjit dhe shtetit ligjor poashtu  përmenden shpesh në fjalorin e përditëshmërisë së individëve, subjekteve dhe insititucioneve tona.  Fakti që përmendet shpesh kjo qështje dëshmon  nevojën për hulumtime, analiza dhe shtjellime të thukëta të lidhjeve, marrëdhënjeve dhe të shumëdimenzionalitetit të zbatueshmërisë së ligjit dhe shtetit ligjor në shoqërinë tonë.

Zbatueshmëria e ligjit dhe shteti ligjor ka lidhmëri dhe prek në një ose mënyrë tjetër secilin individ, shtresë, subjekt dhe institucion të shoqërisë tonë. Trajtimi i plotë i kësaj teme kërkon punë profesionale dhe shkencore të individëve si pjesë e një ekipi të gjerë si anëtarë të dëshmuar me kualifikimet dhe përvojat më të larta prifesionale dhe shkencore, dhe atë të punojnë për një periudhë kohore të gjatë. Në këtë shkrim autori përpiqet që të kontriboj në shtjellimin e vetem të disa qështjeve dhe aspekteve përmes shtjellimit të vetem disa lidhjeve dhe marrëdhenjëve të zbatueshmërisë së ligjit dhe shtetit ligjor në ndërtimin e sistemit ekonomik dhe përgjithësisht shoqëror. Autori nuk pretendon se qështjet e shtjelluara këtu, lidhjet dhe marrëdhenjet e shkoçitura këtu, janë të vetmet ose janë më të rëndësishmet.

Tani që shoqëria jonë është shtet i pavarur, është e nevojshme që ta marrë ndërtimin shoqëror në duart e veta në të gjitha aspektet dhe dimenzionet e veta. Sistemin  ekonomik e konsideroj si më me peshë në sistemin e përgjithshëm shoqëror edhe pse kjo mund të jet e diskutueshme nga shkaku se mund të jam i ndikuar nga fusha e profesionit tim. Konsiderimi për peshën e sistemit ekonomik në sistemin shoqëror vjen nga ajo se Kushtetuta e Kosovës mbështet ekonomin e tregut si sistem shoqëror.

Me që shoqëria jonë është përcaktuar për ekonomi të tregut si sistem shoqëror, tani duhet që të hulumtojm, analizojm dhe njohim më mirë kushtet dhe faktorët për ndërtim të suksesshëm të këtij sistemi. Duhet që t’i shfrytëzojm të gjitha dobit dhe mundësit që ekonomija e tregut i krijon për mirëqenjën e shoqërisë tonë. Sistemi Vetëqeverisës i Jugosllavisë, edhe pse falimentoj si i dështuar, kurrë nuk u ndërtue plotësisht në Kosovë për të fituar ato dobi dhe mundësi që krijonte si sitem nga shkaku i pozitës politike që Kosova kishte në Federatën Jugosllave. Mos ndërtimi i sistemit vetëqeverisës nga Kosovarët mund të arësyetohet me fajësime tek të tjerët ndërsa mosndërtimi i sistemi të ekonomisë së tregut nuk mund të arësyetohet me kësi fajësime. Me që Ssstemi i ekonomisë së tregut është përcaktim i kushtetutës tonë, ndërtimi dhe zhvillimi i këtij sistemi është obligim kushtetues deri sa kjo kushtetut të jetë në fuqi.


Çka është kuptimi i ekonomisë së tregut? Elaborimi më i thjeshtë do të ishte përmes përshkrimit si një garë (psh foutbolli) ku luhet në bazë të rregullave dhe se ekziston një refer që ndërhynë kur rregullat shkelen për të siguruar zbatueshmërinë e rregullave. Rregullat e lojës krijojnë kushte të barabarta për pjesëmarrësit e lojës që të dëshmojnë shkathtësit dhe talentin e tyre. Gara është fer vetem kur rregullat zbatohen në plotëni. Sistemi i ekonomisë së tregut funksionon në bazë të rregullave që janë ligjet dhe se zbatueshmërin e rregullave, që dmth ligjeve, e siguron shteti me institucionet dhe mekanizmat shtetëror. Sistemi i ekonomisë së tregut është bazë për zhvillim jo vetëm në ekonomi por edhe në fushat tjera të zhvillimit shoqëror.

Siç u përshkru më lart, zbatushmëria e ligjit është bazamenti i sistemit tonë kushtetues.Pohimi i kësaj nuk është i mjaftushëm për ndërtimin e sistemit tonë kushtetues. Duhet të zbërthehen, analizohen dhe shkoçitem mirë lidhmërit, ndikimet dhe effektet, raportet dhe marrëdhënjet në mes të zbatueshmërisë së ligjit dhe segmentëve dhe faktorëve tjerë shoqëror. Në këtë shkrim përpjekjet janë që të kontribohet me shtjellime vetëm të disa nga këto lidhmëri pa pretenduar se këto janë të vetmet ose më të rëndësishmet.

Niveli i zbatushmërisë së rregullave në garë (futboll) përcakton nivelin e potencialit të talentit dhe shkathtësisë që aktivizohet në garë. Nese niveli moszbatueshmërisë së rregullave është zero, atëherë i tërë potenciali i shkathtësisë dhe talentit (si: koncentrimi, kreativitetit, imaginata etj) do të janë në funksion të të dalit fitues në garë. Në mënyrë të njëjtë, niveli i zbatueshmërisë së ligjit përcakton nivelin e forcës dhe efekteve të ligjeve të tregut në zhvilim ekonomiko-shoqëror. Nese moszbatushmëria e ligjit është 30% atëherë efektet dhe forca e ligjeve të tregut (psh në ekonomi: oferta, kërkesa, financat, investimet, aftësia konkuruese, dija dhe përvojat, etj) do të veprojnë jo në shkallën 100% por në shkallën 70%. Nese moszbatueshmëria e ligjit është 60% atëherë efektet dhe forca e ligjeve të tregut do të veprojn vetem në shkallën 40%.

Domosdoshmërisht pas shtjellimeve të mësipërme shtrohet pyetja: Çka është pjesa tjetër që nuk ka të bëjë me efektet dhe forcën e ligjshmërive të tregut? Pjesa tjetër i takon menaxhimit të moszbatushmërisë së rregullave/ligjit. Në garë do të ishte menaxhimi dhe mirëmbajtja e moszbatimit të rregullave nga referi kurse në sistemin e ekonomisë së tregut është menaxhimi dhe mirëmbajtja e moszbatimit të ligjeve nga shteti.

Menaxhimi dhe mirëmbajtja e moszbatimit të ligjeve nga tregu nga organizatat biznesore bëhet duke krijuar dhe mirëmbajtur lidhje jo-formale të interesit me të punësuarit në institucionet shtetërore. Niveli i angazhimit në mirëmbajtjen e lidhjeve jo-formale të interesit ( siç janë: korrupsioni, lidhjet partiake, ideologjike, lokaliste etj, njoftësia, etj.) do të mund të matej me kohën dhe energjinë e përkushtuar rreth këtyre lidhjeve. Në kushtet e nivelit të ultë të zbatushmërisë së ligjit, koha dhe energjitë e organizatave biznisore e përkushtuar për mirëmbajtjen e lidhjeve jo-formale të interesit është e lart. Për aqë sa është niveli i angazhimeve në mirëmbajtjen e lidhjeve jo-formale të interesit do të jetë i zvogëluar niveli i angazhimit të organizatave biznisore në elementet e ligjshmërive të tregut siç janë: oferta, kërkesa, aftësia konkuruese, financat, investimet, inovacioni, organizimmi menaxherial, dija dhe përvoja, profesionizmi etj.

Po ashtu, edhe efikasiteti i institucioneve do të janë të ndikuara në mënyrë të njëjtë nga niveli i moszbatushmërisë së ligjit. Ky nivel do të mund të matej më nivelin e kohës dhe energjive që të punësuarit në instiucionet shtetërore e hargjojnë në kreativitetin e gjetjeve të fomave dhe metodave të moszbatimit të ligjit. Kjo edhe shpjegon nivelin ekzistues të institucioneve tona shtetërore. Po të vendosej një “memory chip” në kokat zyrtarëve të lart të institucioneve tona shtetërore që të inçizonte kohën e të menduarit për punën për të cilën paguhen dhe kohën e të menduarit për punë tjera që kryesisht kanë të bëjn me krijimin dhe menaxhimin e situatave të moszbatimit të ligjit, do ta pyesja lexuesin që të paragjykoj sa mund të jetë kjo përqindje. Unë paragjykoj se përqindja e të menduarit për punët tjera nga ato për të cilat paguhet është teper e lart.

Siç u shkoçit më lart, zbatushmëria e ligjit dhe shteti ligjor janë detyrime kushtetuese siç edhe moszbatushmëria e ligjit dhe mos ndërtimi i shtetit ligjor janë shkelje të kushtetutës. Në çdo rast të moszbatimit të ligjit kemi shkelje të kushtetutës. Secili që bënë moszbatim të ligjit, qoftë të punësuarit në istitucionet shtetërore qoftë të tjerë, duhet ta dijë se bënë shkelje të kushtetutës dhe kontribon siç u shkoçit më lart në moszhvillimin tonë ekonomiko-shoqëror, edhe kur kjo vertetohet nga institucionet përkatëse edhe kur kjo nuk është vertuetuar nga këto institucione. Fakti se kemi raste të pakta vërtetimit të moszbatushmërisë së ligjit dëshmon mospunën e këtyre institucioneve dhe jo shkallën e ultë të moszbatushmërisë së ligjit.

Në këtë fazë të ndërtimit të sistemit tonë kushtetus, kemi pothuasje miratim të mjaftueshëm nga Kuvendi i Kosovës të kornizës së nevojshme ligjore edhe pse kjo kornizë ka nevojë të zhvillohet tutje me përshkrime dhe përcaktime të mëtutjeshme. Dy qështje mendoj i mungojnë sistemit të tanishëm juridik: i) definimi i plotë i situatave të moszbatushmërisë së ligjit që do të përcaktonte se të gjitha lidhjet jo-formale të interesit janë jo-ligjore dhe të dënueshme, dhe ii) mungesa e institucioneve për ekzekutim të vendimeve gjygjësore sepse tani organizata biznisore mund (me veshtirësi) të vij deri tek ndonjë vendim i gjygjit mirëpo këtë vendim nuk mund ta ekzekutoj përmes policisë sepse policia nuk merret me këtë punë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)