27 Dhjetor 2024

Xhihadistët shqiptarë në shërbim të "Allahut", apo të agjenturave të huaja

Shkruar nga Asllan Dibrani

Burimet informative lokale dhe ndërkombëtare japin informata se shqiptarët po vdesin dhe vriten në luftën e Sirisë.

Nga burimet diplomatike janë identifikuar  pos  vendaseve  nga Shqipëria ,Kosova dhe shtetet ballkanike ku jetojnë shqiptarët, viktimë e propagandës dhe agjenturave të huaja kanë rënë edhe shqiptaret që jetojnë në  vendet  perëndimore.

Në aksionin për  ta luftuar regjimin e presidentit Bashar al-Asad në Siri , lind pyetje  apo shkojnë këto viktima në emër të  "Allahut " apo agjenturave të huaja për të arritur parajsën duke vrare fëmijë , gra e burra të pafajshëm në Siri?. Për interesat e tyre  po  zhvlerësohet  qenia kombëtare.

Nga shpëlarja e trurit qe ju ka bere këtyre te rinjve nga  literatura  e rrejshme,  propagandistike  dhe  antikombëtare  po e cenojne   imazhin tone ndërkombëtar.

Siria, vetëm gjatë këtij viti, mori jetën e dhjetëra shqiptarëve. Shkuarjet e tyre për të luftuar në Siri, po komentohen në mënyra të ndryshme, kush për "Allah" e kush për para. Te vritesh për para ,ka shumë kuptime!

Them se njeriut i imponohen, punë të rrezikshme profesionale  siç është  thellësia e  xeheroreve. Në hyrje të portës shkruan qe  rrezikun  e ke çdo moment!

Nga njëherë varfëria  e obligon njeriun të bëjë punë  që luan edhe jeta,  por  aty ku ka  nder,  respekt dhe ligj  i natyrës  profesionale, ka  një logjikë  qe i dhimbsesh gjithkujt. Por  t'ja marrësh  jetën e dikujt duhet të  mbështet ligji e jo krimi.

Të vrasësh, apo të vdesësh si kriminel dhe ta shpallesh dikë  se shkoj shehid, këtë e bëjnë  kriminelët e  kohës së ligjeve demokratike!?. 

Kjo është një propagandë  e imagjinuar nga ideologji të kalbura fetare nga hoxhallarë qe i nëpërkëmbin  shtetet  tona. Të vdesësh në emër të "Allahut" në gjuhën  e këtyre  hipokritëve , apo në gjuhen shqipe  në emër të zotit  , është shpifja e shekullit. 

Nga kjo   del një  botëkuptim  i plotë se fajet dhe barra  kryesore do të mbete mbi qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës  që  lejuan  krimin  e tyre  me përmasa aq brutale .Këto ditë siç duket  ju  ka rënë ne mend  me ndonjë vërejte ndërkombëtare, apo amerikane organeve tona?

Pakëz kanë  bërë një lëvizje sado pak  të ndalimit të këtyre krimeve të këtij fenomeni siç ndodhi  me Interpol Tirana që  ka ekzekutuar vendimin e dhënë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për kërkimin ndërkombëtar të 4 xhihadistëve shqiptarë në Siri.

Flet arresti u lëshuar për Almir Daci, Shkëlzen Dumani, Mehdi Manallari dhe Shyqyri Kaca akuzohen për nxitje dhe organizim të rrjetit të rekrutimeve të besimtarëve mysliman në Shqipëri për të luftuar në Siri.

Krimet e Rënda kanë arrestuar 9 persona dhe 4 u shpallën në kërkim. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, thuhet  se  grupi i rekrutimeve drejtohej nga imami i xhamisë së “Unazës së Re”, Genci Balla dhe imami i xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa.

Të tillët kanë  si  çerdhe  tëterrorizmit edhe Kosovën në krye me  imamin e Gjemisë së madhe  në Prishtinë Shefqet Krasniqin dhe shumë  predikues të  fesë islame që kanë kryer vepra penale  edhe ma të rënda se  të  lartshënuarit nga  Tirane, qe kane lene me dhjetar gra pa  burra dhe me qindra fëmijë pa prind.

Kështu që në bazë të  rrethojave politike që  u krijuar  në Shqipëri , në Kosovë  dhe në trojet tjera,  konstatohet se ka nevojë  urgjente të  arrestohen  këta  keqbërës  dhe të  ndërpritet ky fenomen varr  i shqiptareve,  shpifje e shekullit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)