Xhepat bosh e n'Tepih t'Kuq
Padyshim qe momenti është për të festuar për te arriturat e filmit SHOK dhe pjesëmarrjen në OSCARS dhe përmes këtij shkrimi ua përcjelli ekipit realizues Urimet me të sinqerta për suksesin e SHOK.
Në aspektin kulturor filmi SHOK i vendosi Shqiptarët në harten botërore ngase është filmi i parë i kinematografisë Shqiptare që mori pjesë në OSCARS dhe për herë të parë në Oscars u fol Shqip.
Gjatë kohës se mbajtjes se ceremonisë emri Kosovo ishte me i googluari dhe SHOK u bë njeri nga filmat me te shitur në iTunes.
Duhet festuar sepse tani e tutje u hapen dyert dhe shpresat e kineasteve shqiptar te realizojn filma cilesor per ta prezentuar Shqiptarine gjithandej neper bote.
Por, në ketë mes te festes dhe me shprese qe kjo mos te perseritet ne te ardhmen, nuk duhet harruar faktin qe Ekipi realizues i filmit shkoj ne Oscars me xhepa bosh.
Pas promovimit të filmit në MoMA te New York-ut në festen që u shtrua në Empire Lounge në mesin e milionereve shqiptar gjersa po festohej me koktej, ushqim e me keng e vallle e muzikie shqipe, John Doe nga ekipi anglez reshkitazi theksoi \"Our Cards are Maxed out\" dhe tutje rrefej se filmin SHOK e kishin financuar kryesisht vet producentet anglez dhe tani po defreheshin me kenge e valle e me xhepat bosh sepse edhe shumen qe ua kishte premtuar QKK-ja Qendra Kinematografike e Kosovës ende nuk e kishin marr, ne fakt rreth QKKse bashkë biseduesi nuk deshi te konfirmoi asgje por me la te kuptoj qe kishte mjegulli rreth përkrahjes nga QKKja.
Padyshim qe duhet festuar por ama duhet ndryshuar trendin e mendesise hipokrite shqiptare qe nuk po na len te hecim perpara, disa po e cilesojne kete mendesi si e vjetra katunareske Shqiptare une do ta cilesoja mungese dashurie ndaj Atdheut dhe Papjekuri Kombetare.
Vetem kur arrine suksesin boteror, kur mbrrin ne maje te kondres, kur arrine suksesin pa asnje ndihme nga ata qe ngrisin flamurin per ty, si duket vetem athere je i mire per Shqiptaret ?!.
Shqiptaret kur dojn e bejne Shqiptarine me te suksesshme por ende nuk po duan, Shqiptaret duhet urgjentisht ta ndrrojne Trendin dhe Mendesine e Papjekur Kombetare, duhet ta duan Atdheun e njeri tjetrin, duhet te behen me largepames nese deshirojne te festojne per sukseset e Filmit, Muzikes, Artisteve apo edhe suksesin ne fushat tjera si ne Diplomaci, Ekonomi, Technologji etj etj dhe te investojne e ndihmojn Sot qe Neser te krenohen me te vertet e jo Sot te vrapojne larg njerit tjetrt ndersa Neser ta ngrisin flamurirn per mua apo per ty, per ata ose ato pasi te ken korrur sukses..
Dhe per fund, cdo nate para se te shkosh ne gjume, pyete veten cka ke ba sot per Shqiptar ?!.