Vrasje me motive politike
Gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung -për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës
Shkruan: Naim Krasniqi - Gjermani
Vrasja e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalles si dhe e Kadri Zekës, në shtypin gjerman u prezantua mjaftë qartë duke sqaruar se motivet e vrasjes ishin politike.
Ky konstatim i shtypit gjerman vinte pas shumë shkrimeve mjaftë objektive për Demonstratat e Pranverës së vitit 1981, ku shumë komentator edhe paralajmëruan për atë se çka do të ndodhte me shqiptarët që jetonin në kuadrin e ishJugosllavisë, Kjo u dëshmua edh pas Marrëveshjes së heshtur në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme të ish Jugosllavisë dhe ish Republikës Federale të Gjermanisë në Mars të vitit 1981, e njohur si Marrëveshje Balkan - Route (Marshuta apo Rruga Ballkanike).
Sikurse shumë gazeta te tjera edhe gazeta Bavareze Süddeutsche Zeitung, e datës 19 dhe 20 Janar te vitit 1982, komentojnë këtë vrasje duke e klasifikuar si vrasje me motive politike. Kjo kuptohet që në mbi titull ku shkruante Politische Motive wermutet (Supozohen motivet politike), ndërsa në titull me shkronja kursive dhe te mëdha, (që të tërhiqte vëmendjen e lexuesit) se ishin vrarë tre azilkërkues (me përkatësi kombëtare shqiptare te Kosova) nga UDB-ja. Drei Exil-Jugoslawen Ermordet Sterbender Beschuldigt - UDBA, (Tre refugjatë - jugosllavë të vdekure; Fajtor UDBja).
Po ashtu edhe në brendësi të artikullit, fajësohej Shërbimi i fshehtë jugosllavë si kryes i këtij atentatit. Duke dhënë të dhëna për tre të vrarit si dhe vendin ku është kryer ekzekutimi, shkruhet edhe për pak të dhëna për jetën e Jusufit, ku thuhet se ai kishte emigruar në Gjermani në vitin 1979, për shkak të ndjekjeve nga policia jugosllave, pasi që ai konsiderohej si armik i shtetit, prandaj ka qenë i detyruare që të emigrojë. Të dhenate për viktimat i jep kështu, Die Opfer, der 31 jähriger Bardhoshe Gervalla und dessen 36 - jähriger Bruder Jusuf Gervalla sowie der in den Schweiz lebende 28 jähriger Zeka Kadri, alle albanische Volkszugehörigkeit
(Viktimat janë 31 vjeçari Bardhosh Gërvalla dhe vëllai i tij 36 vjeçar Jusuf Gërvalla, si dhe një i ri nga Zvicra 28 vjeçar Kadri Zeka, të gjithë te perkatesise kombetare shqiptare
)
sind für die Gründung einer unabhängigen Republik Kosovo eingetreten,, (që kanë kërkuar dhe janë angazhuare për Republikën e Kosovës ).
Jusufi ka ardhur në territorin tonë për tu strehuar, pasi që autoritetet jugosllave e konsiderojnë si armik të shtetit si dhe se ka lidhje me grupe të ndryshme që janë kundër Jugosllavisë. Jusuf Gervalla hielt sich zeit Dezember 1979 als Asylant im Bundesgebiete auf und wurde von jugoslawischen Behörden als führendes Mittgleid einer staatsfeindlichen Organisation bezeichnet.
Është ,interesante se qysh në fillim konstatohet se kjo vrasje është kryer nga shërbimi i fshehta Jugosllave UDB-ja , për motive politike, për shkak të aktiviteteve të tyre propagandistike kundër padrejtësive që ju bëhen shqiptarëve ne Jugosllavi, kjo shihet, siç shkruan gazeta, nga të dhenate e Policisë se Baden-Würtenbergut, ku përgjegjëse kryesore e bën UDBnë, për këtë vrasje të trefishte.
Në vazhdim gazeta jep të dhëna për vendin se ku është kryer krimi, si dhe atë se sipas dëshmitarëve janë vrejturë dy persona, që pas kryerjes se atentatit shumë të qetë janë larguare nga vendi i ngjarjes. Obwohl zeugen nach der Tat zwei Männer zu Fuß flüchten sahen, bleib die polizeiliche Fahndungen vorerst ergebnislos (Dëshmitarët pohojnë se pas vrasjes kanë kaluar dy meshkuj ne këmbë pranë viktimave, por hetimet e policisë mbeten pa rezultat). Në artikull nuk mbetet pa u përmendur edhe një atentat që kishte ndodhur në Maj të vitit 1981 në Frankfurt, ku ishte arrestuar atentatori, po ashtu edhe ky atentat ishte kundër një shqiptari, por edhe pse autori i atentatit - agjenti i UDBsë ishte dal para organeve gjyqësore, (ku gjatë tërë kohës gjëmonte me një buzëqeshje dredharake), dhe rrinte i palëvizur
werden in mochster zeit UDBA - Agent vor Gericht stehen. Das Opfer ist seither querschnittsgelähmt.
(Ndërsa viktima qëndronte në Karrocë të invalidëve i heshtur )Edhe në këtë atentat ishte e ngatërruar konsullata jugosllave, in das auch Angehörige des jugoslawischen Generalkonsulates verwickelt waren, (Ёshtë fjala për gjykimin e atentatorës Zorica Aleksic kundër Rasim Zenelajt qe mbeti invalid te kryer me 14 Maj te vitit 1981)
Ndërsa në artikullin e datës 20 janar te vitit 1982, është kumtesa e Policisë, ku thuhet qartë se, kjo vrasje është e kryer në mënyrë shumë profesionale, si dhe konstatohet se atentatorët ishin shumë të përgatitur për ekzekutimin e viktimave.
Po ashtu përsëritet e dhëna se është konstatuar se dy persona për një kohë e kanë vëzhguar terrenin për rreth banesës se tyre, për një kohë, para se të kryejnë atentatin, si dhe pastaj ka shikuar viktimat dhe pasi kanë konstatuar vdekjen e tyre kanë ikur. Policia ka shpallur një shpërblim prej 10.000 DM, kush jep informacione për atentatorët, si dhe bënë apel për bashkëpunim nga banoret me organet policore, që të gjenden vrasësit, për ketë e ven në shërbim edhe një numër te telefonit.
Po ashtu kjo e përditshme, për atentatin kundër vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës shkruan edhe një artikull me datën 30 Janar 1981. Në këtë artikull duke kujtuar atë që kishte ndodhur në Kosovë në vitin 1981, përkujton se që nga ajo kohë ishte kërkuar likuidimi i emigrantëve që ndodhen në perëndim.
Me këtë rast kujton deklaratën e Dollancit dhënë me 6 Prill 1981, rreth Demonstratave që kishin ndodhur në Kosovë, ku Dollanci kishte potencuar se; ...qendra e armiqve të Jugosllavisë ndodhen në Shtutgard, Bruxsel etj,prandaj edhe kishte paralajmëruar luftë të pa kompromis me këta emigrante.
Po të njëjtin qëndrim kishin edhe politikanët kosovar, që tërë fajin për atë që kishte ndodhur në Kosovë ua hidhnin emigracionit shqiptarë në perëndim dhe Shqipërisë. Komentatori thotë - se, po realizohen këto deklarime të udhëheqësve jugosllav dhe atyre Kosovar ku para syve të Ministrisë së Punëve te Brendshme të Gjermanisë po ndodhin vrasje të tilla. Por kjo po ndodhë edhe në vendet tjera si në Bruxsel etj. Dhe, shtron pyetje se a ka njohuri Ministria e Brendshme gjermane për këto raste, por edhe jep mjaftë argumente se në këto raste janë të përfshirë edhe konsullatat jugosllave. Sikur edhe Gazetat tjera të Republikës Federale të Gjermanisë edhe kjo gazetë përmende vizitën e Ministrit të punëve të Brendshme të Jugosllavisë (Herljeviç), që kishte bërë në Gjermani në Mars të vitit 1981.