21 Prill 2025

Vota dhe popujt

Shkruar nga Avni Tafili

Vota konsiderohet zeri i qytetareve per te zgjedhur perfaqesuesit e tyre. Nepermjet votes, mendohet te ushtrohet vullneti i lire i njerezve per te shprehur ne liri ate qe besojne e mendojne. Vota e tyre flet per bindjet dhe idealet e tyre. Si dhe per nevojat dhe kerkesat e tyre.

Por e verteta e realiteti eshte ndryshe!

E verteta se voten e rremben i forti, i pasuri, nuk i besohet ne liri e me vullnet te lire. Kush ka dije per te mashtruar e manipuluar. Ata qe dine te shfrytezojne e perdorin te gjitha mjetet e mundshme per te grumbulluar sa me shume vota.

Realiteti flet per voten!

Sadoqe flitet, bisedohet, diskutohet, ka pak rendesi. Nese nuk i ke votat, gjithe ajo qe ti beson e mendon, s’ka kurrfare vlere. Po nuk i pate votat e mjaftueshme per vendimmarrje, edhe ato pak vota qe ke, do t’i manipulojne e komprometojne shfrytezuesit dhe mjeshtrit e keqperdorimit te tyre.

Kjo do te thote: Je i akuzuar per moskryerje te detyrave. Per papergjegjesi karshi votes qe te eshte dhene. Per mosmbajtje te premtimit ndaj atyre qe te besuan.

Tek popujt e varfer, vota perkthehet punesim. Do te thote, nese nuk ke mjete te mjaftueshme financiare, pak ka rendesi ideja jote. Vullneti e deshira jote. Ka rendesi parane qe ndan e shperndan.

Kjo nuk eshte vote e besuar, por vote e shitur. Apo, e blere. Kjo dihet.

Liria eshte koncepti thelbesor i te menduarit, i bindjes, vullnetit. Nese kjo liri blihet a shitet, atehere kemi varferi intelektuale, psikike e shpirterore. Do te thote, s’ka ndryshim e zhvillim ne nje shoqeri te roberuar. Roberimi i saj mund te ndodhe nepermjet ekonomise, arsimimit, si dhe politikave sociale e kulturore.

Nga pervoja ime tre vjeçare, kam gjetur se vota eshte me teper nje mall tregtie! Ajo tregtohet e trafikohet njelloj siç trafikohen lendet e mallrat e ndaluara. Nen dheun e tokes, behen te gjitha dredhite dhe lajkat.

Kush i bene keto?

I bejne ata qe kane vjedhur e rrembyer pasurite e popullit, ata qe i mbajne nen tyten e lajkave, dhunes, varferise dhe mjerimit. Ata qe kane marr peng endrrat e te rinjve. Ata qe vrasin ardhmerine e femijeve qe ne djep!

Ata qe voten e kane strehe ku fshehin krimet dhe korrupsionin e tyre. Vota eshte ideali i tyre. Eshte qellim jete. Pa vote, nuk ekzistojne.

Mosvota do t’i shpie para drejtesise. Do t’i ndeshkoje te gjitha te zezat, te cilat i fshehin nepermjet votes dhe pushtetit te saj.

Pra, bejne çmos qe ta fitojne, ta rrembejne, ta vjedhin. Te perdorin te gjitha mjetet e mjeshtrite per te grumbulluar vota, apo, per te ruajtur pushtetin e tyre.

Vota dhe popujt, sot, nje lidhje e shkeputur.

E vetmja lidhje qe ka mbetur: nje grup njerezish, te cilet perfitojne nga ky sistem; nga votimi.

Nepermjet votes qe manipulojne dhe rrembejne, vrasin dy here fatet e popujve: nje here qe fitojne te keqijte dhe nje here qe komprometojne te miret.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)