28 Dhjetor 2024

VLAN-i i ri në Drenas apo koalicioni i debatit për të kaluarën

Shkruar nga Bahri Bivolaku

“Ka njerëz të cilët i bëjnë gjërat që të ndodhin, ka njerëz të cilët shohin se çfarë është duke ndodhur dhe ka njerëz, të cilët nuk e kanë idenë se çfarë është duke ndodhur.”

E citova këtë thënie të mendimtarëve për të pasqyruar një nevojë, të cilën e kanë qytetarët e Drenasit dhe për realizimin e saj i duhet lidership lokal, i cili i bënë gjërat që të ndodhin e nuk i duhet lider vrojtues, apo edhe të tillë që shpenzojnë kohën me debatin për të kaluar, qëndrim ky i nxitur nga një zemërim, që për bazë e ka personifikimin politik e për qëllim demonizimin e kundërshtarit.

Zemërimi i tillë gjithsesi që nuk ka arritur nga beteja politike për Drenasin, është shumë më e hershme dhe lidhet me ambiciet e egot e sëmura për pushtet, por edhe një revansh ndaj atyre që mendojnë ndryshe për një disfatë të pësuar më herët në betejën politike.

Kujtojmë VLAN-in dhe qëndrimin e Fatmir Limajt, Jakup Krasniqit, Ramush Haradinajt e liderëve të Vetvendosjes, të cilët po nga ky zemërim mbajtën peng shtetin.

Sot, një VLAN i ri i tillë i ribashkuar po shëtitet rrugëve e fshatrave të Drenasit me shpresën e përfitimit nga një zemërim i çastit të një elektorati stabil, por që ndjehet paksa i braktisur në mos investimet e duhura dhe gjithashtu në përfaqësim.

Pra, ky VLAN i ri po synon mbase të përfitoj nga një fatkeqësi, e që lidhet me dënimet e padrejta të një drejtësie selektive, siç është ajo me rastin Drenica 1 dhe 2, por edhe procesin gjyqësor në vijim ndaj Azem Sylës, pasi që ngecjet investive në këtë komunë kanë bazën nga pamundësia për të vepruar e liderëve lokal të Drenasit, të cilët janë të lodhur nga proceset gjyqësore.

Oferta e këtij VLAN-i të ri nuk është votë e ndryshimit, por votë e synimit të pushtetit, të përfitimit dhe plotësimit të egove personale të liderëve të këtij koalicioni tërësisht joparimor, ku bëhen bashkë të majtë e të djathtë, hilegji e dilengji, vetëm e vetëm që të fitojnë e më pas të krekosen sikur gjeli mburravec.

Deklarata e misionit për Drenasin dhe debati për të ardhmen

Kandidati nga rradhët e PDK-së për të parin e komunës, Ramiz Lladrovci, si duket ka zgjedhur një rrugë tjetër e mbase edhe shumë të frytshme. Ai tani po paraqitet si një lider ndërveprues dhe transformues.

Ai me qytetarët e këtij qyteti po ndërvepron dhe po hap rrugë të reja dhe në këtë rast paraqitet si vizionar, duke zhvilluar debatin për të ardhme në Drenas e jo duke konsumuar kohën për të kaluarën.

Qytetarët e Drenasit në këto zgjedhje kanë të drejtë ta kenë një deklaratë të misionit të bazuar nga debati me ta për të ardhmen, e jo për të kaluarën.

 Suksesi i Lladrovcit në balotazh gjithsesi që do të jetë i madh nga ky shikim i gjërave, pasi që liderët apo lidershipi krijohet e fuqizohet në ofertën programore politike, nxjerrë nga debati për të ardhmen e Drenasit në secilën fushë të jetës.

Oferta e tillë politike padyshim që ka edhe afatin për arritjen e synimit. Zemërimi dhe inatet nuk janë fushë e politikës e aq më pak të jenë virtyte për lider që mendojnë racionalisht në politikë.

 Lladrovci, ekipi mbështetës i tij në fushatën zgjedhore, por edhe të tjerët nga partia e tij nuk duhet të ndjehen të zemëruar nga ata që menduan më ndryshe në zgjedhjet e para të mbajtura para ca ditësh.

 Këta qytetarë këtë zemërim momental të shfaqur e kanë pasur nga arsyeja se e kanë parë komunën e tyre sa prapa ka mbetur në investime, zhvillim e menaxhim, mbase për ta pa arsye, e sa për të tjerët, i dimë arsyet.

Në këtë mes edhe kërkim falja nuk është e pavend, përkundrazi konsiderohet të jetë vlerë mbi të gjitha të tjerat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)