23 Dhjetor 2024

Vizioni për Ballkanin Perëndimor në proceset e Globalizimit

Fadil Maloku

1. Çka kuptojmë me termin “Ballkan”?

Termi, apo koncepti i Ballkanit si i tillë çfarë është tani në përdorim zyrtar nëpër të gjithë katalogët politikë dhe ekonomikë, ka një histori të bujshme dhe përplot ngjarje që prejudikojnë zhvillime anormale, sidomos sa u përket raporteve shoqëroro-politike.

Ballkani, në të vërtetë është sinonim që me vete bart më tepër konotime negative, sesa aso pozitive, kurse në terminologjinë diplomatike dhe atë ndërkombëtare supozohet se ka hyrë diku para një shekulli. Në historinë e vonshme, pra diku nga fundi i viteve gjashtëdhjeta, si metaforë është folur për “ballkanizimin e Afrikës”, kurse në shekullin e ri ka prirje akademike që me këtë koncept të nënkuptojmë “ballkanizimin e botës”, që udhëhiqet nga agjentët politikë, socialë, ekonomikë, ushtarakë, e sidomos ata kulturorë të globalizimit.

Do thënë që më parë me këtë term është nënkuptuar pjesa gjeografike e Evropës turke, siujdhesa greke, gjysmë-ujdhesa ilire, ajo bizantine, e kështu me radhë. Në vitet ‘90, ky term pas pesë luftërave të ndodhura në ish- mini perandorinë jugosllave, gjithsesi bëhet i njohur për mbarë opinionin ndërkombëtar. Sidoqoftë, si “çështje ballkanike” Ballkani hyri me involvimin e SHBA-së në këtë pjesë të botës, në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, kur edhe filluan të përplasen, siç do të shprehej Huntigton, civilizimet botërore.

Por, a thua në projektin e kësaj Evrope unike të gjithë rrathët periferikë do kenë qasje të njëjtë në konsumimin e të mirave materiale dhe të atyre shpirtërore, të cilat do t’i prodhojë atmosfera e re integrative? Pa dyshim që rrathët margjinalë të Evropës, si ata të Ballkanit Perëndimor bie fjala, edhe një kohë relativisht të gjatë do të lozin rolin e periferisë dhe të burimit të fuqisë së lirë punëtore, ku do të ushtrohen eksperimente të ndryshme: politike, ekonomike e sociale. Në anën tjetër, po kjo periferi do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në fuqizimin e rolit të vet në Evropën e pretenduar si unike, në mënyrë që përmes imponimit kërcënues për ballkanizimin e Evropës, të përfitojë beneficionet e statusit të privilegjuar në rajonin e Evropës.

Sipas kalkulimeve të shumicës së burokratëve të Brukselit, Ballkani Perëndimor patjetër do të duhej globalizuar, që d. m. th. se në këtë pjesë të botës shtet-kombet (që këtu aq shumë kanë ndjeshmëri ) të trajtohen si entitete rajonale politike pa kufij dhe me një sovranitet të kushtëzuar, ku të gjitha vendet do të mund të ushtrojnë qasje të përafërt me identitetet tjera përreth.

Ajo që është më interesant në këtë blic shpjegim tonin mbi Ballkanin, është se prejudikimi “Ballkan Perëndimor” (ashtu siç quhej ish- krijesa jugosllave) asnjëherë nuk ka arritur të futet në Britaniken e njohur. Arsyet, thuhet se Sllovenia dhe Moldavia nuk kanë pranuar të hyjnë në këtë krijesë paragjykuese nga kryesisht diskursi politik evropian. Koncepti apo termi “Ballkan”, po ashtu, sot nuk mund të gjendet askund në asnjë fjalor politik?!

Kjo d. m. th. se diskursi i tanishëm procesin e ri integrues apo bashkëngjitjen e këtij rajoni e vështron jo më nga prizmi i mëhershëm paragjykues, në kuptimin e një pjese të saj periferike dhe tejet larg qendrave të vendosjes politike, por  nga prizmi i politikave të interesit rajonal të identifikuar si Ballkan Perëndimor, që nënkupton, plus Shqipërinë minus Kroacinë.

Dëshmi të shumta për këtë perceptim jo vetë tonin janë tani edhe deklarimet e shumta të politikanëve të niveleve të larta Evropiane, duke filluar edhe nga Z. Baroso që njihet si ithtar i flakët i këtij koncepti, apo ai i z. Havier Solanës, i cili në mbledhjen e Këshillit të Unionit Evropian, të mbajtur në Bruksel më 10 mars të vitit 2001, theksoi se “Ballkani Perëndimor është provimi më i rëndë për Evropën Perëndimore”.

 

2. Ballkani Perëndimor si një sallë e madhe operacioni

Fitohet përshtypja se eurokratët e Brukselit, me konceptin apo projektin e “Ballkanit Perëndimor”, kanë në mendje krijimin e një punëtorie të atillë socio-politike, prej nga do të prodhoheshin modele të atilla që do të ishin të zhveshura shumë nga fuqia e sovranitetit shtetëror. Së këndejmi, mendimi ynë në këtë drejtim është se Ballkani Perëndimor në një mënyrë do të jetë ai zinxhiri kryesor i rrumbullakimit të procesit të globalizimit në gjithë Evropën, e ndoshta edhe më gjerë. Tekefundit, këtë e dëshmojnë edhe operacionet ushtarake që i ka ushtruar diskursi politik i NATO-s në këto vitet e fundit në këtë pjesë të botës.

Po ashtu, edhe përshtypjet rreth konceptit të stabilizim- asocimit, të cilin (eurokratët e përdorin si eufemizëm apo si substitut të nocionit Ballkani Perëndimor!) shpesh edhe ne në Kosovë na ka rënë ta dëgjojmë më tepër nga mediet, sesa nga ndonjë institucion relevant shtetëror, kanë referenca të një stabilizimi, por jo edhe gjithaq të bashkimit me krijesën e BE_së, me të cilën jo vetëm politikanët tanë, por përgjithësisht edhe ata të rajonit e kanë gojën plotë. Në të vërtetë, bashkimi apo integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në këtë ndërtesë të “ftohët” të shquar si BE-s, tani për tani akoma mbetet vetëm një projekt që vazhdimisht është duket ashpërsuar kriteret e veta të anëtarësimit. Kjo më së miri mund të shihet me rastin e kushteve që ata u kanë vënë sidomos Kosovës edhe për shkak se tani ai është me u shprehë me logjikën e sportit është një lloj NBA-ligë.

Po ashtu, në mesin e shumë iniciativave për rindërtimin dhe inicimin e bashkëpunimit ndër rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE-n, padyshim që  është edhe ajo e të cilin e iniciuan ministrat e financave të vendeve më të zhvilluara në botë dhe ata të BE-s, së bashku me institucionet kryesore ndërkombëtare, e quajtur ”Iniciativa për bashkëpunim në Evropën Juglindore” (Southeast European Cooperative Initative , SECI). Me projektin SECI, në të vërtetë, synohet të identifikohen aksionet, detyrimet dhe padyshim obligimet e reja të cilat duhet t’i ndërmarrë ky asociacion në drejtim të ndërtimit të mirëbesimit dhe ombrellës së sigurisë, si edhe inicimin e sektorit privat, të investimeve dhe bashkëpunimit ndër rajonal.

 

3. Projektet e burokratëve për rregullimin e Ballkanit

Duket që kah hapësirat e Ballkanit Perëndimor, kur është në pyetje çështja e rajonizimit, ndër projektet që më së shumti gjer tani kanë hasur mirëkuptim jo vetëm ndër qarqet e qendrave të vendosjes politike, por edhe ekonomike (është fjala për kompanitë e mëdha transnacionale) si KTN-të, etj, janë ato që kanë të bëjnë me rikonfigurimin e Ballkanit në formë të një tërësie unike. Këto projekte do theksuar që mbesin ende  për t’u diskutuar në nivelet politike, ngaqë situata e tanishme me plot të pasiguri imponon një rezervë të pathënë për to.

Këto projekte mund të përmblidhen në gjithsej katër iniciativa: 1. Iniciativa amerikane për Evropën Juglindore (SEC); 2. Iniciativa e Bashkësisë Evropiane: 3. Rruga e ashtuquajtur e integrimeve pansllave; 4. Iniciativa autonome e vendeve Ballkanike.

Integrimi është një proces, i cili që nga e kaluara ka zgjuar interesime sidomos për identitetet dhe vendet të cilat kanë fuqi dhe ekonomi të zhvilluar në nivel të lartë. Ky konstatim, në rastin e Evropës padyshim që i takon një Gjermanie e një France, të cilat kanë me vete kapacitete njerëzore dhe resurse ekonomike që ta iniciojnë idenë e një kulmi të përbashkët, gjithnjë sipas modelit Amerikan.

Do theksuar që BE-në, e kanë përcjellë disa veçori që u manifestuan si produkt i aprovimit të “Planit të Schumanit”. Ndër to, katra sosh janë më të rëndësishme për t’u përmendur në këtë rast. E ato ishin:

1. Liria e vendosjes së mekanizmave të apostrofuar në mënyrë të pavarur nga organet dhe mekanizmat e vet shtetërorë dhe nga qeveritë e tyre;

2. Vendimet e aprovuara drejtpërdrejt i obligonin të gjitha shtetet anëtare, edhe atëherë kur vendimet nuk merreshin në mënyrë unanime;

3. Vendimet e organeve të këtij mekanizmi mbinacional i obligojnë të gjithë personat juridikë të vendeve nënshkruese të marrëveshjes;

4. Anëtarët pjesëmarrës të këtij mekanizmi mbinacional, në mënyrë të drejtpërdrejtë janë njëherëësh edhe përfaqësues të qytetarëve të vendeve prej nga vijnë, e jo të shteteve, ngaqë zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vota e qytetarëve. Duket se për t’u realizuar “ëndrra” e bashkimit të Evropës, ajo më parë duhet të kalojë nëpër disa pengesa apo procese  gati të patejkaluara integrative, në formë konglomeratesh që edhe tani janë duke u shfaqur herë pas herë.

Pikësëpari, procesi i konsolidimit ende të pamjaftueshëm të institucioneve të BE-s që në këtë fazë ende konsiderohen si fragjile (rasti i krizës në Greqi dhe paralajmërimeve të reja për Italinë, Portugalinë, etj), pra të papjekura për ta shtrirë ndikimin e vet nëpër sovranitetet e reja që pretendojnë të inkuadrohen, së dyti - pabarazia ekonomike, një element gjithsesi domethënës dhe tejet i rëndësishëm në krijimin e rrjetit të ri integrativ që është duke u ndërtuar mes shteteve udhëheqëse në këtë projekt afatgjatë dhe vendeve që presin të integrohen në të; së treti, procesi i papjekurisë për të rezistuar vlerat e reja integrative të vendeve apo shteteve që synojnë këtë tendencë të re integrative.

Sa i përket pengesës së parë të konsolidimit të pamjaftueshëm të institucioneve të qendrës për t’i absorbuar anëtarët e interesuar dhe të dalë nga pjesët e sidomos Evropës Lindore dhe të asaj Jugore, është e vërtetë që këto institucione ende janë të brishta dhe, si të tilla gjykojë ende pamjaftueshëm të paautoritetshme (nëse e përdorim termin eurokrat, kurzivi im F. M.) sa duhet për t’i fuqizuar këto vende në drejtim të interesimit për t’u anëtarësuar në këto institucione të reja edhe për vetë bartësit e këtij projekti. Sepse, principi i pranimit të vendeve të reja bazohet kryesisht në madhësinë e vendeve të interesuara për anëtarësim dhe në kapacitetet që ato duhet paraprakisht t’i ndërtojnë, si edhe në ambiciet për ta menaxhuar vetveten e cunguar, natyrisht nga ajo pjesë e sovranitetit që në të kaluarën u përgjakën popujt e kësaj hapësire. Kohë e re dhe menaxhim i ri

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)