Viti i ri me halle te vjetra
Shkruar nga Mr.sc. Metush Zenuni
Viti 2012, iku bashke me shume sfida e shume probleme per shqipetaret. Gjate ter ketij viti, kudo ne trojet shqipetare u festua 100 vjetori i pavaresise se Shqiperise Londineze.
Ne shikim te pare, mendoj se shqipetaret kishin te drejte te festonin me manifestime te ndryshme kete jubile te rendesishem te shqipetareve, u botuan shume libra, u ngriten permendore, u mbajten qindra tubime promovuese e perkujtuese, u tha e qka nuk u tha, duke idealizuar deri ne piedestal te arriturat e kombiot shqipetar per keto 100 vjet shtet.
Ajo qe me pengonte ne te gjitha keto manifestime e shenime ishte se pak u analizua qka kemi arritur si komb deri tani dhe qka ka mbetur pa u bere, me shume e lavderuam veten e shume pak i qitem ne pah edhe dobesite qe na percollen gjate gjithe ketij shekulli te perpjekjeve e te luftes se kombit shqipetar per shetet formim dhe identitet kombetar.
Ne vecanti politikanet nga te gjitha principatat shqipetare, me shume per te fituar elektorat dhe per te fshehur problemet ditore e deshtimet e tyre, folen per historine dhe per bashkimin kombetar thuaja se ajo ishte nje pune e kryer dhe aq e lehte saqe te vinte te kenaqesh nga gezimi kur ndegjoje fjalimet e tyre plot patos e patriotizem deri ne ekstaze.
Athua valle a nuk do te ishte me mire per keta palaqo politikane qe te mbilidhen ne Kuvende e takime protokolare e shteterore, te lenin me nje ane hajnite e inatet personale e meskine dhe te shpallnin vitin 2012 si vit te ribashkimit te kombit dhe si date te caktonin daten 28 nentor 2012, pa e menduar shume se cka thote Londra e Brukseli.
Vertete shepesh shtroja pyetjen vetvetes dhe njerezve qe me rrethonin, a kemi te drejte te festojme perderisa jemi te ndare, a eshte kombi shqipetar ende i lire edhe pas gjithe atyre perpjekjeve, luftrave e gjakut te derdhur per liri e bashkim kombetar.
Cka do te thonin po te mund te flisnin heronjet nder varre, ata burra te medhenj te kombit qe nga Cerciz Topulli, Mihail Grameno, Enver Hoxha, Qemajl Stafa, Azem Bejta, Shaban Polluzha, Avdyl Dura, Gjon Serreqi e deri te Rexhep Mala, Afrim Zhitia, Adem Jashari, Fehmi e Xheve Lladrovci, Tahir Sinani, Agim Bajrami e Ismet Jashari.
Viti 2012, neper tokat e copetura shqipetare megjithate pati nje te perbashket, siq thote Dritero Agolli, per te bindur se vertete jemi nje gjak dhe kemi nje mentalitet.
Si ne Shqiperine Londineze, si ne Kosoven e Ahtisarit, ne Maqedonine e Marreveshjes pakete te Ohrit ishin ne krye te lajmeve ne media, perqarjet ne mes te shqipetareve, ne mes te oponenteve politik, lufta per te dominuar e vjedhur sa me shume ishte qellimi kryesor i te gjithe udheheqesve politik e shteterore njesoj dhe me shume pak dallime. Edhe servilizmi dhe gjuha me dy standarde ishte e pranishme kudo.
Ne popull politikanet flisnin per bashkim kombetar, ndersa me diplomate te huaj flisnin se jane kunder bashkimit, se kerkesa per bashkim eshte vetem ide e ekstremisteve te pa ndreqshem dhe se populli shqipetar synon bashkimin e tij ne Unionion Evropian.
Shtrohej pyetja logjike para ketyre burreceve anadollak e sharlatan, po pse pra atehere gjermanet u bashkuan qe ne fund te shekullit te kaluar, pse Francezet, Anglezet, Gjermanet dhe shtetet tjera Europiane qe sot na mbajne ligjerata per politike largepamese dhe per nje jete te perbashket ne BE, i krijuan shtet kombet e tyre qe ne shekujt XVIII dhe XIX.
Ata e dijen shume mire se i copetuar dhe i ndare asnje komb nuk mund te ec ne rrugen e zhvillimit ekonomik dhe kulturor perkrah shetetve tjera.
Pse ata nuk e thone te verteten qe per hir te balancimit te interesave te tyre dhe per te shuar apetitet e Rusise Cariste e ndane kombin shqipetar ne 5 shtete te Ballkanit dhe se tani eshte koha e fundit qe ata tio kerkojne falje kombit shqipetare dhe ti ndihmojne qe ata te bashkohen ne familjen e vjeter Europiane qe tash po i thone Bashkimi Europian.
Si mundet qe nje komb i ndare e i copetuar ne pese pjese te bashkohet artificialisht me kombet e tjera kur nuk eshte i bashkaur me vetveten.
Ne Kosove, qeshtja e pazgjidhur me veriun, ku terrorist serb ende po e mbajne te ndare dhe te roberuar nje qytet gjeostrategjik shqiepater dhe disa komuna tjera eshte bere themer e Akilit per Qeverine e Kosoves dhe per bashkesine nderkombetare qe me sa duket jane te interesuar ta mbajne pezull kete problem si leve per kusuritje dhe per marreveshje ne te ardhmen.
Edhe problemi i pazgjidhur i shqipetareve ne trojet e tyre ne Presheve, eshte poashtu nje kercenim i perhershem per raportet shqipetaro serbe dhe Ballkanin.
Pse politikanet ne Shqiperi dhe ne Kosove nuk veprojne me gjuhen e arsyes dhe pse nuk kerkojne ne takime diplomatike qe Presheva ti bashkohet Kosoves apo edhe qofte duke iu kundervene politikes serbe me te njeten gjuhe qe ata perdorin per veriun e Kosoves.
Pse Qeveria e Tiranes dhe ajo e Prishtines nuk jane me aktiv ne diplomacine e qendrave te vendosjes per te kerkuar te drejten e vet te mohuar me shekuj. Si duket politika shqipetare ne te tri shtetet ku ata kane ndikim dhe pushtet, ende eshte ne nivelin e bajraktarizmave e pashalleqeve qe per interesa personale jane ne gjendje te mohojne kombin dhe te drejten kombetare qe i garantohet me kartat dhe te drejten nderkombetare per Vetevendosje.
Poashtu edhe gjendja sociale dhe ekonomike, niveli i arsimit, kultures dhe zhvillimit si komb e shtet, ne te gjitha trojet shqipetare eshte e njejte, e mjere dhe qe te le shume per te deshiruar.
Perderisa ne fushen e zhvillimit ekonomik trojet shqipetare zene vendin e pare ne listat e vendeve me te pazhvilluara, me te korruptuara dhe me nje nivel te arrsimit te dobet e larg te arriturave qofte te shteteve per rreth, e te mos flasim per boten e zhvilluar dhe per Europen q epo e deshirojme me aq pompozitet.
Nese duam te bashkohemi me ta, duhet ta meritojme bashkimin, duhet te jemi perafersisht afer tyre, duhet te ndalojme korrupsionin, duhet te ndryshojme mentalitetin anadollak dhe duhet te zhvillojme arsimin dhe kulturen.
Viti 2012, u percoll poashtu ne trojet shqipetare, ku me shume e ku me pak me afera e skandale te renda politike e korruptive. Ne Tirane krimi i orgabizuar, shitja e pasurise shteterore u vazhdua me te njejtin avaz, ndersa partite oponenete vazhduan te akuzojne njera tjetren ne stilin e vjeter.
Edhe ne Kosove, partia ne pushtet qe qeveris vendin u ballafaqua me shume afera korruptive, me vjedhje te hapura e me sjellje diletante qe te kujton periudhen e pasformimit dhe shpalljes se pavaresise se shqiperise ne fillim te shekullit te kaluar. Edhe ketu populli eshte pllakosur per toke, me mbi 50% varferi ekstreme dhe me nje nivel te arsimit aq te dobet qe nuk i ploteson as kushtet minimale per te qene te denje per te shkuar ne BE.
A duhet qe gjithe keto veshtiresi dhe paaftesi qe na percollen gjate vitit 2012, kombi shqipetar, qeverite e shteteve shqipetare ti shendrrojne ne mesim per vitin 2013, vit qe sapo ka filluar, apo do te vazhdohet njejte me premtime pa mbulese dhe me oratori shterpe e tendencioze, sa per te marre pushtet dhe per te vazhduar edhe me shume pasurimin e tyre te pa drejte, kur ne anen tjeter populli eshte ne kulmin e varferise dhe ku shume lehte mund te kete zgjim te tyre me demonstrata dhe forma tjera per te te rrezuar njehere e pergjithmone keto hiena politike qe po e dergojne popullin shqipetar sigurt drejte gremines dhe pa prespektives per te qene te barabart me kombet e tjera te zhvilluar.
Mendoj se nuk eshte e mire dhe e ndershme qe ata intelektual dhe analiste te gjendjes politike e ekonomike tua bejne qejfin politikes ditore per te perfituar pak para dhe pushtet, por duhet te shkruhet, te thuhet neper takime e debate, por edhe te veprohet konkretisht qe kombi shqipetare te zgjohet nga gjumi, te zhvillohet dhe te ece ne rrugen e pashmangshme bashke me boten e qyeteteruar e te zhvilluar.
Mendoj qe gjate vitit 2013, duhet te realizohet Referendumi gjithkombetar dhe te thuhet vullneti i popullit, ky vullnet i shtrydhur me shekuj nga politika vendore dhe nderkombetare, gjoja ne emer te qetesise dhe demokracise.
Valle a ka dikund ne bote demokraci, ku i mohohet nje kombi te tere bashkimi i tij ne nje shtet te vetem, kur e drejta per bashkim dhe vetevendosje eshte rregulluar dhe vendosur ne Konferenca nderkombetare ne po ata shtete qe na e mohojne bashkimin.
Mendoj se politika shqipetare duhet te ndaloj te jete servile e pakusht ndaj politikes nderkomebetare, sepse ata kane interesa personale e shteterore per te na mbajtur te ndare, ashtu siq kemi ne interesa personale, shteterore e kombetare per tu bashkaur ne nje shtet te vetem
. !!!