29 Dhjetor 2024

Vetëvendosja të qartësohet me deklaratat e zyrtarit të vet

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Ish presidenti i Serbisë dhe akademiku i mirënjohur me qëndrimet e tija antishqiptare, Dobrica Qosiq, në vitet e 90-ta pati lansuar tezën që të fillohen bisedimet shqiptaro-serbe, në mënyrë që të zgjidhen kontestet në Ballkan në mes dy popujve shumicë.

Tendenca mbase ishte e qartë dhe loja e tillë ishte një qëndrim edhe i mëhershëm i qarqeve në Beograd, e që kjo përfshinte bisedimet që për fatin e Kosovës të vendoste Beogradi e Tirana, me tendencën për ta ndarë përgjysmë.

Një tezë të tillë sot po e ngre edhe një zyrtar i një partie politike në vend. Madje, ai edhe po i fyen shqiptarët e Kosovës.

Sa do të dëshiroja që deklarata e Boiken Abazit të jetë element i paditurisë politike, ndryshe t’i quash shqiptarët e Kosovës serbë me të vetmen arsye se ata e duan vendin e tyre, vetëm tregon mjerimin e një koncepti të vjetëruar politik.

Dëshira që ky koncept i Abazit të realizohet, padyshim që e gëzon kryeministrin serb Vuçiç dhe kështu politika në Serbi fërkon duart se mos po e realizon ëndrrën e kahmotshme të tyre.

Edhe Dardan Molliqaj në paraqitjet e tij të mëhershme i shkon kësaj melodie me bindjen që koncepti i shtetit të Kosovës si projekt ndërkombëtar është tashmë i diskredituar dhe si i tillë duhet të përmbyset.

Ndoshta nuk kuptoj gjë nga politika, por një gjë e kam fare të qartë se para krijimit të shtetit të Kosovës kanë qenë vijat e kuqe se territori i Kosovës as nuk mund të ndahet, e as t’i bashkohet një vendi tjetër.

Mbase ky pozicion është më i miri për të ruajtur tërësinë territoriale të këtij vendi, së paku për momentin dhe duke i parë lëvizjet gjeopolitike karshi rajonit. Qytetarët e Kosovës e dijnë për këtë rrugë dhe poashtu e dijnë se të tjerat janë rrugë pa krye.

Sa për “shqiptarizmin” e Abazit me fyerjet që u bënë shqiptarëve në Kosovë, vërtetë nuk e vlen të debatohet.

Cilindo shqiptar në Shqipëri po ta pyesësh, të tregon për dashurinë e shqiptarëve të Kosovës karshi vëllezërve të tyre në Shqipëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)