23 Dhjetor 2024

Vetëm diktatorët mbyllin mediet

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Ta kremtosh lirinë e shtypit, është të insistosh në lirinë e gjithë njerëzve. (Tony Lloyd)


Vendimi i Komunës së Mitrovicës për ekzekutimin e aktit administrativ, për lirimin e hapsirave dhe lokaleve, që deri më tash ka shfrytzuar Tv Mitrovica, pa vendim final të gjykatës kompetente,rreth këtij kontesti, është një veprim i ngutshëm, dhe mbi të gjitha paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, por edhe të ngulfatjes së fjalës së lirë, e që në Kosovë nuk është rastësi.

 Zaten, edhe reagimet e komunitetit të gazetarëve por edhe të disa subjekteve politike e shoqërise civile,pas këtij veprimi, pareqesin një argument të fuqishëm, se ky veprim i Kuvendit Komunal të Mitrovicës,më tepër është i natyrës së qërimit të hesapeve, apo i inateve që janë grumbualluar me vite,mes parisë së kësaj komuneje, e pronarit të këtij televizioni, apo, meraklisë së pushtetit e posteve të larta shtetërore, Nexhmedin Spahiu, i cili me agjitimin dhe propagandën elektorale, që ka bërë,shumë herë, edhe përmes këtij televizioni lokal, nuk ka lënë asnjë palë zgjedhje, që janë mbajtur në Kosovë, e veqanarissht në Komunën e Mitrovicës, qofshin ato të nivelit lokal apo të përgjithshme, dhe që po ky “Nexhi”,që nuk ka qenë akterë apo kandidatë, për të qenë pjesë e atyre zgjedhjeve.
 
Pra, Nexhi si profesor,analist,pronar medie, moderator emisionesh, opinionist,këshilltar politik, agjent tregtar, linguist,…opinioni kosovarë është vështirë ta dëshifrojë, se cili është “Nexhi” i vërtet,andaj si duket, lidershipit lokal në Mitrovicë ky” koktel intelektuali”, herë- herë ,u ka sjellë telashe, e probleme, të cilat, kuptohet, ne si shqiptarë e ballkanas, kurrsesi nuk ia falim ,por i hakmerremi pa zgjedhur mjete e forma qofshin ato legale apo jashtëinstitucionale, edhe përmes kësaj forme banale e të nivelit shumë të ulët që ndodhi,e që nuk është hera e parë, që i ndodhi dhe ndoshta edhe do ti përsëritet edhe me ashpër në vazhdimësi Nexhit.
 
Kur Mitrovica, për shkak të specifikave, me të cilat po ballafaqohet që nga viti 1999,e që jo rrallë herë është edhe temë debati edhe në Uashington, Bruksel,e shumë qendra të mëdha botërore, të marrish vendim të mbyllësh një medium në këtë qytet, dhe ate të vetmin televizion në tërë këtë sektor ,është një veprim dhe sjellje , që e bëjnë vetëm njerëzit, që nuk kanë fare sens politik, që nuk duan apo nuk dijnë të logjikojnë me kokën e vet, dhe mbi të gjitha, njerëz që i shërbejnë dikujt që nuk e don stabilitetin, rendin dhe qetësinë, por i shërbejnë anarkisë, hutisë dhe mosëinformimit apo mëshehjes nga e verteta dhe realiteti, e që janë qështje të rëndësishme të cilat i duhen më së tepërmi banorëve të këtij lokalitei dhe opinionit.

Se a ka qenë Tv Mitrovica medium që ka informuar drejt, sa ka qenë korekt karshi audiencës dhe sa ka respektuar kodeksin gazetarskë kjo shtëpi informative, a ka plasuar të pavërteta dhe a ka krijuar huti dhe a ka dezinformuar apo ka qenë në shërbim të klaneve edhe interesave të një grupacioni politik ,a ka keqëpërdor pronari i këtij mediumi  këtë medium për promovim përsonal, a ka pirateri,…ndoshta edhe për shumë qështje tjera të kësaj natyre , është qështje, që është dashur të diskutohet dhe të debatohet edhe në instancat komunale apo nga Komisioni i Pavarur për Medie, por të tentosh të mbyllësh një medium është baraz sikur të mbyllësh një shkollë, kurse në Mitrovicën e ndarë, është mëkat edhe më i madh, dhe i vjen era, edhe turp, edhe trathti, edhe devijim moral,por edhe kombëtar.

Mitrovicës nuk i duhet mbyllje instiucionesh brenda në qyetit ku menagjon dhe ku respektohesh e njihesh si institucione të Republikës së Kosovës, sepse këso mbyllje iritojnë masën që të njeh e adhuron, e më së paku duhet të bëhët mbyllja e një mediumi të vetëm elektronik,pasi që pikërisht përmes medias bëhët cdo gjë transparente, hapet debati për gjithëcka dhe kjo është mënyra dhe forma e vetme të luftohet e keqja ,e të fitohet besimi dhe të shtohet respekti.

Udhëheqësit e kësaj komuneje , në radhë të parë , duhet të krijojnë rend e ligj në veri, në kufi, me ata që po e shfrytëzojnë rrymën, ujin, e pasuritë tjera të Kosovës, dhe nuk po të paguajnë asgjë, e nuk po të njohin,por po të akuzojnë, po të kërcënojnë e besa edhe po të vrasin.
 
Në Mitrovicë duhet të anagzhohemi që të hapen edhe disa televizione tjera, bile duhet investuar në angazhimin e gazetarëve dhe njerëzve të këtij zanati me bagazhin më të madhë profesioanl e moral që ka Kosova,duke investuar edhe në paisje e infrastrukturë mediatike si dhe projekte serioze mediale që fillimisht të fitohet lufta mediatike  me bandat kriminale, jo vetëm në pjesën veriore të qytetit, por edhe ne ate jugore, e në tërë sektorin,nëse duam të vendosim rend e rregull. e këtë mund ta bëjmë, duke ndihmuar zhvillimin e gazetarisë dhe medias, e jo, duke i mbullur ,apo thënë më thjesht, duke e kthyer në terr informativ, një qytet e një rajon, që është burim krimit dhe së keqes, për tërë Kosovën e më gjërë.
 
Sikurse “Nexhi” me Tv Mitrovica, që është vendosr dhe ka shfrytzuar lokale të komunës apo të huaja, me vite, ka edhe shume media tjera në Prishtinë e në tërë Kosovën, por ka edhe shumë uzuarpatorë tjerë që mbajnë poste publike,andaj “turri” i komunës së Mitrovicës, që ky medium të largohet nga lokalet, për shkak, se këto lokale po i leshohen një OJQ-je për 5oo euro qira mujore, janë një aryetim që se kap kalemi, dhe nuk e arsyeton kurrsesi veprimin e pamatun, në këtë kohë, që është ndërrmarrë, ndaj Tv Mitrovica, përkatësish ndaj “Nexhit”, njërit nga ideatorët e kombit kosovarë.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)