Vështrim rreth librit 'Poezi për mallë dashuri familjare njerëzore"
Shkruar nga Ahmet Pllana
Poetja Shqiponja Panajoti ka filluar të shkruaj poezi shumë heret. Ajo ka hesht dhe ka shkruar.
Ka shkruar pa bërë zhurmë, pa bërë reklamë. Ka shkruar, siç thotë poetja, për vete, jo për të tjerët, por ja që poezitë e saj të nivelit dhe me plot art e mesazhe të qarta, janë pëlqyer nga lexuesit dhe poetët tjerë, duke u dhënë komplimente dhe komente poezive të saj, se janë shumë të bukura.
Në këtë mënyrë, poetët edhe e kanë cytur që të vazhdojë të shkruajë. Njëkohësisht, ata edhe e kanë nxitur që të botojë libër, meqë vet nuk e kishte menduar se ndonjëherë do të botonte libër.
Ajo nga këto cytje dhe nxitje, ka arritur që të botojë librin e parë me poezi me titull kuptimplot, “Fjalë zemre”, i cili, ndonëse libri i parë i saj, është pritur mjaft mirë nga lexuesit dhe është pëlqyer dhe vlerësuar pozitivisht.
Madje, nga kjo nxitje dhe nga vullneti i saj, poetja Shqiponja Panajoti, arriti të botojë edhe librin e dytë me poezi që mbanë titullin mjaft simbolik dhe emblematik “Jam Shqiponjë”.
Ky libër është pëlqyer dhe vlerësuar pozitivisht nga redaktori dhe nga recensenti i librit.
Poezia e saj lind vetvetiu nga frymëzimi që buron nga jeta, nga realiteti, nga aktualiteti i kohës dhe nga brendia e shpirtit. Ajo është shumë e sinqert me poezinë e saj, ashtu siç është edhe vet në jetë.
Ajo pohon se gjen frymëzim nga jeta, nga realiteti, por të përshkruara me art dhe finesa poetike edhe nga imagjinata krijuese poetike.
Pra, nuk përjashtohen edhe krijimet poetike, përkatësisht poezitë e poetes që të jenë të tilla që kanë imagjinatë.
Madje, ajo në librin e dytë me poezi, pra në këtë libër, e ka një poezi me titull “Imagjinatë”, gjë që e dëshmon për këtë edhe vet autorja.
Poetja më së tepërmi frymëzimin e saj e gjen tek familja e saj, tek bashkëshorti, tek fëmijët e saj, që i do aq shumë, tek nipat dhe mbesat, që po ashtu i do shumë dhe e merr malli për ta, sepse jetojnë në mërgim.
Malli për fëmijët dhe dashuria për ta, por edhe dashuria për atdheun, janë fokusimi i saj në poezitë, të cilat gjinden në këtë libër.
Lexuesi do të kënaqet me poezitë e Shqiponjës, sepse shkruan aq bukur, sa nuk ke mundësi që mos të lexosh tërë librin, por edhe secilën poezi veç e veç me ëndje dhe kënaqësi.
Poetja Panajoti sjell risi në poezitë e saj, sidomos në vargëzimin me varg të lirë, që faktikisht kjo e dëshmon se poezitë e saj janë moderne dhe nuk janë stereotipe e të shabllonizuara.
Sido që të jetë, poetja ia ka arritur që në secilën poezi të thotë diçka të re dhe në secilën poezi të ketë mesazhe të qarta dhe që kuptohen lehtë nga lexuesi, sepse nuk janë shkruar me simbolika dhe metafora aq të sensibilizuara deri në pakuptimësi, që shpeshherë ndodhë që lexuesi nuk arrin t’i deshifrojë dhe të kuptojë se çfarë ka dashur poeti të thotë në ato poezi.
Pra, poezitë e poetes Panajoti kanë qartësi dhe konkretësi, kanë përmbajtje dhe janë kuptimplota, kanë të shprehur të bukur poetik dhe vërtet janë poezi që sjellin freski dhe kënaqësi gjatë leximit.
Poetja Panajoti pos poezive për fëmijët e saj dhe nipat e mbesat, shkruan edhe për atdheun, të cilin e do shumë dhe nga dashuria e madhe që ka për atdheun e saj, në disa poezi ajo i kritikon gjërat që nuk janë në rregull apo të këqijat në shoqëri që duhet evituar.
Pra, përmes këtyre poezive autorja synim dhe mesazh ka të mirën dhe përmirësimin e jetës së njerëzve dhe shoqërisë në përgjithësi dhe jo marrjen e rrugës së mërgimit, ku të djeg malli për familje, të afërm dhe për atdhe.
Ajo shkruan poezi edhe për dashurinë, sidomos atë prindërore, familjare dhe njerëzore, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme për shoqërinë, duke i kritikuar gabimet dhe të metat, sidomos virtytet dhe sjelljet e këqija të njerëzve, të cilat i sjellin vetëm dëm shoqërisë.
Poetes, tashmë të talentuar, Shqiponja Panajoti, nga Korça, nga qyteti i kulturës dhe sidomos serenatave të njohura korçare anë e mbanë trojeve shqiptare, por edhe shumë segmenteve të tjera që janë me vlerë nga arti dhe kultura, i urojmë suksese në të ardhmen dhe të na sjell edhe libra të tjerë me poezi apo edhe në zhanret tjera letrare. I urojmë suksese poetet Shqiponja Panajoti në rrugëtimin e saj poetik!