Vështrim rreth librit "Pak Filozofi" të shkrimtarit Arben Kurteshi
Shkrimtari Arben Kurteshi deri me tani njihet si poet dhe shkrimtar me librat e tij Tingujt e zemrës dhe romanin e tij të fundit Plisi.
Libri Pak filozofi i autorit Kurteshi është një sprovë e madhe për të edhe në dimensionin e shkencës së filozofisë.
Me këtë libër që shumë shpejt do të paraqitet para lexuesve Kurteshi dëshmon se ka njohuri të mjaftueshme edhe në këtë aspekt e sidomos në filozofinë ekonomike të shteteve më të zhvilluara të botës, siç janë Gjermania, Zvicra, Amerika, Japonia e vende të tjera.
Të gjitha këto njohuri dhe informacione për ekonominë i lidhë me zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Autori duke e analizuar situatën aktuale në Kosovë, ai vjen në disa përfundime për ekonominë tonë, ku me argumente i paraqet ngecjet e moszhillimit ekonomik.
Përveç kësaj ai po ashtu me argumente tregon rrugën që duhet ndjekur institucionet tona për zhvillim dhe avancim të vendit duke marr si shembuj konkret vendet e ndryshme, që brenda dy dekadave kanë arrit sukses në zhvillim, siç ishte Gjermania e pasluftës së Dytë Botërore dhe disa vende afrikane.
Përveç temave të filozofisë ekonomike ai trajton edhe tema nga më të ndryshmet, siç janë: tema e atdhedashurisë, “Ku është zanafilla e lirisë?”, “A mund të ndodhë bashkimi kombëtar Kosovë ↔´¸ Shqipëri?”, tema politke, siç është “Qëndrimi ynë”, “Shansi i madh” e shumë të tjera.
E veçanta e librit Pak filozofi është se, secila temë është e shoqëruar me thënie të caktuara, të mendimtarëve të mëdhenj botërorë, si për shembull për temën “Ku është zanafilla e lirisë?”, kemi thëniet që pasojnë:
Së pari të injorojnë, pastaj të qeshin, më pas të luftojnë, në fund triumfon!
Mahatma Gandhi
Duhet të provosh të pamundurën për të arritur të mundshmen.
Hermann Hesse
Një komb që e mban një sy nga e kaluara është i mençur.
Një komb që i mban dy sytë nga e kaluara është i verbër.
Thënie Irlandeze.
Autori rregullimin dhe menaxhimin shtetëror e lidhë ngushtë edhe me parimet, doket dhe traditat e një nëne shqiptare, që ajo i përdor për të rritë fëmijën e vet, por edhe për ta mbajtur familjen përgjithësisht të shëndosh përball stuhive të mëdha që mund të has gjatë rrugëtimit dhe zhvillimit. Të gjitha këto ide dhe mendime autori i paraqet te tema “Nënat”, ku edhe për ketë temë ka disa thënie siç janë;
Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të njohë.
Johan Pestalozzi
Zemra e nënës është si klasa mësimore e fëmijës.
Henry Ward Beecher
Libri Pak filozofi i A. Kurteshit është një libër i veçantë për letërsinë dhe publicistikën tonë sot. Ky libër edhe për nga forma e jashtme është një libër i brishtë, pasi që nuk është në përmasat standarde të librave, por anon më shumë si një libër xhepi që për lexuesit e sotëm është shumë praktik për tu lexuar në çdo rrethanë që ata gjenden.
Autorit i urojmë shumë suksese dhe prurje të reja në letrat shqipe.