Vendimi skandaloz i UEFA-së, të shërbej si mësim për shqiptarët
Shkruar nga Faik Krasniqi
Vendimi skandaloz, i turpshëm dhe kryekëputë me motive politike nga ana e UEFA-së, duhet të shërbej si mësim i bukur për ne shqiptarët, se çfarë do të thotë t\'i bësh padrejtësi tjetrit, e sidomos atij që është i pa krah. Pse po e them këtë!
Sepse në jetën tonë të përditshme, ne çdo ditë hasim në padrejtësi, që na bëjnë pushtetarët, institucionet shtetërore, njerëzit me influencë, institucionet e \'\'drejtësisë\'\', punëdhënësi etj. Nuk ia zgjatim dorën tjetrit për t\'i ndihmuar kur ka nevojë, kur i kemi mundësitë.
Nuk na vret fare ndërgjegjja që gjithë familjen e kemi të punësuar, kurse mbi gjysma e popullatës nuk kanë asnjë të punësuar në familje.
Nuk e çajmë kokën fare që kushëriri, farefisi, fqinji, miku, njerëzit që nuk i njohim fare, nuk kanë as bukë për të ngrënë, e në anën tjetër ne duke bërë jetë superluksoze. J
emi shpeshherë edhe egoist, madje kemi edhe egoizëm të theksuar. Nuk reagojmë fare kur të tjerëve iu bëhet padrejtësi. Sillemi sikur çdo gjë është në rregull.
Kur jemi rehat për vetveten, bëhemi sikur nuk po shohim asgjë se çfarë por ndodh rreth nesh, por reagojmë - shajmë e bërtasim, vetëm kur na cënohen interesat tona personale.
Prandaj, mos të presim që të tjerët të jenë të drejtë me ne, të na duan, të na respektojnë dhe të na ndihmojnë, kur ne për të tjerët nuk jemi të drejtë, njëri-tjetrin as nuk e duam, as nuk e respektojmë dhe as nuk e ndihmojmë.
Kur ne të jemi të drejtë për të tjerët, ta duam, ta respektojmë dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin, edhe të tjerët do veprojnë njësoj me ne!