Vendimi më i mirë pas pavarësisë Reciprociteti
Shkruar nga Leonard Miftaraj
Reciprociteti, vendimi më i mirë i Qeverise dhe goditja më e madhe ndaj Serbisë pas pavarësisë së vendit . Është njëri nga vendimet qe duhet të jetë marrë menjëherë pas Pavarësisë, por, siç thuhet në popull më mirë vonë se kurrë
Gjilan Goditja me e madhe e Qeverise se Kosovës ndaj Serbisë, pas 17 shkurtit 2008, kur u shpall Pavarësia e Kosovës, është vendimi për bllokimin e produkteve serbe. Kjo duhet shfrytëzuar nga biznesmenët kosovar për shtrirjen e produkteve te tyre në gjithë Kosovën, e që fal reciprocitetit do të ketë rritje të konsumit të produkteve vendore dhe kjo do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit edhe në rritjen e numrit të të punësuarve.
Qeveria e Kosovës duhet të mbaj një lloj vëzhgimi dhe parandalimi në rritjen e çmimeve në rast të monopolizimit të produkteve që do te ishte në dem te çdo qytetari të Kosovës. Është vendimi që gjeti të bashkuar pozitë e opozitë, çdo qytetar të Kosovës të cilët mendojnë më të mirën për shteti ne Kosovës.
Ky vendim vetëm sa forcon bindjen që Kosova është shtet dhe Qeveria e Kosovës është e aftë të marr vendime të mëdha në dobi të vendit. Rezultati i këtij vendimi është humbje milionash, zvogëlim e të hyrave, rritje të papunësisë tek të gjithë ata që nuk pajtohen me fatin se Kosova është shtet me një ardhme pranë Bashkimit Evropian.
Është shumë e sigurt që shteti serb nuk mund të përballet me këtë pasi është në dem te tyre dhe mund të pritet që shumë shpejt të arrihet ndonjë marrëveshje, që të lejohen dhe të njihen vulat doganore te Kosovës nga Serbia, për tu lejuar pastaj mallrat serbe të hyjnë në Kosovë.
Por, çfarë hapa duhet marr pastaj pas reciprocitetit?
Duhet të bëhet hulumtim i ofertave më të mira për plotësimin e tregut me produkte që janë në mungesë e ku perparsi duhet te ju jipet produkteve nga Shqiperia e ku dobia e kësaj do të shihet edhe pas lejimit që mallrat serbe të hyjnë në Kosove, pasi vet konkurrenca do të bëjë që edhe çmimet të ulën. Me këtë rast fitues do të jenë vet qytetarët e Kosovës.
(autori është absolvent Dega Ekonomike-pranë Kolegjit Universitar Gjilani)