Vendi i krimit dhe korrupsionit
Shkruar nga Emanuel Demaj
Në këtë vendë shum gjaku është derdhë dhe nuk dihet akoma se pse, kjo tokë e larë me gjakë te pafajshëm, nga kriminel të cilet pa mëshirë vranë dhe masakruam shum njerëz ne robëri e në liri.
Në këtë vend, kishte shum mjegull dhe pasiguri në periudha të ndryshme që kishte kaluar vendi ynë, shum vrasje te kurdisura e të organizuar nga grupe të ndryshme interesi, shumë tradheti dhe vrasje pas shpine, shum krime të pa zbuluara dhe që edhe sot e kësaj dite gajku i tyre kërkon drejtësi, çdo herë patriotizmi i tepërt na qonte në adresa të gabuara , dhe faji mbetët çdo herë i drejtuar në adresen e pushtuesve të kohës .
Athua a po pushojnë të qetë keta njerëz që vdiqën në rrethana misterioze, ne vende të sigurta, a thua pse çdo herë vritëshin njerëz te ndershëm dhe patriot të shquar, të vritësh ne mes të Tiranës dhe në mesë të Prishtinës së pas luftës ishte shum e dhimbshme, dhe gishti ynë prapë të drejtohet nga Beogradi?
Ky vend është i mbuluar me gjakë të pafajshëm, ky vendë nuk mundë të jetë i qetë dhe të bëjë gjumë të rehatshëm mbi atë gjakë qe po kërkon drejtësi
Ky vendë është i pa rrugë, sepse po na prijnë të verbërit
Ky vendë është i trazuar, sepse po na prijnë vrastarët e trazuar në shpirtë
Ky vend është i uritur, sepse po na prijnë të uriturit
Ky vend është i pa shpresë , sepse po na prijnë ata me shpirt të vdekurit
Ky vend është budallë që nuk luftonë për drejtësi, prespektivë dhe dekriminalizim të politikës dhe shtetit!
Ne jemi forca e vetme që mundë të ndryshojmë për mirë këtë vend, ne qytetaret e këti vendi të cilët po vuajm që 16 vite nga krimi organizuar, korropsioni, shantazhi, haraqi, vrasjet e pafajshme, kapja e shtatit nga matrapazët e uritur për pushtet , nga ata qe e mohuan vetën e tyre për pushtet, nga ata që po na bëjnë të dyshojmë se luftën e kishin bërë për tu pasuruar në kurrizë te popullit.
Le ta kuptojnë këta pushtetarë, hajna, vrasës, kriminel , ozurpator, se na kanë bërë këtë vend të pa deshiruar për tê jetuar!