26 Dhjetor 2024

Vendet e rezervuara të përfaqësuesve serb në Kuvend

Shkruar nga Blerim Burjani

Serbët e u trimëruan më në fund, kërkojnë që te kenë vende te rezervuara edhe me tutje në Kuvend të Kosovës, komoditeti i deri tashëm ishte mjaft i pranueshëm dhe kishte siguri të plotë që serbët do të ndjehen të sigurt.

Partitë serbe nuk kanë hezituar që të kontaktojnë partitë tjera në Parlament te Kosovës për të kërkuar edhe më tutje komoditetin e tyre,  ata kanë edhe frikë pak a shumë,  se kuptohet deri me tash ishe një privilegj i jashtëzakonshëm për serbët, se edhe nëse nuk dalin një numër i madh i qytetarëve serbë në zgjedhje, ata kanë pas vende e tyre të rezervuara, por këto gjera filluan të vërehen në dilemat e tyre.

Serbët u ballafaquan me pasigurinë e tyre në te ardhmen në Kuvend të Kosovës, andaj edhe nuk hezituan serish të kërkojnë vende të rezervuara, e dyta vendet e rezervuara janë mjaftë të privilegjuara sepse varësisht nga rritja e numrit të qytetarëve serbë që mund te dalin ne zgjedhje ata fitojnë edhe vende tjera përveç të rezervuara,  këtu ishte qëllimi i kërkesave të serbëve.

Nëse mbeten vendet e rezervuara dhe dalja e qytetarëve serb, rritet atëherë kemi automatikisht rritje të pranisë së përfaqësuesve serbe në Kuvend të shtetit të Kosovës, e kjo do të thotë mjaftë për pakicën serbe në Kosovë.

Kosova nuk është në fazën e pasigurisë së pranisë serbe ne Kuvend dhe integrimit të serbëve, kjo po vjen duke u ndryshuar pozitivisht dhe pritet edhe më tutje të përmirësohet pasi që qytetarët serb të veriut kanë dalë në një numër të caktuar në zgjedhje, kjo pjesë pritet të integrohet pa marr parasysh legjitimacionin e plotë demokratik te institucioneve qe pritet te themelohen, fat i mirë i ligjit për zgjedhje të Kosovës është se nuk përmban kuotën e daljes së qytetarëve të nevojshëm për certifikim të zgjedhjeve, në kundërtën do të dilnin telashe tjera, por kjo duket te jetë pozitive.

Serbët po vijnë duke u integruar dhe janë të interesuar te jenë pjesë e institucioneve të shtetit të Kosovës,  e kjo duket t e jetë mjaft pozitive në zhvillimet aktuale në Kosovë dhe bashkësinë ndërkombëtare që e kërkon integrimin e tyre në shoqërinë kosovare.

Kanë mbet shumë dilema rreth asociacionit të komunave serbe, kryeministrit i Kosovës e quan OJQ, miqtë tanë ndërkombëtar tërheqin vëmendjen për të shtuar kujdesin në negociata më Serbinë,  për shkak rrezikut për cenimin e integritetit territorial të Kosovës.

 Serbët e Kosovës kanë ndërruar qasjen ndaj shtetit të Kosovës ku jetojnë sidomos me zhvillimin e këtyre negociatave, ata më nuk janë shumë unik, por do te vijnë duke kërkuar unitet përballë institucioneve të Kosovës.

Ata ende nuk i njohin institucionet e Kosovës, jo vetëm veriu, por kjo po duket se po zgjerohet edhe në komunat serbe që deri tash kishin njohur se paku formalisht shtetin në të cilin jetojnë –Kosovën. Edhe me tutje dilemat po thellohen një pjesë e ministrave serb në Qeverinë e Kosovës kërkojnë që te kenë vende të rezervuara dhe njohin shtetin e Kosovës apo realitetin e krijuar si thonë ata,  por nuk heqin dorë nga interesa te shumta që gëzojnë në institucionet e Kosovës, kjo atyre iu mundëson komoditet, privilegje,  punësim,  gjendje materiale dhe ekonomike mjaftë stabile,  dhe kjo do te thotë shumë për serbët e Kosovës.

Fondi i veriut i bërë nga marrëveshja politik

Ky fond është duke u bërë realitet,  tash më krejt është e qartë, serbët e veriut do te kenë një fond të tyre për të cilin fond do të kujdeset Qeveria e Kosovës,  që mjetet që do te derdhen në buxhetin Kosovës,  atyre do t’iu takojë hisja e tyre, këtij fond kur ti shtohen edhe investimet e qeverise serbe në veri, do të përkrahë mjaft fuqishëm gjendjen ekonomike të tyre atje, përderisa pjesa dërmuese e Kosovës jeton pa fond zhvillimor dhe pa perspektivë sociale e ekonomike, kjo është mjaftë rëndë për shumicën e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në nivel të skamjes dhe papunësisë së madhe, përderisa për pakicën serbe ka para për të bërë inkasim të parave nga buxheti i Kosovë, kjo është mjaft jo e drejtë dhe diskriminim i plotë i qytetarëve të tjerë shumicë shqiptare të Kosovës dhe regjioneve të varfra të shtetit tonë, me komuna të varfra dhe pa perspektivë me para që premtohen vetëm gjatë fushatave dhe harrohen menjëherë si të kryhen zgjedhjet.

Sipas kësaj logjike po arrihet strategjia e Serbisë në Kosovë, atyre iu garantohen të drejtat socio-ekonomike dhe shëndetësore, arsimore, kulturore,serbe në Kosovë,  por tash e kanë edhe një çështje për të kryer te kenë gjykata ta pavarura serbe në Kosovë siç po pretendojnë, si dhe te kenë policin e tyre të integruar në policin e Kosovës ne zhargonin politik serbë e Kosovës në Kosovë i besojnë vetëm serbeve dhe asnjëherë pjesës shumicës shqiptare dhe institucioneve shqiptare të Kosovës.

Për serbët logjika e pranueshme është ndarje dhe garancione të veçanta për serbët, dhe se serbët po vijnë duke u bërë hisenik në Kosovë, ata pretendojnë që përmes vendeve të rezervuara në Kuvend të Kosovës të arrijnë të bëhen subjekt qeverisës se ku subjekti i tretë në Kosovë te jetë serbë në Parlamentin e Kosovës, nuk do të shkojë një kohë e largët dhe do të kërkojnë ndryshime në Kushtetutën e Kosovës për t’iu garantuar të gjitha këto marrëveshje të lidhura në mesë Prishtinës dhe Beogradit.

Fondi i veriut e pavarëson atë nga Kosova

Fondi do të pavarëson në një mënyrë nga Kosova veriun sepse ata do te kenë mundësi të zhvillimit të tyre si në aspektin ekonomik, atë politik e social e tjerë,  të drejta këto që shkojnë në drejtim të të garantimit të jetesë serbe dhe pavarësimit të jetesës së tyre në shtetin Kosovës, kjo u bë ë mundur me marrëveshjet politike të bëra në Bruksel, BE ka për qëllim të serbët të integrohen mos te kenë të drejtë shkëputje nga shteti i Kosovës por t’iu garantohet jeta e pavarur dhe pa ndikim e institucioneve të Kosovës.

Skenari po realizohet dhe është fundi i fillimit të jetesës së pavarur serbe në Kosovë nga institucionet e shtetit.

Ata do te krijojnë institucione të tyre nuk do te thotë të kanonizohen por se në realitetin juridik institucional kjo është jetesë e pavarur e serbëve nga institucionet e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)