21 Prill 2025

Vende të reja pune në Kolumbi, Meksikë, Kore, Mongoli, etj,

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora

Kërcënimi, fyerjet, sharjet, nënçmimi, shantazhimi, vlerë e re e shtuar në Kosovë : Kemi hyrë në muajin e pestë të luftës frontale midis dy blloqeve ; atij parazgjedhor që udhëhiqet nga PDK dhe atij paszgjedhor që po udhëhiqet nga AAK.

Kur e them këtë nuk mendoj në forcën e votës që e kanë  por në forcën e postit që e synojnë, deri në flijim. Postit të kryeministrit që po e synojnë kandidatët e propozuar të të dy koalicioneve.

Postet tjera llogariten si poste dytësore sikur ai i kryekuvandarit prandaj nuk janë edhe aq tundues me përjashtim të atyre që thirren në vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo atyre që janë lodhur fare dhe këtë post e marrin si zëvendësim të kohës që duhet kaluar në rrethana normale në kompleksin termal “ Nëna Naile “.

Posti i presidentes lakmohot nga shumkushi por nuk guxon të lakohet nga askushi. Së paku deri në përfundim të mandatit të presidentes aktuale, zonjës Atifete Jahjaga e cila, për dallim nga shumica e politikanëve që po sorollaten në këtë vakum që vet e kanë krijuar, ka sjellje normale, tregohet bashkëpunuese përmes lehtësimit të takimeve, duron ta sulmojnë shpeshherë edhe kur përdoret fjalorë rruge duke ua zgjatur dorën atyre që po mbyten në valët që vet i kanë formuar apo edhe të atyre që duan të mbyten në baltën e gjallë ku kanë hyrë vet dhe po i mbajnë peng edhe të tjerët!

Pas Enver Hasanit dhe Gjykatës Kushtetuese nuk e besoj se ka pasur  të  tjerë që janë kërcënuar dhe fyer më shumë se zonja presidente. Hashim Thaçin po e shajnë dhe fyejnë si dhe po  e kërcënojnë por pasi edhe ky është pjesë e luftës për pushtet, sulmet ndaj tij, për rrethanat tona llogariten të lejuara!

Po kërcënohen dhe fyehen edhe të gjithë ata që nuk janë të prangosur me zinxhirë të LAN-it apo i japin të drejtë vetes të shprehin mendimin e lirë qoftë edhe të gabuar.

Posti shumë i lakmuar i presidentes është bërë mollë e ndaluar vetëm për shkakun se ata që do ta bënin këtë do ta pësonin më keq se Adami dhe Eva që janë larguar nga parajsa për shkak të kafshimit plotë mëkat të mollës duke u përballuar me mallkimin dhe shigjetimin e Zeuses së Dragodanit. Jo për shkak të korrektësisë apo burrërisë që e kanë!

Tash, pozitat  më të larta institucionale po i ndajnë sipas parimit të mirënjohur në vendet gjysmëdemokratike apo autoritare e ai është parimi i Bahqes së Babës!

E kanë rezervuar postin e kryekuvendarit për humbësinë e trefishtë të zgjedhjeve, Isa Mustafën ndërsa postin e kryeministrit për ate të cilit nuk kam guxin t’i përmendi as emrin!

Pastaj, pas kohës kur Atifete Jahjaga do të mbetet pa mandat ( këta po thonë pas dy vjetëve e unë po them pas shtatë vjetëvë ) në vend të saj do të kurdiset Isa e në vend të Isës mbase dikush që është në listën e pritjes! E pabesueshme deri ku shkonë grykësia për poste dhe pushtet!

E pabesueshme është edhe gatishmëria që postet të merren me çdo kusht duke kërcënuar, shantazhuar, fyer, premtuar poste të qena dhe të paqena etj. E pabesueshme është edhe dëgjueshmëria e  verbët e atyre që kanë mbetur anash dhe që besojnë  se me një hokus – pokus do të vendosen në ato poste ndonëse kanë marrë në thua në zgjedhjet e fundit duke i thyer hyndët në pragun zgjedhor!

Kam menduar shumë se si duhet të rehatohen këta njerëz që kanë mbetur në margjina prandaj fjalët e tyre janë shndërruar në vuvuzela duke na i dhunuar timpanin e veshit!

Tash, këta njerëz që tërë kohën kanë bërë garë se cili do të përdorë fjalë më të rënda dhe më fyese kundër Enver Hasanit, GJK dhe presidentes Jahjaga kërkojnë ndihmën e presidentes ( e cilësuar si zëdhënëse e PDK –së ) dhe të kryehorrit, matrapazit të kapur nga PDK dhe krimi i organizuar, Enver Hasanit dhe anëtarëve të tjerë të GJK përjashtuar këtu dishepullin e së “ moralshmes “ z. Carolan!

Zonjës Flora Brovina nuk e kanë lënë të zezë pa i thënë deri me tani. Ka mbetur që, sikur në kohën e inkuizicionit ta hedhin në një stivë me drunj të ndezur apo ta ngulin në hunj! Hashim Thaçi, i mbështetur për muri nuk po e hapë gojën fare.

Krejt  çka po thotë sot është siç  ishin dikur fjalët e  apostulit Pal që shpërndanin respekt, dashuri, bashkëpunim, tolerancë, durim, mëshirë por se nuk korespondojnë me kohën pasi tani rrethanat janë tjera si edhe mundësitë!

Thaçit nuk po i besojnë prandaj PDK nuk po gjenë partnerë për të qeverisur ndërsa postin e kryetarit të Kuvendit e ka të garantuar mbështetur në infrastrukturën ligjore  ekzistuese deri në një ndryshim eventual të Kushtetutës që do të krijonte një situatë të re.

Në  situatën që është sot PDK lehtë do të mund të ishte edhe LDK ndërsa vendimi i GJK do të ishte i njëjtë. Është tepër paragjykuese dhe e pamoralshme të kontestohet GJK nga ata që vet e votuan Kushtetutën si dhe përbërjen e GJK.

Është  e turpshshme dhe edhe më shumë e pamoralshme të kërkohet interpretim nga GJK të cilën e kanë pushkatuar publikisht duke e fyer poshtërisht dhe duke e kërcënuar vazhdimisht! Këta që sillen në këtë mënyrë nuk meritojnë të udhëheqin shtetin  dhe nuk mund të ofrojnë qeverisje të shpresës.

Korbi  nuk është lajmëtar i shpresës apo i së mirës! Lufta  nga dy blloqet po bëhet vetëm për pushtet. Po bëhet për ta siguruar mbijetesën fizike përmes sigurimit të mbijeteses politike.

Po bëhet për t’u siguruar vazhdimi i imunitetit nga ndekja penale për disa që janë në pushtet dhe për t’u siguruar se nuk do të ndiqen penalisht këta që duan të vinë në pushtet për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të komunizmit dhe krimeve të profilit të lartë të rrezikshmërisë!

Nuk po e kuptojnë se sa më lartë të ngjitesh, rënia është më e dhimbshme si në aspektin fizik por edhe ligjor! Tash, duke mos pasur guxim ta thërrasin seancën ku  do t’i “ konstituonin “ institucionet e “ qeverisjes së shpresës “, po bëhen gati të thërrasin protesta popullore!

Do të ishte mirë që të kishte protesta popullore vala e së cilave do t’i fshinte të dyja blloqet. Deri atëherë  VLAN –i le të bëjë kombinime për marrjen e posteve dhe rehatimin e llaskuqëve të tyre që kanë mbetur rrugëve të pashpresë dhe të humbur pasi vota e sovranit ishte ai që vendosi për fatin e tyre!

Deri atëherë le t’i përcjellin zhvillimet politike në Kore të Veriut, Kolumbi, Bellorusi, Meksikë dhe Mongoli ku eventualisht do të mund të gjenin një vend pune apo ta investonin kapitalin e fituar me” djersë dhe punë “.

Këto vende kanë nevojë për demokraci prandaj mund të dërgojmë demokratë të të dyja blloqeve. Deri  atëherë Hashim Thaçi le të mendojë se si do t’i rehatojë ish bashkëpunëtorët e mbetur të UDB –së që sot në mediet e Kosovës dhe Serbisë po e kërkojnë kokën e tij, bijtë dhe bijat më të mira të ish udhëheqësve të Jugosllavisë dhe ata që tërë kohën punuan dhe sot po punojnë kundër intereseve të kombit.

Le të  mendojë Thaçi se si kishte mundësi që antivlerat të bëhen vlera gjatë pushtetit të tij! Realisht, nuk  ka dallime të mëdha përmbajtësore midis dy blloqeve por ka dallime në pamje dhe sjellje. Blloku parazgjedhor po duket si qengj ndërsa blloku paszgjedhor duket si ujk! A janë vetëm dukje apo role, mbetet ta vlerësoni ju, lexues të nderuar!

Mosndërhyrja, ndërhyrja më e madhe : Blloku VLAN nuk do kompromis me bllokun PDK. Madje as që do të takohet me ta. Po thonë se nuk është luftë për pushtet por luftë që e keqja ( PDK ) të zëvendësohet me të mirën ( VLAN ) !!!!

Nuk është luftë për poste  por parime !!!!! Isa Mustafa po e pranon se postet nuk i bëjnë përshtypje përveç këtij të kryetarit. Sepse i paska tri poste në kohën kur studentë që kanë studijuar në universitetet me renome botërore apo kanë diplomuar me nota maksimale në UP bredhin rrugëve.

Në kohën kur kemi papunësi mbi 55% dhe varfëri mbi 70% të krenohesh se mbanë tri poste është së paku e pamoralshme. Kësi si Isa ka edhe në bllokun PDK. Për ate thashë se nuk dallojnë shumë nga përmbajtja.

Në  këtë aspekt nuk dallojnë as nga pamja! Dikush po thotë se është mirë që nuk po ndërhyjnë ndërkombëtarët. Po, e vërteta është krejtë ndryshe. Ambasadori në ikje i Mbretërisë  së Britanisë së Madh Ian Cliff duket se do të “ vdesë“ nga “ pavarësia dhe mosndërhyrja “.

Realisht është më aktiv se pjesa dërrmuese e udhëheqjes së VLAN-t. Së bashku me të Fisnik Korenicën  është bërë dyshi mbrojtës jashtëzakonisht ofenziv i VLAN-it!  Arbitër krejtësisht i” pavarur” në këtë lojë midis  dy blloqeve është eksperti kushtetues që nga koha e ish Jugosllavisë, Riza Smaka i cili u bë fytyra mediatike e 95% të medieve që janë në anën e VLAN-it!

Ambasadori në ikje Cliff realisht që nga fillimi u rreshtua në anën e koalicionit paszgjedhor duke treguar besnikëri dhe  përkushtim. Tash, i ka dy teza  në mbrojtje të kurrizit të VLAN-it ; 1) se në Kosovë nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme dhe 2 ) mbronë me fanatizëm pikën e Donikës ( 127 ) duke hyrë në interpretimin e Kushtetutës ( jo të Mbretërisë së Bashkuar ) por të Kosovës që nuk përkon shumë me mandatin e ambasadorit.

Fisnik Korenica po bëhet pjesë e historisë së bastoreve sepse deri më tani 100 % të parashikimeve i ka huqur! Disi sikur Vjosa!

Kush të vrau, kush të vrau Nexh Mitrovica …. Pas ndeshjes futbollistike të kombëtares së Shqipërisë në Beograd përsëri shqiptarët u përçanë. Dikush  ishte në anën e kombëtares shqiptare ndërsa disa të tjerë, zorrë e trashë e paraardhësve të tyre nuk dolën haptas kundër kombëtares por e dënuan “provokimin “ me banerin e Shqipërisë etnike duke deklaruar se ky ishte edhe shkak për shpërthim të dhunës dh endërprerje të ndeshjes.

Realisht, u rreshtuan në anën e Mishel Platinisë që  historikisht është identifikuar si mbështetës i ivanë bogdanovëve (kapo i huliganëve serbë), “ bareshës “ Kocijançiq që e lavdëroi dhe amnistoi Serbinë për dështim të organizimit dhe Nikoliqit, Vuçiqit dhe Daçiqit që e shpalosën urrejtjen gjenetike kundër shqiptarëve!

Është shumë e parëndësishme kush e aterroi Shqipërinë Etnike, Ismail Qemalin dhe Isë Boletinin në fushën e futbollit në Beograd ( u lumtë dora çdokujt që e ka bërë pavarësisht përkatësisë etnike, politike etj .) sepse përgjegjësia është te organizatori.

Dhuna raciste dhe naciste kundër shqiptarëve kishte filluar edhe para ndeshjes dhe ajo ushqehej nga treshja Nikoliq, Vuçiq dhe Daçiq dhe aty duhet të kërkohet përgjegjësia. Serbët kanë problem me veten e tyre pastaj bëjnë probleme me të tjerët. Serbia, si shtet kriminal dhe përgjegjës për katër lufta në hapësirat e ish Jugosllavisë ende vazhdon të trajtohet mirë nga BE.

Madje më mirë se të gjitha shtetet që kanë qenë viktime të politikës  shfarosëse të Serbisë. Ndryshe, si mund të kuptohet parakalimi i forcave të armatosura të Serbisë, me armatim modern dhe të sofistikuar gjatë vizitës së babait politik të treshes çetnike të Beogradit (Nikoliq, Vuçiq dhe Daçiq), Vladimir Putinit! Pse ndërkombëtarët nuk u morën me këtë kërcënim  përmes demonstrimit të forcës të një shteti luftënxitës ndërsa po merren me një ndeshje futbolli dhe me një baner ?!

Dikur  kur patriotët e shquar shqiptarë luftonin kundër Turqisë që i mbajti shqiptarët nën një okupim të dhunshëm 500 vjeçar, akuzoheshin se duan të na prishin me perandorinë osmane dhe sultanët! Kur luftonin kundër çetnikëve komunistë të Jugosllavisë dhe Serbisë dhe atyre shqipfolës, akuzoheshin se duan ta prishin bashkim – vëllazërimin  dhe bashkëjetesën.

Kur  Adem Demaçi kërkonte liri për shqiptarët dhe bashkim kombëtar, përveç se ai arrestohej dhe dënohej ( 30 vjet nëpër llogore ), arrestoheshin dhe dënoheshin të gjithë ata që e përkrahnin, i bashkoheshin apo lexonin romanet e tij.

Kur kërkohej Kosova Republikë, për shkronjat KR dëneheshim me disa vite burg të rëndë! Kur deklaroheshim shqiptarë dënoheshim ndërsa kur deklaroheshim jugësllavë bënim karrierë dhe avancoheshim!

Edhe pas përfundimit të luftës së lavdishme të UÇK-së me komandantin e pavdekshëm Adem Jashari u krijuan ndasi. Ata që na dënuan më herët apo baballarët e tyre, përsëri po na gjykojnë edhe tani. Jugosllavët e dikurshëm apo pasardhësit e tyre u shndërruan në kosovarë duke pasur trashigimi gjenetike mohimin e kombit shqiptar përmes krijimit të një surrogati kombëtar të ëpaqenë dhe çmendurak, kombit kosovar!

Reagimet pas ndeshje futbollistike në Beograd ishte vazhdim i perit të atyre që ishin hallka të zinxhirit shtypës të ish sistemit jugosllav tash të transformuar në sistemin e Serbisë!

Kam shkruar më herët se ne, në një periudhë historike kemi luajtur një rol pozitiv sepse me angazhimin tonë në përputhje me mundësitë, kemi ruajtur gjallë idelin e bashkimit kombëtar.

Tash, ne  nuk mund ta luajmë atë rol sepse po merremi me luftën për pushtet duke u thirrur në merita dhe duke u bërë pronarë të vetëm të patriotizmit.

Bashkimin kombëtarë mund dhe pa asnjë dyshim do ta realizojnë këta mijëra e mijëra të rinj dhe të reja që parakaluan shesheve të Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës dhe qyteteve të tjera ku jetojnë shqiptarët.

Sepse, këta të rinjë dhe të reja këtë e bënë dhe e bëjnë sepse e kanë bindje, vetëdije, ndërgjegje dhe ekzistencë!  Këta nuk do të ndalen sikur që as ne dikur nuk u ndalëm! Para tyre përkulem dhe do të jem shërbëtor i tyre deri në fund të jetës!

Ta quash marrëzi këtë shpalosje të identitetit kombëtar dhe synimin krejtësisht të drejtë për bashkim kombëtar është  jomorale dhe pafytyrësi.

Është vazhdimësi e përpjekjeve për mirëmbajtje të zorrës së trashë të dikur bashkëpunëtorëve të UDB-së dhe tash edhe më tutje bashkëpunëtorë të Serbisë për mbrojtje të pozicioneve të tyre.

Nëse nacionalistët fituan në zgjedhjet e fundit të BE –së si dhe në disa shtete ballkanike dhe për ktë nuk u gjykuan atëherë pse shqiptarët duhet të akuzohen se po deklarohen si shqiptarë e jo komb bastard kosovar dhe pse vetëm Kosova, si shtet i vetëm në botë duhet të deklarohet si shtet multietnik ?!

Këto imponime po e prodhojnë efektin e kundërt me ate që po e planifikojnë imponuesit! Sikur edhe që kanë prodhuar efekte gjatë fazave historike të mëparshme. 

Shpalosja e identitetit kombëtar në fakt është aktgjykim moral dhe njerëzor ndaj atyre që për interesa personale dhe materiale u përpoqën ta sajojnë kombin e paqenë, bastardin kombëtar të quajtur kombi kosovar!

Tash, Nexh Mitrovica me Të Mjerët e tjerë mund të veprojnë si elefantët. Kur elefantët vlerësojnë se u ka kaluar koha, nuk janë më të dobishëm për komuniktetin e madje edhe bëhen të dëmshëm, radhiten pas prijësit të tyre të dështuar dhe shkojnë në një vend ku shtrihen, nuk ushqehen deri në vdekje.

Ky është fenomeni i  Varrezave të Elefantëve. Prandaj, Nexh , si baba i  kombit kosovar dil në krye të kolonës dhe priju dështakëve që e shpikën kombin e paqenë kosovar. Përgjegjësia të takon ty, si baba i kombit kosovar dhe pastaj të tjerëve.

Nuk jeni shumë dhe tash do të bëheni edhe më pak. Ta vranë idenë të rinjt dhe të rejat e Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Shkupit dhe hapësira tjetër shqiptare. Krejt në fund, vrasja e idesë është vdekje e autorit të kësaj ideje për së gjalli. Zoti ju lashtë shëndoshë!

         

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)