Vazhdo Kreshnik Spahiu, ço karvanin përpara
Shkruar nga Faik Krasniqi
Një nga pikat e Programit të Aleancës Kuq e Zi (AK).
5. Politika e fqinjësisë së mirë:
- AK mbështetet në filozofinë e popullit shqiptar çka e konsideron fqinjin më të shenjtë se shtëpinë; AK mbështetet në traditën shqiptare dhe në respektimit të Drejtës Ndërkombëtare në fuqi për të garantuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me shtetet e tjera.
- Parimet themelore të AK për politikën e fqinjësisë së mirë janë:
- Bashkëpunimi;
-Mos-ndërhyrja në punët e brendshme;
-Interesat e ndërsjella reciproke;
- Zgjidhja paqësore, me mjete politike e diplomatike të të gjithë problemeve historike e aktuale;
- Respektimi mbi një standard të unifikuar demokratik e juridik të pakicave kombëtare, duke i dhënë fund politikave Ballkanike me dy standarde, me qëllim që pakicat kombëtare të shndërrohen nga zona lufte, krizash e ksenofobie në hapësira lirie dhe miqësie ndërmjet popujve e vendeve në Ballkan.
- AK ka mision që faktorin shqiptar në Ballkanin Perëndimor ta shndërrojë në fuqinë kryesore Adriatiko-Ballkanike bazuar në parimin thellësisht demokratik: PAQE NDËR SHQIPTARË PAQE NË BALLKAN.
- AK e çmon Greqinë si popull e vend fqinjë me miqësi e bashkëpunim të mirë, anëtare të NATO dhe bashkudhëtare drejt BE-së. Problemet që ekzistojnë nga e kaluara siç janë çështja e Çamërisë, e pakicave greke në Shqipëri dhe e emigrantëve shqiptarë në Greqi kërkojnë zgjidhje përmes rrugëve politike e diplomatike dhe bazuar tërësisht në instrumentet e të drejtës ndërkombëtare. Hyrja në NATO njeh automatikisht kufijtë aktual të sotëm, por edhe kulturat dhe pronësinë e minoriteteve atje ku jetojnë.
AK-ja kërkon as më shumë e as më pak, vetëm të drejtat e shqiptarëve në Greqi ashtu si i kanë të ashtuquajturit grek në Shqipëri. Ku është keqja këtu?
Partia naziste greke \'\'Agimi i Artë\'\' ka vrarë, ka lënduar, aq sa është bërë problem në BE. Ka bërë AK-ja nga këto? JO.
Largimin e Janullatosit nuk e kërkon vetëm AK!
Jo vetëm AK dhe Kreshniku e kërkojnë largimin e Janullatosit. Largimin e tij e kërkojnë të gjithë shqiptarët, përveç PD, LSI por mund të them edhe PS se kurrë nuk e ka ngritur zërin kundër të bëmave të tij.
Janullatosi është qytetar i huaj, ka ardhur përkohësisht, është i paligjshëm në Shqipëri, dhe deri tani ka ndenjur vetëm në saj të presionit të politikës greke duke shfrytëzuar situatën e vështirë ekonomike dhe varësinë e Shqipërisë ekonomikisht nga BE, anëtar i të cilit është Greqia, ku veton e saj e ka keqpërdorur shpesh ndaj interesave të Shqipërisë.
Mosdashja Janullatosit nuk ka të bëjë me ndërhyrjen ndaj fesë, por respektimit të ligjit të një Shteti tjetër. Janullatosi ka shkelur ligjet, ka uzurpuar vendin që duhet të jetë një klerik shqiptarë. Ka më qartë?
Nëse Shqipëria do të ishte vend i konsoliduar Janullatosi do të dëbohej menjëherë.
Vazhdo Kreshnik ço karvanin përpara se popullin e vërtet shqiptar e ke me vete, zagarët do lehin se nuk u ka mbetur as pension grek dhe as buxhet qeveritar (të dyja palët janë të falimentuara )që t\'i ushqej më. PS e PD, dy pjella të buçes parti e punës, kanë akoma nja ca zagar, parazit, shushunja që s\'ditët këto 22 vjet vetëm t\'i thithnin gjakun këtij populli, t\'ja rripnin lëkurën dhe t\'ja hanin edhe atë mish të paktë që i kishte mbetur nga periudha e fundit e monizmit.
Dhe, nuk u ngopën me kaq por e futën edhe në borxhe që edhe gjeneratat e ardhshme që ndodhen në barkun e grave shqiptare apo edhe ato qe ndodhen akoma në pritje për t\'u fekonduar, të mos ta ngrenë kokën kurrë. Me lindjen e AK u ka ardhur fundi PD, LSI dhe PS! Më 23 qershor AK me Kreshnik Spahiun në krye do bëj ndryshimin dhe një fryme e re do vij ne politikën shqiptare, dhe do jetë Kuq e Zi.
(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të\'\'ALEANCA KUQ E ZI\'\')