01 Janar 2025

Vajtimi nuk paraqitet si virtyt në politikë

Shkruar nga Bahri Bivolaku
 
Një anekdotë tregon se si një njeri shkon tek rrobaqepësi me një cop stofi për një kostum. Rrobaqepësi i merr masën dhe fillon ta presë kostumin. “Shiko, dua edhe një xhamadan”- i thotë klienti.

“Nuk del stofi”- ia kthen ai. “Bëje, e di vet se si”-insiston klienti. “Po mirë”-ia kthen prapë rrobaqepësi. Kur vajti klienti të merrte kostumin, se pa xhamadanin dhe pyeti: “Ku është xhamadani?”.“E ke në xhepin e vogël të pantallonave”-ia kthen rrobaqepësi.

Anekdota, mendoj se përshkruan më së miri çasjen e politikanit Jakup Krasniqi në shkrimet e tija autoriale, tregon se si ai po e kërkon xhamadanin kot, pasi tek rrobaqepësi kishte shkuar me copën e stofit jo të mjaftueshëm.

I tillë është edhe shkrimi i fundit i tij, i botuar në gazetën Zëri dhe disa të tjera me titull “Serbia ndërton në Kosovë si në tokë të babës”.

Shkrimi gjithsesi të jetë vrojtues dhe përshkrues sikur të jetë e një gazetari që jep lajmin se çka po ndodhë, e jo një politikani që tregon se çfarë do të duhej të ndodhte.

Si duket, politikani Jakup Krasniqi po harron se çfarë stofi dha politika e Kosovës tek rrobaqepësi dhe kot tani kërkohet xhamadani. Po harron edhe pse vet ishte akter në bisedimet e Vjenës, para dizajnit të dukjes së statusit të shtetit të Kosovës.

Po harron se çfarë përmbanë plani i Ahtisarit dhe rëndësinë e tij, e i cili shkon përtej Kushtetutës së shtetit të Kosovës.

Po harron se ai plan, gjegjësisht pikat e tij kalonin me shpejtësi në Kuvendin e Kosovës, të cilin e drejtonte ai.

Po harron se tani politika në Kosovë duhet të bëhet pa xhamadanin dhe brenda kësaj kornize të nxirret maksimalja e mundshme.

Do të doja që politikani Jakup Krasniqi në qëndrimet e tija të shprehte më shumë pragmatizëm dhe rrugë të zgjedhjeve për shumë çështje politike e jo vajtim apo përshkrim të gjendjes.

Mendoj që ky të jetë roli i politikës dhe drejtuesve të saj, e cila përfshinë përgjegjësinë duke kryer  veprën  e  duhur  në  kohën  e  duhur , ndryshe  humbet  koha.

Konstatimi juaj se politikanët tanë, të cilët biseduan në Bruksel, duke qenë të rrethuar me njerëz jokredibilë e të papërvojë më kthyen në një kohë tjetër e që më duket të jetë viti 2004, kur botova në shtypin e kohës shkrimin “Servilët dhe steriliteti politik”, e i cili mbase ju e dini u dedikohej tendencave për anashkalim të meritokratëve brenda subjektit që ju e drejtonit asokohe.

Ju pas pak ditësh, nëse ju kujtohet dhatë një intervistë të gjatë dhe mbase titulli i saj ishte i qartë që subjekti që drejtonit duhet të lirohet nga meritokratët dhe sot kemi këtë realitet, e i cili unë mendoj që pas kaq vitesh duhet riparuar për t’u kthyer e adoptuar thënies popullore “Nuk është njejtë  si  me  t’leme  si  me  t’bleme”.

Zoti Krasniqi, e kam të qartë se politikës në Kosovë i duhet një konsensus i ridizajnuar nacional karshi mungesës që ka dhënë ajo në kohë të caktuar dhe joekzistencës së stofit për xhamadanin.

Ju mund ta keni rolin e duhur në arritjen e këtij synimi, pasi që edhe të bashkuar në këtë konsensus vështirë e kemi për të arritur tek caku i dëshiruar, e lëre më përplot me polarizime e demonizime.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)