27 Dhjetor 2024

Urrejtja fetare një zakon i shpeshtë në Kosovë

Shkruar nga Mr. Fidan Mustafa

Zhvillimet e fundit në Kosovë drejt një fushate korrekte dhe pa incidente deri më tani, si duket nuk është ka i pëlqen disave në vend. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për armikun shekullor të Serbi - së që është kundër normalizimit të proceseve e stabilitetit, por kësaj radhe kemi një zë nga brenda Kosovës i cili në mënyrë publike bën thirrje dhe nxitje të urrejtjes ndërfetare, i cili vjen nga një parti demokristiane.

Pakënaqësitë e fundit brenda subjektit politik PSHDK nga i cili vjen edhe Dedë Hajdaraj si kryetar i degës në Pejë, janë rritur së fundmi deri në atë masë sa që publikisht ka plasur sherri duke shpreh nxitje të urrejtjes ndaj komunitetit Mysliman duke i quajtur “Terroristë” të gjithë predikuesit fetar të besimit Islam në skenën politike.  

Dedë Hajdaraj derisa ka ofruar dorëheqjen e pa revokueshme nga dega në Pejë si shenjë të pakënaqësive brenda këtij subjekti, të cilët kanë bërë koalicion me PDK - në ka deklaruar në rrjetin social facebook se: “Është mëkat të gjendesh në një listë të përbashkët zgjedhore me ata që luftojnë vlerat kristiane .... me ata të cilët mohojnë vlerat e Gjergj Kastriotit si aleatë i Krishtit”, deklaron Hajdaraj.

Po ashtu, sipas një shkrimi të portalit “Indeksonline”, Hajdaraj ka deklaruar se:” PDK - ja për të ruajtur pozitën e vet ka marrë argat edhe nga rrymat më të fuqishme terroriste që po kanoset njerëzimi në planet...”, duke aluduar në politikanet me besim Islam.

Madje, Hajdaraj shkon edhe më tej duke e akuzuar strukturën e PDK - së si të papjekur dhe mashtruese për elektoratin e saj dhe popullin e Kosovës duke thënë: “liderët e PDK - së kanë bërë veprime pa i pyetur elektoratin e saj ..... ”misioni i ri” është vetëm parullë elektorale dhe asgjë më shumë”.

Mesazhet e tilla kanë kuptimin shumë të qartë për thirrje të urrejtjes dhe prishjes së harmonisë ndërfetare, e cila është kultivuar ndërshekuj brenda trevave shqiptare pa asnjë incident, madje kanë ndërvepruar pozitivisht njëra me tjetrën, fal tolerancës fetare të gjitha komunitetet. 

Deklarimet e tilla, janë të një niveli të ulët, poshtërues e denigrues për popullin e Kosovës. Thirrje të tilla me terminologji të urrejtjes fetare në Kosovë kanë ekzistuar edhe në të kaluarën nga armiqtë e kombit shqiptar, por ja që për fat të keq kësaj radhe këtyre zërave ju kanë bashkangjitur edhe nga brenda disa pseudopatriot antishqiptar, të cilët me çdo mjet në dispozicion po punojnë në prishjen e sigurisë së përgjithshme parazgjedhore.

Veprimet e tilla nuk janë të rastit, ne jemi dëshmitar të deklarimeve të fundit nga disa politikan serb të cilët deklarojnë për bojkotimin e procesit zgjedhor, po ashtu edhe deklarimet e kryepeshkopit serb Ireni në Tiranë me deklarata fyese e anti shqiptare janë një mori çështje të cilat kanë një qëllim të përbashkët, atë të prishjes së sigurisë në Kosovë.


 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)