Urimi i 8 Marsit dhe krenaria e gruas shqiptare
Kjo ditë ka zanafillën e ndryshimeve dhe variacioneve gjatë zhvillimit të shoqërisë dhe përpjekje të barazimit të gjinisë femërore.
Për herë të parë me të zëshmet ishin gratë evropiane dhe ato nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si ngjarje zë fill më “8 Marsin” e vitit 1857, kur rrobalarëset e Nju Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.
Në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si “Dita Ndërkombëtare e Grave” dhe pastaj kjo mori hov deri me ditët e sotme.
Manifestimi shënohet me urime përgëzime dhe dhurata në të shumtën e vendeve te zhvilluara dhe me një emancipim të duhur .Ka akoma që femra konsiderohet dhe shkallëzohet e rendit të dytë në krahasim me burrin.
Dita ndërkombëtare e gruas shënohet edhe tek populli i ynë shqiptar, pos atyre grave që kanë rënë viktimë e propagandës islamike? Edhe shekulli i fundit u shënua me therje thikash dhe nxjerrjen e foshnjave nga barku nga barbaria serbe si në mes jetë!!!
Në këtë ditë nënat dhe gratë urohen dhe përgëzohen me dhurata të ndryshme, ku dhurata më të shpeshta janë lulet, të cilat janë simbol dhe respekt i dashurisë e deri ma te shtrenjtat stoli etj...
Dita ndërkombëtare e gruas shënohet edhe tek populli i ynë shqiptar, pos atyre grave që kanë rënë viktimë e propagandës islamike që e konsiderojnë si festë të pa nevojshme, këtë dhe shumë festa të njohura në bote si vitin e ri.
Këto kategori grash nuk e njohin as ditën e pavarësisë së Shqipërisë as të Kosovës,pastaj festen e Novruzit, festat e nënës, ditëlindjet etj...
Sot pra është 8 Marsi është dita e juaj Nëna të dashura,gra dhe motra urime ne veçanti i uroj këtë ditë të madhe gruas tim Igballe Dibranit e cila me sakrifica i rriti u përkujdes dhe edukoj tre fëmijën tonë të mrekullueshëm.
Te rritesh, edukosh dhe ti epesh një edukate dhe një emancipim gjeneratës se re siç janë fëmija tonë , apo ma mire te themi bija jone Arta po ashtu punon si gazetare redaktore, në një gazetë kulture prestigjioze ne Shtutgard. Prandaj urime te përzemërta i dërgoj edhe Artës përmes këtij shkrimi kushtuar kësaj feste.
E përkujtomë këtë ditë për nënat tona shqiptare qe akoma janë me lot nëpër faqe për të pa gjeturit viktima të “Luftës së Kosovës” dhe masakrat e Serbisë mbi këto nëna!
Edhe shekulli i fundit u shënua me therje thikash dhe nxjerrjen e foshnjave nga barku nga barbaria serbe si në mes jetë!!!
Nëna me ju jemi krenar që përkundër këtyre zullumeve nga pushtuesit osman dhe sllav e grek mbajte krenarinë moralin dhe nuk u mposhte kurrë para pushtuesve.
Përkujtojmë historianë e grave suljote që u hodhën nga shkëmbi sepse donin të ishin të lira e jo te robëruara nga osmanë!
Përkujtojmë historianë e grave suljote që ka hyrë në analet e historisë . Aq sa në mendjen e çdo shqiptari është veshur me petkun e legjendës dhe krenarisë.
Gra që për të mos rënë në dorë të turqve, nuk pranuan të dorëzoheshin u hodhën nga shkëmbi sepse donin të ishin të lira. Vetëvrasja e tyre ma se miri tregon moralin e nënës shqiptare qe as një vend të botës nuk ka ndodhë!
Të përkujtojmë ty “NËNË” që rezistove dhe të jemi mirënjohës!!! Ti dhe djemtë dhe vashat të dergjjen nëpër burgje si te burgosur politik e një ndër ta jam edhe unë, nënë! “Ti nënë në momentin e arrestimit tim e u solle krenare pikërisht si gratë e Suljotëve”!
Nënë të nderojmë qe ti ia fale djemtë dhe vashat më të mira Kombit për të qenë të lirë. Nënë ti i dhe dëshmorët dhe rri “krenare dhe ballëlartë” !Ju kujtojmë,juve nëna për dashurin,edukatën, mësimet dhe porositë që na dhatë si amanet të (punojmë te veprojmë dhe vdesim me nderë për atdhe). Nëna edhe ne ju porosisim qe veproni dhe bashkohuni në të mirën tuaj për barazi,emancipim dhe zhvillim pa dallim me Evropën.
Nëna,motra dhe gra të nderuara, ku do që ndodheni ju uroj 8 Marsin. Urojmë që kjo ditë madhështore dhe një dite e shenjtë për të gjitha forcat tuaj intelektuale ,si krijuese ,politikane,shkrimtare,poete dhe veprimtare të kombit tonë, kurorëzoni qëllimet e juaj me një mendje,vizion dhe ide, qe te vazhdoni shkollimin ,ngritjen ,zhvillimin dhe emancipimin tuaj karshi grave evropian.