Urgjenca e formimit të institucioneve të vendit
Shkruar nga Shpetim Morina
Vendi ynë edhe pas pothuajse 3 muajve pas zgjedhjeve është pa institucione të konstituara.
Si shtet i ri me shumë sfida në rrugëtimin e konsulidimit të tij, sfida e formimit të institucioneve pas Ò«do procesi zgjedhor po shkakton dëme të mëdha në shumë sektor të rëndësishëm jetësor.
Duke pasur parasysh që problemet e shoqërisë janë elementare duke filluar nga sektorët më vital siq janë:
Arsimi ku në testimin e fundit nga ana e PISA vendi ynë u rendit në 3 vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes së gjeneratave të reja. Ky nivel tregon që sistemi arsimor në Kosovë totalisht është i dështuar, ku përgjegjës kryesor padyshim që janë institucionet qeverisëse në Arsim këto 20 vite me politikat e tyre të mbrapshta eksperimentale dhe po shihen që nuk kanë dhënë asnjë efekt pozitiv për nxënësit.
Niveli i mesëm dhe i lartë nuk mund të jetë më i mire kur kemi parasysh që baza e tyre buron nga ky nivel kaq i ulët i përgatitjes fillore.
Shëndetësia mjafton të vizitosh QKUK – në dhe disa reparte ku niveli i kujdesit është larg të dëshiruarës. Prandaj pacientët kosovar kur atakohen nga sëmundja e parë duhet të mendojnë për shërim në spitale, klinika private ose ata që kanë të ardhura të majme të zgjedhin të shërohen jashtë vendit.
Punësimi i rinisë: është një problem ku si vend jemi të goditur më së shumti nga vendet rajonale dhe evropiane. Shpresa e rinisë është vrarë ku në institucionet publike dhe shtetërore nuk mund të jesh pjesë pa marrë parasysh përgatitjen tuaj akademike dhe intelektuale mirëpo kriter kryesor është vetëm familja dhe rrethi i ngushtë partiak.
Zhvillimi ekonomik i vendit varet vetëm nga të hyrat doganore dhe remitencat ku prodhimi është papërfillshëm. Ky nivel i zhvillimit nuk garanton as vende të reja të punës as rritje ekonomike dhe as rritje te GDP-së. Investimet e huaja në vend janë të nivelit më të ulët në rajon.
Këta janë vetëm sektorët më vital ku Republika jonë ka një dështim të madhë në shtetndërtim. Prandaj partitë fituese qe dolën nga zgjedhjet e 6 tetorit kanë një përgjegjësi të madhe për formimin sa më parë të kualicionit qeveritar dhe përballjen me problemet elementare të qytetarëve që i besuan këtyre dy partive. Shpresa e madhe e rinisë së vendit për partitë fituese të zgjedhjeve duhet të shpvrblehet me një qeveri që ju kthen shpresën e humbur, ndërsa kjo vonesë vetëm po e venitë këtë ndjenjë.
Seanca konstituive tashmë është caktuar për datën 26 dhjetor 2019 nga ana e presidentit dhe do të ishte për të mirën e vendit që para kësaj date të zyrtarizohej marrëveshja për koalicioni në mënyrë që të mos humbet kohë e cila edhe ashtu është humbur mjaftë.
Formula qeverisëse duhet të buroj nga rezultati i zgjedhjeve dhe harmonizimi i programeve qeverisëse për mandatin e ardhshëm ishte një hap pozitiv.
Mirëpo tash zgjatja e këtyre negociatave për marrëveshje duhet të finalizohet shumë shpejt në mes LVV dhe LDK duke pasur parasysh që problemet e këtij vendi janë të mëdha dhe ska kohë për të humbur.
Vonesa e madhe në formimin e qeverisë vetëm u jep kohë që të keqpërdoret buxheti i vendit dhe në këtë mënyrë të plotësohen apetitet për punësimin e militantëve partiak.
Sfidat siq janë zhvillimi ekonomik, punësimi i rinisë, reformimi i sistemit të drejtësisë, reformimi i sistemit arsimor, shëndetësor, dialogu për njohjen e pavarësisë nga fqinji verior, integrimet Euro-atlantike janë dëshmi që kjo qeveri duhet të formohet sa më parë dhe të realizohen premtimet për të cilat fituan besimin nga ana e popullit.