Uragani në Parlamentin e Kosovës
Shkruar nga Islam Krasniqi
Katastrofa në Parlamentin e Kosovës që po ndodhë kohëve të fundit, frikëson mbar popullin e republikës së Kosovës, ku çdo ditë e më shumë po e qon këtë vend drejt shkatërrimit, ku çdo ditë e më shumë po rëndohet kurrizi i qytetarëve.
Çfarë është e gjithë kjo stuhi kaq e fuqishme, e cila mund ti shemb edhe shkëmbinjtë me të fuqishëm që smund ti lëvizë as koha, a vërtet kaq e rëndësishme qenka Zajednica, ku gjendja aktuale është në prag të ndonjë lufte civile.
Çka po përfitojmë nga gjithë këto bllokime në parlament, kush po përfiton nga këto bllokime, së për humbës e dinë të gjithë që janë qytetaret e Kosovës, të cilët kanë mbetur të hutuar dhe e mendojnë atë me të keqën.
Nga na erdhi i gjithë ky kaos, kjo aromë që po mbretëron në parlament apo erdhi nga Lindja e Mesme ose po lind diçka e re që nuk do ti pëlqej askujt..
Ku mbeti ëndrra për jetën, a ka shpresë ky popull që një ditë të fle i qetë dhe të mos ketë frikën e së nesërmes, sepse kjo stuhi mund të marrë edhe jetëra të qytetarëve dhe pastaj ata që u benë shkaktar të bëhen sikur ska ndodhur asgjë.
Me mirë do të ishte të anulohen këto marrëveshje së sa këto protesta të bëhen të dhunshme dhe të marrin jetëra të njerëzve.
Çka po i dhanë zjarr Qeveria për mbrojtjen e zajadnicës, a ma shumë ka rendësi zajadnica se sa qytetaret e Kosovës, po çka po përfitojnë shqiptarët e Kosovës nga këto marrëveshje pos humbjes së territorit dhe copëtimit të sovranitetit.
Ne e dimë fort mirë se sa problemet po na krijojnë serbet në bazë të pakos së Ahtisaarit, duke na bllokuar në çdo institucion, ku për shkak të tyre smund ta krijojmë Forcën e Armatosur (të Republikës) të Kosovës, për gjithçka duhet pyetur minoritetin serb të Kosovës, e ata marrin leje nga Beogradi, a nuk është turp kjo.
Ne po i përkëdhelim serbet, e ata ankohen së i grithem, në çdo konkurs janë të privilegjuar, dhe prapë sjanë të kënaqur, po leri more te shkojnë në Serbi, ne duhet të sillemi si shtet, kush të dojë le të rrinë, e kush jo le të zhdukët.
A ja vlen që shqiptarët të vriten mes vetë për shkak të Serbisë, ata duan që të na shohin të përçarë, të ndarë, të vrarë mes vete.
Duhet të ndalemi dhe të vëmë gishtin në kokë, se çka po i lamë pasardhësve tonë, fëmijëve tonë, e jo të qesh bota me ne sikur me fëmijët.
Shpresojmë të mos përsëritet historia, ku shqiptaret gjithmonë e kanë fituar në front e luftë , por kanë humbur në tavolinë.